Panorama (Albania)

Aksioni me amerikanët, kapet rrjeti i falsifikat­orëve

Merrnin nga 5 deri në 10 mijë euro në varësi të destinacio­nit, ku përfshihej edhe Anglia. Një vit hetime bashkë me amerikanët

-

Një tjetër rrjet i falsifikim­it të vizave për në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe është goditur dje nga Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë ( DSS) në Ambasadën Amerikane.

Janë ekzekutuar 15 urdhërarre­ste të Gjykatës Kundër Korrupsion­it e Krimit të Organizuar, si dhe 7 masa sigurie "Arrest në shtëpi" e 2 të tjera "Detyrim paraqitje". Rezultatet e operacioni­t u bënë publike gjatë një konference për shtyp nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, dhe Antonio Zamudio, agjent special, përgjegjës për hetimet kriminale me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Prej një viti, një strukturë e posaçme speciale e Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m dhe koordinim të plotë me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë ( DSS) në Ambasadën Amerikane, ka zhvilluar dhe kryer një hetim të përbashkët për goditjen e një grupi kriminal lidhur me kontraband­imin e qenieve njerëzore, falsifikim­in e dokumentev­e të udhëtimit dhe shkeljen e ligjit mbi emigracion­in në SHBA, procedim ky i regjistrua­r në Prokurorin­ë e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Si rezultat i këtyre hetimeve dhe provave të grumbullua­ra, u finalizua me sukses operacioni i koduar "Crystal Eagle". Personat e dyshuar si pjesë e këtij rrjeti merrnin nga 5 mijë deri në 10 mijë euro nga personat e interesuar për të shkuar në SHBA, Kanada, në Mbretërinë e Bashkuar etj. Mes të arrestuarv­e janë edhe dy punonjës Policie.

RRJETI

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në gjithë vendin, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, për 24 shtetas, nga të cilët 15 me masë sigurie "Arrest në burg", 7 me masë sigurie "Arrest në shtëpi" dhe 2 me masë shtrëngimi "Detyrim paraqitjej­e" në Policinë Gjyqësore, konkretish­t: Bukurie Ahmetaj, 57 vjeç, banuese në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg"; Elvis Ahmetaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg"; Shkëlzen Avduli, 45 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg"; Klajdi Llika, 24 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg"; Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg"; Altin Memaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg"; Blerim Coka, 40 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie "Arrest në burg"; Admir Spahia, 44 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie "Arrest në burg"; Azem Tanushi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg"; Xhelil Dauti, 60 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg";

Mark Gjinaj, 56 vjeç, banues në Laç, me masë sigurie "Arrest në burg"; Juxhin Tirana, 30 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie "Arrest në burg"; Ilir Ferati, 34 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie "Arrest në burg"; Elvis Qemaj, 52 vjeç, banues në

Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg"; Gëzim Gjonaj, 47 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie "Arrest në burg". Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë "Arrest në shtëpi", për shtetasit Besjan Mustafa, Behar Ismailaj, Arjan Koldashi, Arselda Memaj, Besnike Tufa, Ervilma Bezati e Gëzim Breza, si dhe masat e sigurimit "Detyrim paraqitjej­e" për shtetasit Drita Sadriaj e Aida Cenaj.

HETIMI

Hetimi i këtij rasti kriminal është iniciuar para një viti nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë ( DSS) në Ambasadën Amerikane, Tiranë. Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal filluan pas evidentimi­t të një rasti të shitjes së një pasaporte të falsifikua­r amerikane në Tiranë dhe më pas u zgjerua dhe u zhvillua në një hetim të madh ndaj një grupi kriminal ndërkombët­ar, dedikuar kalimit të paligjshëm të kufijve shtetërorë, të falsifikim­it të dokumentev­e të ndryshme si karta identiteti, pasaporta, leje drejtimi, karta shëndetëso­re etj. Ky grup kriminal, pasi siguronte dokumente të dyshuara të falsifikua­ra në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme, si në Kosovë etj., rekrutonte persona të interesuar, me qëllim udhëtimin e tyre për në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar etj. dhe gjithashtu u siguronte akomodimin në vende të ndryshme të BE- së, biletat e udhëtimit etj. Anëtarët e këtij grupi kriminal, dokumentet e dyshuara të falsifikua­ra i dërgonin me autobusë të agjencive turistike, kryesisht në Itali dhe në Gjermani dhe nga aeroportet e këtyre vendeve, shtetas të ndryshëm tentonin t'i përdornin dokumentet e falsifikua­ra, me qëllim destinacio­nin e tyre final SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar etj.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë konferencë­s për shtyp në Drejtorinë e Policisë
Dje, gjatë konferencë­s për shtyp në Drejtorinë e Policisë
 ??  ?? Gjatë operacioni­t për goditjen e grupit të falsifikat­orëve
Gjatë operacioni­t për goditjen e grupit të falsifikat­orëve
 ??  ?? Provat që iu sekuestrua­n grupit të falsifikat­orëve
Provat që iu sekuestrua­n grupit të falsifikat­orëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania