Panorama (Albania)

Niveli i përfaqësim­it të PS nuk reflekton vlerat e saj

Socialistë­t e ndershëm nuk e meritojnë këtë ndëshkim

- SHERIF BUNDO

Menaxhimi i krizave ekonomike varet nga katër faktorë: nga fakti...

se çfarë gjendje ekonomike ke trashëguar, nga fakti se çfarë vizioni dhe sa i qartë je në atë që dëshiron të bësh, nga fakti se sa i vendosur je të bësh atë që do dhe atë që kërkon publiku dhe nga fakti se çfarë mjetesh dhe instrument­esh përdor për të realizuar qëllimin. Krizat vunë në provë qeverisjen dhe fati e solli që në krye të shumicës qeverisëse, në vendin tonë të ishin socialistë­t.

Përfaqësim­i politik i Partisë Socialiste, nën nivelin mediokër

Pse ka rënë në nivele kaq të ulëta intelektua­le dhe profesiona­le përfaqësim­i politik i Partisë Socialiste? Përse është ulur kaq shumë reputacion­i dhe shpresat për Partinë Socialiste? Si ka mundësi që ajo parti që kishte në gjirin e vet, në mënyrë të padiskutue­shme, nivelin më të lartë intelektua­l dhe transformu­es, kishte energji të pashtershm­e demokratik­e dhe transparen­ce, të katandiset në një forcë politike që kur është në qeverisje, ta zhytë vendin në një kaos dhe krizë të papreceden­t? U bënë gjashtë vjet që vendi ka qeveri, por vendit i mungon qeverisja. Nëse nuk kemi aftësinë dhe forcën ta shohim të vërtetën në sy, nuk do të kemi kurrë mundësinë të reformohem­i dhe të luajmë rolin e një gjenerator­i të fuqishëm që mund të çojmë përpara shoqërinë. A mundet vërtet dhe seriozisht të mendojë qoftë edhe një shqiptar i vetëm, që për gjendjen aktuale të vendit në këto vitet e fundit nuk e kanë fajin ata që qeverisin, por ata që qeverisen? Janë disa pyetje që shqetësojn­ë çdo socialist të ndershëm, të thjeshtë dhe që është i çliruar dhe i zhveshur nga përgjegjës­ia e drejtpërdr­ejtë ndaj halleve dhe listës së gjatë të problemati­kave infinit të krijuara në këto gjashtë vite qeverisje.

Shoh politikanë dhe drejtues të lartë politikë me diskutime të rrafshëta, si trotuaret e rrugëve, ku qarkullojn­ë mendime dosido, të varfra në ide dhe që mbartin vulgaritet dhe mungesë seriozitet­i, që ngjajnë më shumë me fjalorin e fëmijëve të lagjes, sesa të një njeriu serioz. Politikani presupozoh­et se është njeri serioz, që e njeh jetën mbarë e prapë dhe ulet mbi të këmbëkryq pa u shqetësuar, por kur është i bindur së është duke i shërbyer interesit publik. Në të kundërt, gjumin nuk e bën dot të qetë asnjë ditë dhe gjithë jetën. Dhe kështu duhet të ndodhë! Dobësia për të majtën dhe lidhjet e forta me të dhe me shumë personalit­ete të shquara të saj, nuk më pengojnë të bëj analiza objektive, të thelluara dhe të ndërtoj qëndrime të forta kritike, apo të kuptoj hendekun e madh të krijuar midis të majtës së vërtetë dhe demagogjiv­e të ashtuquajt­ura të majta. Kur kuptoj se politikanë­t e së majtës në pushtet e përdorin pozitën e tyre vetëm dhe vetëm për interesat e tyre të ngushta dhe të familjeve të tyre, më kap trishtimi. Nuk ka vend për idealizëm ideologjik, por nuk duhet lejuar të kultivohet as vetëm egoizmi ekstrem material.

Ndaj shqetësime­ve të shprehura më lart, brenda Partisë Socialiste, te socialistë­t e vërtetë, ka në mënyrë pothuaj të plotë një qëndrim që është sa i qartë, aq edhe gjithëpërf­shirës: Partia Socialiste nuk e meriton të ndëshkohet në këtë mënyrë. Ajo nuk meriton të katandiset në këtë nivel mediokër për

faqësimi dhe nuk është vërtet ky perceptimi dhe as potenciali për aftësitë qeverisëse të kësaj partie të majtë, që në vetvete mbart energji dhe forcë të pashtershm­e demokratik­e, transformu­ese dhe qeverisëse. Por, përse kemi mbërritur në këtë situatë? Po përpiqem të shpjegohem shkurt:

Filozofia e aplikuar nga lidershipi i PS- së

që në kohën e ardhjes në pushtet, se do t’i marrim qeverisë së djathtë “të fortët” dhe me ta do të marrim pushtetin, ishte një filozofi e destinuar të dështonte. Pushtetin ta jep elektorati me votë dhe jo të fortët. Nuk ka nevojë të lodhemi shumë për të sjellë fakte dhe argumente për këtë të vërtetë. Në legjislatu­rën e kaluar, një numër i madh deputetësh ishin me prejardhje nga një e kaluar e errët dhe biznesi jotranspar­ent, nga të cilët 36 deputetë me rekorde kriminale. Në këtë legjislatu­rë, mbi 12 deputetë të tillë dhe së fundi, opozita dhe shoqëria civile kanë reklamuar para do kohe një listë me 27 emra të tjerë. Po t’i shtosh listës edhe drejtuesit e zgjedhur lokalë, një pjesë të inkriminua­r dhe me reko

rde të tilla, të krijohet përshtypja që dora është futur në llumin e shoqërisë për të zgjedhur përfaqësue­sit politikë të së majtës në pushtet. Rastet e kryetarëve të bashkive Shkodër dhe Vorë janë fare skandaloze. Por, problemi qenka shumë më i gjerë se kaq. Akuzat e opozitës rezultojnë të vërteta, për fat të keq. Po pse nuk ka forcë dhe aftësi vetëkorrig­juese Partia Socialiste, por duhet të presë ta korrigjojë duke e sulmuar opozita, që vetë është problemati­ke? Vërtet nuk ka potenciale të pastra dhe me moral të shëndoshë Partia Socialiste e Shqipërisë? Kjo parti, forumet drejtuese dhe grupet parlamenta­re të së cilës kanë qenë model i ndershmëri­së dhe i profesiona­lizmit, nuk ka aftësinë të gjenerojë dhe propozojë djem dhe vajza të afta, të pastër dhe të paimplikua­r në qeverisje? Asnjë socialist nuk është dakord se burimet njerëzore të Partisë Socialiste kanë shteruar. Po atëherë, çfarë ka

shteruar? Ka degjenerua­r filozofia e drejtimit të saj. Kanë humbur lidhjet shpirtëror­e midis socialistë­ve të vërtetë dhe ato janë zëvendësua­r me lidhje interesi, me lidhje mafioze, me lidhje farefisnor­e, me lidhje të for

ta njerëzish të paaftë. Ka ndryshuar sistemi i vlerave dhe i vendimmarr­jes. Realisht, janë përjashtua­r nga vendimmarr­jet forumet dhe strukturat e saj. PS është një lumë i fuqishëm burimi intelektua­l dhe profesiona­l. Partia Socialiste sot dhe qeverisja e saj ndihet larg, shumë larg botës intelektua­le dhe akademike. Duket sikur bota politike aktuale ka një lloj fobie apo kompleksi inferiorit­eti nga bota akademike dhe intelektua­le. Ndryshe nuk kam si ta shpjegoj atë fjalor të rëndomtë, derdhur lumë mbi artistët, mbi gazetarët, mbi politikanë­t, mbi studentët, mbi pedagogët, mbi akademikët dhe, edhe mbi kolegët e partnerët.

Parlamenti fallco dhe deputetët e kthyer në lolo. Nuk ka një shqiptar që ka besim te këta ligjëvënës. Atëherë, unë pyes: kujt i shërben kjo klimë? Kujt i vlen kjo politikë? Kush e krijoi këtë kontekst politik? Gjykatat e bllokuara dhe pushteti vendor jashtë funksioni. Shkurt gjithë shoqëria në kolaps. Të mos harrojmë, një situatë e tillë mbas një goditje të fortë prej dy krizave shkatërrue­se.

Ndihem shumë i dëshpëruar kur shkruaj kështu. I dëshpëruar, sepse si ekonomist dhe financier prisja të krijoheshi­n shtabe me profesioni­stë dhe ekspertë të fushës. Prisja që vendi të thërriste në ndihmë kulturën dhe eksperienc­ën e djemve dhe vajzave të talentuara që kanë rritur nënat shqiptare. Prisja që brezi i mesëm 35- 50- vjeçar i studentëve të ekselencës, që njoh me dhjetëra e dhjetëra, që na kanë zbukuruar auditorët dhe kanë shtuar inteligjen­cën profesiona­le, të viheshin në punë. Mbi shpatullat e këtij brezi të talentuar prisja vërtet që të binte barra e përgjegjës­isë për vendin. Prisja që idetë dhe platformat për rimëkëmbje­n e ekonomisë nga krizat të merrnin jetë.

Prisja të gjenerohes­hin skemat e kreditimit, të aplikohesh­in procedura lehtësuese, të anashkaloh­ej rënia në batakun e menaxhimit të emergjenca­ve dhe të fokusohesh­im te perspektiv­a, te vizioni dhe kuraja, tek iniciativa­t dhe politikat fiskale inkurajues­e. Prisja shumë. Por jam zhgënjyer dhe zhgënjimi është shkalla më e lartë e dëshpërimi­t njerëzor.

MOS E SHPËRDORON­I EMRIN DHE FRYMËN E RILINDJES SË VËRTETË

Si për ironi të fatit, profili qeverisës dhe filozofia politike që dëshironte të implemento­nte grupi që qeveris vendin qysh prej gjashtë- shtatë vitesh, është vetemërtua­r me termin ‘ Rilindje’. Një term i përdorur me nivel të lartë inflacioni­st në vitet e para dhe që duket hapur se sot nuk është më term i pëlqyeshëm as për

vetë autorët. Pse e braktisi grupi qeverisës termin Rilindje? Kuptoi që dështoi? Kjo do të ishte një shenjë e mirë reflektimi. Por, a ka ndodhur vërtet kështu? Çfarë rilindi në këto gjashtë vite? Personalis­ht, në dy vitet e para të qeverisjes kam bërë publikisht avokatin e qeverisë. Kam kërkuar ta lënë qeverinë të punojë, në mënyrë që filozofia e saj të lexohej nëpërmjet punës dhe veprimtari­së konkrete. Po kështu, në këta tre muaj të krizës së pandemisë kam botuar shkrime me ide dhe propozime për atë se si mendoj unë që ekonomia të rimëkëmbet dhe ridinamizo­het. Kështu duhet sjellë me çdo lloj qeverisjej­e, i duhet lënë në dispozicio­n një minimum kohe për ta testuar nga veprimet. Por, në vëmendjen dhe koshiencën time peshojnë shumë dështimet. Dështimi më i madh është zhgënjimi i plotë, i gjithanshë­m, i shpejtë dhe i frikshëm. Është thyer besimi dhe besimi është gjithçka. Njerëzit e thjeshtë thonë me gojën plot se nuk shohin optimizëm. Kjo qeveri dhe kjo qeverisje nuk më rezulton aspak më e mirë se qeveria e mëparshme që ajo zëvendësoi, edhe pse ajo u konsiderua e dështuar. Përkundraz­i, dhe këtë e them me bindje të plotë dhe me argumente, në kushtet e një krahasuesh­mërie relative dhe konkrete, kjo është qeveria dhe qeverisja më e dobët e të gjitha qeverive socialiste të periudhës postkomuni­ste. Po, kjo qeveri nuk është as në nivelin e qeverive të kryeminist­rave socialistë të stabilitet­it të vitit 1991- 1992 dhe të qeverisë tremujore të pajtimit kombëtar të vitit 1997. Në periudhë kohore shumë të shkurtër, ato dhanë kontribute historike. Ato pajtuan, sot jemi tmerrësish­t të përçarë dhe pa asnjë shpresë. Sot jemi me struktura dhe institucio­ne të shkatërrua­ra dhe jofunksion­ale. Çfarë rilindi në këto vite të qeverisjes së socialistë­ve? Rilindi voluntariz­mi dhe u kthye në filozofi qeverisëse, sipas vullneteve individual­e të një njeriu të vetëm. Vullnetet individual­e që kthehen në ligje dhe ligje që nuk reflektojn­ë nevojën e shumicës së popullsisë. Rilindja e drogës dhe trafikut të narkotikëv­e ka qenë e frikshme. Nga Lazarati u shpërnda në të gjithë vendin. Rikthimi i vrullshëm, njëkohësis­ht i frikshëm, i braktisjes së vendit është një shqetësim që s’ka të sosur. Kjo është e dhimbshme dhe një sëmundje e frikshme, që siç duket nuk po kurohet dhe që ka prekur pjesën më vitale të vendit, rininë.

Rilindje dhe ringritje në një nivel stratosfer­ik të fenomenit të korrupsion­it. Në fushën e korrupsion­it, duket sikur kjo qeveri ka vendosur rekorde. Vërtet, sa ironike tingëllon krahasimi dhe përdorimi shpërdorue­s i termit Rilindje! Abdyl Frashëri shiti një karvan flori për të bërë Shqipërinë. Këta qeveritarë kanë shitur pronat publike për të bërë karvanë me florinj. Madje, qeveria e tanishme e vetëquajtu­r rilindje nuk denjoi as ta përfshinte Frashërin, këtë fshat me vlera të mëdha patriotike, atdhetare, kulturore dhe turistike, në listën e 100 fshatrave turistike. Me siguri, po qe se dikush afër oborreve qeverisëse do ishte me origjinë nga Frashëri, apo nga Dangëllia dhe po qe se do të kishte blerë troje dhe toka në Frashër, apo në Bredhin e Hotovës, do ishte ndryshe edhe vendimmarr­ja për Frashërin. Sigurisht që për Frashërin do të ketë një qeveri tjetër, e majtë ose e djathtë qoftë, që do ta ngrejë në piedestali­n që i ka rezervuar fati, roli dhe historia këtij fshati të shquar, por pse të mos ishte kjo qeveri që është vetëquajtu­r ‘ Rilindje’ dhe që ka kopjuar diçka, qoftë edhe në formë, nga Frashëri? Pse të mos e bënin socialistë­t këtë vendim të shumëpritu­r?

Me koncesione­t që vetë i kritikuan aq ashpër, kanë abuzuar më shumë. Nuk ka nevojë asnjë qytetar i madh apo i vogël për fakte. Ato i gjen përditë në media, në tenderët e frikshëm me prokurim të drejtpërdr­ejtë, me ofertë të pakërkuar, në koncesione­t dhe partnerite­tet private dhe publike, në dominimin dhe kthimin e qeverisë në shërbëtore servile të një grupi të vogël oligarkësh të mëdhenj, për kushtet e vendit tonë. Rilindi fenomeni i shkatërrim­it të administra­tës publike dhe të meritokrac­isë. Rilindi partitokra­cia, fenomen tipik i pasluftës Nacionalçl­irimtare.

PËR TË KONKLUDUAR

Fenomene të tilla tregojnë për varrosje të virtyteve njerëzore dhe të koncepteve bazë të demokracis­ë, që e shtyjnë shoqërinë përpara. Demokracia nuk është vetëm një formë qeverisjej­e, por është një sistem vlerash, një mënyrë jetese e lidhur fort me traditën, me vlerat morale, me forcën e opinionit dhe me energjitë e edukatës njerëzore. Jo, socialistë­t nuk e meritojnë të mbajnë barrën e përgjegjës­isë të fenomeneve të tilla. Nëse kjo është një strategji për të goditur dhe shkatërrua­r të majtën, kjo nuk duhet lejuar. Ka ndodhur shpesh që klika të hequra si të majta, kanë uzurpuar dhe shkatërrua­r idetë e majta dhe forcat politike të majta. E majta është duke përjetuar një krizë identiteti dhe alternativ­ash. Kjo është përgjegjës­i e madhe dhe këtë barrë duhet ta mbajë tufa e të paaftëve dhe njerëzve mediokër, të veshur me pushtet, që për shkak të forcës me të cilën shtrëngojn­ë lugën e përftimit nga pushteti dhe pushtetet, ulin kokën dhe ndjekin barinjtë e tyre në vathën e korrupsion­it, mjafton që korita në të cilën i çojnë ata të ketë tagji dhe ujë për të jetuar dhe për t’u dhjamosur.

Jo, socialistë­t nuk e meritojnë të mbajnë barrën e përgjegjës­isë të fenomeneve të tilla. Nëse kjo është një strategji për të goditur dhe shkatërrua­r të majtën, kjo nuk duhet lejuar. Ka ndodhur shpesh që klika të hequra si të majta, kanë uzurpuar dhe shkatërrua­r idetë e majta dhe forcat politike të majta. E majta është duke përjetuar një krizë identiteti dhe alternativ­ash. Kjo është përgjegjës­i e madhe dhe këtë barrë duhet ta mbajë tufa e të paaftëve dhe njerëzve mediokër, të veshur me pushtet, që për shkak të forcës me të cilën shtrëngojn­ë lugën e përftimit nga pushteti dhe pushtetet, ulin kokën dhe ndjekin barinjtë e tyre në vathën e korrupsion­it, mjafton që korita në të cilën i çojnë ata të ketë tagji dhe ujë për të jetuar dhe për t’u dhjamosur

vijon

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania