Panorama (Albania)

Shembja e “papritur” e Teatrit dhe ç’po ndodh me PD- në

- FITIM ZEKTHI

Shembja e Teatrit Kombëtar duket sikur shokoi shumë...

njerëz, artistë, politikanë, gazetarë apo aktivistë në Shqipëri. Edhe mjaft diplomatë apo ambasadorë u dukën të kapur në befasi, teksa shprehën habinë ( ambasadori gjerman) për shembjen e teatrit. Në të vërtetë, aty nuk ka asgjë për t’u shokuar apo habitur. Prishja e Teatrit Kombëtar është një gjë tmerrësish­t “normale”, siç është tmerrësish­t normale që Policia të arrestojë aktivistë, të rrahë apo godasë protestues, të mbërthejë në pranga dhe tërheqë zvarrë aktorë apo gazetarë, si rasti i Neritan Liçajt apo Fred Lelës etj.

Shndërrimi në “normale” i këtyre akteve është diçka që ka kohë që ka nisur. Gjëra edhe më të rënda mund të ndodhin dhe do të ndodhin. Qeveria do të vijë duke e thelluar këtë sjellje, sepse kjo sjellje është bërë natyra e vërtetë e saj. Edhe po të dojë Rama, qeveria e tij dhe ai vetë nuk mund të jenë më ndryshe. Ai dhe qeveria e tij e kanë synuar përftimin e kësaj “natyre” të qeverisë që ditën e parë që erdhën në pushtet dhe tashmë janë të detyruar të ndjekin këtë “natyrë”. Kjo natyrë është autoritari­zmi, është pushteti i pakufizuar që shtyhet përpara pa ndalur nga mendja totalitare.

Historia e njeriut është e lidhur ngushtë me atë të pushtetit dhe arsyet e kërkimit të tij janë diskutuar që prej kohësh të vjetra. Mendimtarë të ndryshëm që në Greqinë apo Romën e vjetër, por edhe sociologë, antropolog­ë, psikologë, deri edhe neurobiolo­gë, psikiatër e psikoanali­stë të kohëve moderne kanë debatuar dhe shkruar vazhdimish­t mbi të. Gjithë dallimet e këtij rravgimi të gjatë njerëzor bashkohen pothuajse në një pikë: kërkimi i pushtetit ka si shtysë dëshirën për të qenë i pushtetshë­m, pasi ai shërben si mjet për vetëpërmbu­shje. Kjo bën që dëshira për pushtet të jetë si droga, në kuptimin që ajo iu ndryshon njerëzve edhe neurokimin­ë ( J Sattinover, A Galaburda, N Geschwind prej vitesh kanë provuar se ndryshon niveli dhe burimi i opiateve në tru).

Pushteti, ashtu si drogat, prodhon një përzierje komplekse motivuesis­h që përfshijnë qetësimin e vuajtjes, reduktim të vetëdijes dhe eufori. Për këtë shkak, shumë njerëz me pushtet i injorojnë efektet mbi veten dhe të tjerët dhe rrisin dozën e tij për të arritur kënaqësi edhe më të madhe dhe lehtësim më të madh të dhimbjes. Disa nga dramat më të mëdha të njeriut janë shkaktuar nga ky lloj kërkimi i pushtetit, i cili kthehet në një tmerr për individin që e kërkon ose fatkeqësi shoqërore, kur bëhet tipar i qeverisjes. George Orwell, në librin “1984”, përshkruan në mënyrë të jashtëzako­nshme këtë aspekt të kërkimit të pushtetit. Ai shkruan: “Partia e kërkon pushtetin krejtësish­t për hir të vetë atij. Ne nuk jemi të interesuar për të mirën e të tjerëve: ne jemi të interesuar vetëm për pushtetin. Pushteti nuk është mjet, ai është qëllim”.

Saktësisht, kjo qasje ka dominuar Kryeminist­rin Rama dhe qeverisjen e tij në këto shtatë vite. Kjo qasje i ka dhënë Kryeminist­rit Rama pushtet të mjaftueshë­m jo thjesht për të prishur teatrin, por pushtet për të kthyer në “normale” veprime nga më të pamenduesh­met.

Për ta bërë më të kuptueshme “natyrën” e pushtetit të Ramës dhe natyrën e qeverisë tij, po shohim se si tiparet e qeverisë së tij përputhen ( apo jo) me ato të regjimeve perverse autoritari­ste. Stephen Walt, një profesor në Universite­tin e Harvardit, duke parë se ka vende sot në botë që po bien në forma përçudnimi autoritari­zmi dhe po u shkaktojnë dhimbje të mëdha popujve të tyre, numëroi në një studim të famshëm të tijin 10 pikat themelore, që i dallojnë këto degradime të qeverisjes. Ai e nis nga tiparet më të lehta dhe më pak të rrezikshme, për të mbërritur te tipari më i rëndë që përmbyll në fakt, gjithë ciklin ku zhytet një regjim i tillë.

Tipari i parë, thotë Stephen Walt, është përpjekja e vazhdueshm­e për të trembur, kërcënuar mediat. Është e qartë se Rama i kërcënon përditë mediat që e kritikojnë. Ka sulmuar gazetarë dhe analistë, i ka fyer, i ka sharë, i ka quajtur kadrinj, i ka quajtur kazan. Ka bërë një ligj “antishpifj­e”, me të cilin kërcënon të gjitha mediat online.

Tipari i dytë ka të bëjë me ndërtimin e një trupe medieje zyrtare pro qeveri, pro kryeminist­ër. Rama, jo thjesht ndërtoi dikur “transparen­ca. al” për të përgënjesh­truar akuzat ndaj qeverisë, jo thjesht ka ngritur “ErTv”, por ai dukshëm drejton redaksi të rëndësishm­e televizion­esh, ai dukshëm ka nën kontroll shumë televizion­e dhe programe, shumë gazetarë dhe analistë, ai dukshëm dirigjon tituj e lajme dhe përbërjen e stafeve drejtuese, përcakton tema programesh dhe axhenda debatesh.

Tipari i tretë është politizimi i shërbimit civil, i Policisë dhe Gardës. Nga sekretari i përgjithsh­ëm i çdo ministrie te çdo drejtor në to, nga shefat e sektorëve te specialist­ët, dominon emërimi partiak. Në lidhje me Policinë, Rama dhe Tahiri që ditën e parë që morën detyrën larguan të gjithë drejtorët e Policisë, të gjithë shefat e komisariat­eve. Garda u shkri dhe në vend të saj u ngrit një strukturë tjetër, në krye të së cilës u vendos një militant socialist. Kjo nuk kishte ndodhur as në vitin 1992 kur erdhi PDja dhe as në vitin 1997 kur erdhi PS- ja e Nanos. Më pas në Polici, muaj pas muaji, u rikthyen enveristë dhe ish- sigurimsa dhe familjarë të tyrit. Kjo është Policia që lejoi kanabizimi­n, që lejoi trafikun me avionë, që hodhi gaz si e marrë mbi protestues­it dhe në shtëpitë e njerëzve, që arreston aktorë apo gazetarë. Pra, plotësisht në kontroll politik.

Tipari i katërt ka të bëjë me përgjimin e kundërshta­rëve. Kjo është një pikë, për të cilën nuk mund të thuhet ndonjë gjë e madhe, por ka pasur akuza se është përgjuar kryetari i opozitës, Basha, ka pasur akuza se ish- ministri Tahiri përdori Policinë për përgjime të opozitës etj.

Tipari i pestë ka të bëjë me përdorimin e pushtetit të shtetit për të mbështetur bizneset që janë afër qeverisë dhe për të ndëshkuar me këtë pushtet “kundërshta­rët”. Qeveria e Kryeminist­rit Rama ka dhënë rreth 2 miliardë euro koncesione për pesë- gjashtë biznese, të cilat dihet botërisht që janë në krah të tij. Qeveria Rama akuzohet prej vitesh se ka krijuar një ambient të poshtër në tregun e konkurrenc­ës, pasi ajo nuk bën fare gara, por ua jep punët publike pak bizneseve me PPP. Shumë biznese, jo vetëm ndëshkohen duke mos fituar dot punë publik, por edhe gjobiten nga Tatimet. Që ditët e para të ardhjes në pushtet, Rama me anë të drejtoresh­ës Brisida Shehaj dhe deputetit Spartak Braho, hyri në serverët e Tatimeve për të marrë kundër ligjit të dhënat e bizneseve.

Tipari i gjashtë lidhet me sulmet ndaj Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetues­e. Në këtë pikë, profesori Stephen Walt flet për përpjekje për të kërcënuar gjyqtarët dhe detyruar ata që të mbrojnë qeverinë, por ai nuk ka menduar se ka qeveri si e jona që e zhdukin fare Gjykatën Kushtetues­e dhe Gjykatën e Lartë. Veç zhdukjes së këtyre gjykatave, që janë gjithë garancia e sistemit, Rama po bën përpjekje titanike që t’i marrë nën kontroll këto gjykata kur ato të ngrihen sërish. Rama po mbron përdhunshë­m Dvoranin, një shërbesëta­r i regjimit komunist, pasi ky i fundit po i jep kontrollin e Gjykatës Kushtetues­e. Rama po mbron dhunshëm Arben Krajën, kryetarin e SPAK- ut, një shërbesëta­r gjithashtu komunist, pasi ky nuk heton asgjë nga korrupsion­i i qeverisë.

Tipari i shtatë është zbatimi i ligjit vetëm për një pjesë të njerëzve dhe jo për pjesën tjetër. Pak a shumë, ky tipar ka të bëjë me metaforën Orwelliane, që “disa kafshë ( në fermën e regjimit totalitar) janë më të barabarta se disa të tjera”. Gjithkush e ka parë se si Tahiri, që akuzohet për trafik droge dhe organizatë kriminale nuk hyn në burg, ndërsa në burg hyjnë hallexhinj; të gjithë e shohin se si vdiq çështja e korrupsion­it tek Unaza e Re, çështja e manipulimi­t të zgjedhjeve në Durrës apo Dibër, ndikimi i krimit etj.

Tipari i tetë është marrja në kontroll e sistemit, blerja e zgjedhjeve. Nuk po flasim më për këtë tipar. Mjafton vetëm ajo që ka dalë te gazeta “Bild”, ndonëse ajo është vetëm maja mbi ujë e ajsbergut, absolutish­t vetëm maja mbi ujë.

Tipari i nëntë është nevoja dhe përpjekja e regjimit për të shkaktuar frikë. Regjimi autoritari­st përpiqet të ngjallë frikë dhe ia del sepse kërcënon me burg, kërcënon me largim nga puna, kërcënon me gjoba, kërcënon me qëndrim të gjatë në pushtet ( a nuk thotë Rama se Basha nuk do të fitojë kurrë, a nuk thotë Rama se ai po kërkon 800 mijë vota për mandatin e tretë, a nuk tha i biri deputetit Rraja se “Basha do ta shohë në zgjedhje”, a nuk ka thënë Dako se në Durrës Basha nuk do të fitojë kurrë etj...

Tipari i dhjetë është ai që i vë vulën, pa të cilin nuk do të kishte kuptim asnjë arritje tjetër. Ky tipar ka të bëjë me demonizimi­n e opozitës. Opozita duhet të shfaqet para njerëzve si e dobët, si e keqe, si e korruptuar, si e paaftë, si destruktiv­e. Është jetike, thotë Stephen Walt, që opozita të pikturohet në këtë mënyrë, që opozita të shihet nga njerëzit siç do qeveria. Qeveria bën gjithçka me anë të mediave të saj, për ta paraqitur opozitën në këtë mënyrë. Ajo shpif, shan, prodhon gjuhë dhe narrativë të tillë demonizues­e, sajon çështje në mënyrë që në kokat e njerëzve të fiksohet ajo që do qeveria. Qeveria nxit konflikt të brendshëm. Mediat e qeverisë, thotë Walt, gjejnë njerëz që konsideroh­en si të opozitës, të cilët shajnë dhe kritikojnë në terma të qeverisë opozitën.

Në Shqipëri është e qartë se Rama vetë personalis­ht, por edhe gjithë partia e tij, mediat që ai ka nën kontroll vazhdimish­t prodhojnë këtë narrativë për Bashën dhe PD- në. Synimi është që PD të mos thotë të vërtetat dhe të mos jetë një alternativ­ë, të mos ekzistojë ideja se Rama mund të zëvendësoh­et. Në fakt, PD- ja në këto shtatë vite ka thënë të vërteta të mëdha që nga trafiku i drogës me avionë, te mbushja e Parlamenti­t me njerëz të krimit, te korrupsion­i me koncesione­t, te blerja e zgjedhjeve, te mjerimi dhe shkatërrim­i i ligjit, te marrja nën kontroll e gjykatave etj.

Njerëzit e shohin PD- në si alternativ­ë të vetme dhe askush nuk mendon se PD- ja do të zhduket apo do të kthehet në një parti të vogël apo mesatare të spektrit shqiptar. Rama e di se, sado që të realizojë apo të konsolidoj­ë nëntë tiparet e para, në qoftë se nuk realizon dot dhe nuk ka sukses me tiparin e dhjetë, ai është i rrezikuar, ai mund të humbë, humbja është gjithnjë shumë pranë. Stephen Walt thotë se, në qoftë se populli nuk e “ha” demonizimi­n e opozitës që bën qeveria me mjetet dhe njerëzit e saj, atëherë qeveria dhe autoritari­sti në krye të saj janë gjithnjë shumë pranë humbjes.

Shqipëria është në këtë pikë, në pikën kur Rama ka pasur sukses të plotë me konsolidim­in e nëntë tipareve. Me pushtetin e atyre nëntë tipareve, ai jo vetëm prish teatrin, jo vetëm burgos apo rreh aktorë e gazetarë, por mund të bëjë gjëma shumë më të rënda. “Natyra” e qeverisë së tij është e tillë dhe nuk bën dot më ndryshe.

Siç e thamë më lart, pushteti, ashtu si drogat, prodhon një përzierje komplekse motivuesis­h që përfshijnë qetësimin e vuajtjes, reduktim të vetëdijes dhe eufori. Për këtë shkak, shumë njerëz me pushtet i injorojnë efektet mbi veten dhe të tjerët dhe rrisin dozën e tij.

Prandaj, nuk ka pse habitet ndokush me prishjen e teatrit. Teatri u prish kur u mboll vendi me hashash, kur u mor nën kontroll media, kur u blenë zgjedhjet, kur u dhanë 1 miliard euro koncesione, kur u zhdukën gjykatat. Atëbotë, shumë pak njerëz menduan se do të vinim këtu. Tani ka mbetur të mbrohemi vetëm nga mosrealizi­mi i pikës së dhjetë, që do të ishte fundi i vërtetë. Nëse Rama dështon me realizmin e kësaj pike dhe duket se nuk ka asnjë shans ta realizojë, atëherë fundi i tij është i pashmangsh­ëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania