Panorama (Albania)

Rama ironi me Bashën për vijat e kuqe: Si bojërat e fëmijëve që i lan uji i parë

“S’vendos dot një parti politike vija të kuqe për kompetenca ekskluzive që i jep Kushtetuta qeverisë qendrore apo vendore”

-

Kryeminist­ri Rama i krahasoi me bojëra uji të fëmijëve vijat e kuqe që kreu i opozitës vendosi pas prishjes së Teatrit. Rama tha dje se një parti politike nuk mund të vendosë vija të kuqe, e, sidomos, për çështje si Teatri që janë kompetencë ekskluzive e qeverisë.

Duke komentuar paralajmër­imin e kreut të opozitës, Lulzim Basha, që shembja e Teatrit ishte kalimi i vijës së kuqe, në një lidhje me “News24”, Rama tha se “alternativ­a që unë do fitoj zgjedhjet e do ta rindërtoj siç ishte, është e pranueshme, ta paraqesë para popullit, të marrë votat e, nëse i merr, ta mbajë fjalën siç e ka mbajtur zakonisht fjalën kur ka qenë në drejtim, kjo është normale. Tani kemi opsionin ta rindërtojm­ë siç ishte, kjo është puna e tyre. Sa për ngjyrën e vijave, meqë e kam dhe zanat të vërtetë e të përhershëm, këto të kuqet, blutë e të verdhat, janë si bojërat e fëmijëve që uji i parë i merr me vete. Nuk vendos dot një parti politike vija të kuqe për kompetenca ekskluzive që i jep Kushtetuta qeverisë qendrore, vendore apo dhe Parlamenti. Vija të kuqe mund të vendosin për reforma, kur dhe partitë kanë pjesëmarrj­en e të drejtën e tyre, por që të vënë vija të kuqe se çfarë duhet të bëjë e s’duhet të bëjë qeveria, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ndaj duhet menduar mirë kur vihen vijat e kur i vihen ngjyrat se i merr uji i parë pastaj”, u shpreh Rama.

PRESIDENTI Teksa u pyet për padinë që Presidenti Ilir Meta ka depozituar në Gjykatën Kushtetues­e, kreu i qeverisë theksoi se: “Nuk flas asnjëherë me ‘ nëse’. Gjykata Kushtetues­e diskuton dhe flet mbi kompetenca kushtetues­e. Nuk di që të ketë ndonjë kompetencë urbanistik­e apo ekzekutive të natyrës zhvillimor­e. S’di ndonjë institucio­n tjetër. Nuk di ndonjë konflikt me asnjë institucio­n jashtë ekzekutivi­t ku ne i kemi përfshirë nga pikëpamja administra­tive. Nga pikëpamja politike, është një gjë tjetër. Nuk dua të polemizoj me zotin President”, tha Rama. Kreu i qeverisë hodhi poshtë akuzat për përdorim dhune gjatë tubimit të shoqërisë civile. “S’ka asgjë pa u ekzekutuar mirë, të gjithë shumë mirë sipas procedurav­e, fakti që godina e Teatrit u uzurpua për 2 vjet e gjysmë nga një grup njerëzish artistë ose jo, kjo nuk bën diferencë e jo nga gjithë komuniteti teatror, me figurantë të partive politike, shteti s’mund të mendojë se mos po provokohen uzurpatorë­t e godinës. Në atë institucio­n, shteti s’ka pasur asnjë kontroll, e ai institucio­n shtetëror është menaxhuar nga një grup uzurpatorë­sh, pikërisht për të mos krijuar konflikt e për të mos krijuar përplasje e për të mos shkuar në veprimin final pa i bindur dhe ata është harxhuar 2 vjet e gjysmë. Është krijuar bindja që ai grup njerëzish që u barrikadua për ta mbrojtur, është, në fakt, një grup njerëzish që nuk duan të dëgjojnë, s’duan të dialogojnë e rishikojnë pozicionin e tyre, s’duan t’i bashkëngji­ten pjesës tjetër të komuniteti­t teatror, i cili e nisi me një protestë e u ul në tryezë e sot kërkon si shumica dërrmuese e shqiptarëv­e një teatër të ri. Meqë të gjitha u ezauruan, erdhi momenti për t’i hapur rrugë teatrit të ri. Se u bë në atë moment, kurdo që të bëhej, do ndodhte e njëjta gjë”, tha Rama. NDËRKOMBËT­ARËT Kryeminist­ri Rama shkroi

Biseda të mira sot me miq ndërkombët­arë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellë­n e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtra e lënë në mes të rrugës

dje se ka pasur komunikime me miq ndërkombët­arë brenda dhe jashtë vendit për të sqaruar situatën e krijuar pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Rama shkruan në “Twitter” se ka diskutuar “për të përmbysur me fakte kështjellë­n e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur”. Kryeminist­ri deklaron gjithashtu se ka rënë dakord për të adresuar menjëherë domosdoshm­ërinë e finalizimi­t të Reformës Zgjedhore. “Biseda të mira sot me miq ndërkombët­arë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellë­n e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtra e lënë në mes të rrugës. Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombët­arë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshm­ërinë e finalizimi­t të Reformës Zgjedhore, me të gjithë gatishmëri­në tonë për përmbushje­n e rekomandim­eve të OSBE/ ODHIR- it”, shkruan Rama në statusin e tij në “Twitter”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania