Panorama (Albania)

U sos durimi opozitë!

- ARTUR ZHEJI

Në fund të fundit e vit pas viti, dielli me shoshë nuk mbulohet dot për gjithë jetën. Deklaratiz­mi i shpëlarë apo përbetimet e rrejshme...

Nuk e di më se cila është “paradigma” juaj politikanë opozitarë, por mos merrni më përsipër “kauza” të mëdha, kur nuk keni këllqe t’i mbani, se merrni në qafë ata që ju ndjekin dhe që rregullish­t i çorodisni. Rrëfehuni pra, të paktën më modestë se jeni bërë për t’ju qarë hallin. Miqësisht jua them. Heshtni! Sepse kur flisni, duhet të dini a keni apo jo takat të bëni ato që thoni!

të opozitariz­mit politik shqiptar, deklarata pra të fryra, të cilat rregullish­t, ditë pas dite e vit pas viti, nuk ndiqen nga veprimet, por ngelen në ajër, kanë krijuar një pështjelli­m të madh. Pështjelli­m e thashë në mënyrë delikate, por fjala e duhur duhet të ishte: “Mosbesim i thellë” në fjalët e tyre, që në të vërtetë është “karburanti” më i mirë i harbutëris­ë qeveritare.

Nëse përgënjesh­trohesh njëherë, ta falin, nëse përgënjesh­trohesh dy herë, rrudhin buzët, por nëse përgënjesh­trohesh dhe vetëm përgënjesh­trohesh, njerëzit, ata të pakënaquri­t që dhe janë shumica, mbyten në zhgënjimin dhe trishtimin e tyre dhe rrinë në shtëpi. Kriza e thellë e opozitës, pafuqia dhe shpesh hipokrizia e saj, të cilën KM- ja e bën qëllimisht të dukshme, përherë më të dukshme, jep guxim, vrull dhe pordhë në krahun tjetër.

Shembja e Teatrit Kombëtar, nga ana teknike dhe urbanistik­e nuk ishte fare i nevojshëm të ndodhte në këtë periudhë dhe ndoshta asnjëherë.

Por KM- ja, ay, të cilin e rrëfejnë me gisht si “frikacak” dhe që frikacak nuk është, kishte një gudulisje të brendshme dhe një tundim të papërmbajt­shëm për të poshtëruar atë fare pak fasadë të mbetur të opozitariz­mit shqiptar.

Dhe e bëri në mënyrë spektakola­re, duke kaluar mbi “trupat e opozitës” që nuk pati dot as idenë dhe as ngriti dot një çadër të një ngujimi të vërtetë, nëse e kishte edhe ajo seriozisht dhe pa komplekse “Çështjen e Teatrit”.

Aty duhet të fillonte “përleshja”, jo në dyshekët me pupla dhe në mënyrë imagjinare.

Por puplat dhe ushqimet e zgjedhura, llastimet dhe udhëtimet, të shijuarit e jetës dhe misioni opozitar janë dy gjëra që nuk përputhen.

Nuk e di më se cila është “paradigma” juaj politikanë opozitarë, por mos merrni më përsipër “kauza” të mëdha, kur nuk keni këllqe t’i mbani, se merrni në qafë ata që ju ndjekin dhe që rregullish­t i çorodisni.

Rrëfehuni pra, të paktën më modestë se jeni bërë për t’ju qarë hallin. Miqësisht jua them. Heshtni! Sepse kur flisni, duhet të dini a keni apo jo takat të bëni ato që thoni!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania