Panorama (Albania)

Zbardhet takimi i opozitës me ambasadorë­t e BE

Ambasadorë­t i kërkojnë opozitës të mos braktisë Reformën Zgjedhore

-

Ambasadorë­t e vendeve të Bashkimit Europian i kanë kërkuar PD- së dhe aleatëve të saj që të mos tërhiqen nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Opozita e bashkuar zhvilloi dje paradite një takim, që zgjati më shumë se dy orë në selinë e PD- së, me ambasadorë­t e vendeve të BE- së dhe me ambasadori­n e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ku sipas burimeve nga brenda mbledhjes, diplomatët janë shprehur se pavarësish­t që shembja e Teatrit në këtë kohë ishte e nxituar, është e rëndësishm­e që opozita të jetë e ftohtë dhe të mos tërhiqet nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. “Sado e turbullt që të jetë situata, kjo është e vetmja mënyrë për ta zgjidhur. Pjesëmarrj­a e opozitës duhet të vazhdojnë në Këshillin Politik”, janë shprehur ambasadorë­t. Po ashtu, sipas të njëjtave burime, mësohet se kryedemokr­ati Basha ka informuar ambasadorë­t në lidhje me situatën politike dhe paligjshmë­ritë në aktin e shembjes së Teatrit. Në përfundim të takimit me diplomatët, kreu i selisë blu konfirmoi angazhimin e opozitës së bashkuar për të vijuar Reformën Zgjedhore, por duke theksuar se nuk do të qëndrojë në Këshill për fasadë. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një nga pikat e angazhimit tonë edhe me artistët. Po të shikoni kontratën që kemi firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, ku pa diskutim ndër pikat kryesore është rindërtimi i Teatrit dhe çuarja para drejtësisë së atyre që bënë këtë krim barbar, një pikë tjetër është edhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Prandaj, ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të garantuar një proces zgjedhor, ku shqiptarët të mund të shprehin vullnetin e tyre dhe një orë e më parë t’u drejtohen kutive të votimit për t’i dhënë fund kësaj krize politike dhe krizës ekonomike që ka shkaktuar një qeveri e falimentua­r, e dështuar dhe një Kryeminist­ër i babëzitur, një Kryeminist­ër, i cili edhe në kohën e pandemisë e ka mendjen të vjedhë, të batërdisë dhe të sillet si një kriminel ordiner. Ne nuk mund të jemi fasadë e procesit”, ka deklaruar Basha.

KËRKESAT Në tryezën e takimit nuk kanë qenë vetëm ambasadorë­t, të cilët kanë pasur kërkesa për opozitën. Kryedemokr­ati Basha, në fjalën e tij për mediat, tha u ka kërkuar diplomatëv­e të vendeve të BE- së që të kërkojnë prej shteteve të tyre të alokojnë më shumë ndihma për Shqipërinë. “Shqipëria, për shkak të vendimeve të Edi Ramës për t’i çuar paratë edhe në kohë pandemie te një grusht oligarkësh me afera korruptive dhe jo te njerëzit në nevojë, si rezultat i kësaj shumica dërrmuese e shqiptarëv­e gjenden në kushte pamundësie ekstreme. 50% e popullsisë para pandemisë ishte në kushte varfërie, tani kjo përqindja ka shkuar pothuajse 7 në 10 familje shqiptare, të cilat e shohin veten e tyre në zgrip, në humnerën ekonomike. Në këtë kuadër, duke i falënderua­r për atë ndihmë që i kanë rezervuar Shqipërisë në kuadër të gjithë solidarite­tit për Ballkanin Perëndimor, kam kërkuar që pranë qeverive të tyre të bëjnë apel që të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetje­s ekonomike për vendin”, vijoi Basha. Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët nëse do të dalin sot në protestën e dytë të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kreu i selisë blu tha se opozita nuk do të mungojë në asnjë prej tyre. “Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Natyrisht, do të jemi në krah edhe të protestës së nesërme”, ka pohuar Basha. Pikërisht për protestën, por edhe për të koordinuar lëvizjet politike me aleatët, kreu i opozitës e zhvilloi takimin me aleatët edhe një orë më tepër pasi ikën ambasadorë­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania