Panorama (Albania)

“Qeveria të veprojë si vend i NATO- s dhe kandidat për BE”

-

Ngjarjet e ditëve të fundit që lidhen me acarimin e situatës politike pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kanë nxitur ambasadore­n e SHBA- ve në Tiranë, Yuri Kim, që për rreth një orë të zhvillojë një takim me Kryeminist­rin Rama në zyrën e tij. Ambasadorj­a është parë mjaft serioze duke dalë nga godina e Kryeminist­risë, ndërsa ambasada e SHBA në vendin tonë ka dhënë detaje rreth këtij takimi. “Ambasadorj­a theksoi rëndësinë që ka gjithëpërf­shirja dhe diskutimet e mirëmendua­ra në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO- s dhe vend që synon anëtarësim­in në BE”, thuhet në mesazhin e postuar nga ambasada amerikane, lidhur me këtë takim, ku shtohet se ambasadorj­a do të takohtm edhe me kryedemokr­atin Lulzim Basha. Sipas ambasadës, “Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakordësis­ë për Reformën Zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë”. Ky ishte reagimi i parë zyrtar i ambasadës së SHBA- ve, që i është transmetua­r Kryeminist­rit Rama prej shembjes së Teatrit Kombëtar. Dy ditë më parë, i vetmi lajm i ambasadës në lidhje me çështjen e Teatrit, ishte lajmërimi i zakonshëm që ajo bën për shtetasit amerikanë që të shmangin tubimin e shoqërisë civile dhe opozitës për shembjen e Teatrit. “Sot, në afërsi të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, thuajse në qendër të qytetit, mbahet një protestë. Kjo protestë pritet që të nisë në orën 16: 30 minuta dhe nuk dihet se sa zgjat. Qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri, duhet të kenë kujdes dhe të shmangin daljen në këto zona: Shmangni vendet e mundshme të protestës, përfshirë Bulevardin Kombëtar; shmangni çdo tubim publik të njerëzve. Monitoroni median lokale për të qenë në dijeni të asaj që ndodh; Jini të vetëdijshë­m për rrethanat tuaja; Mbani një profil të ulët”, thuhej në njoftimin e ambasadës amerikane para protestës së ditës së hënë nga Aleanca për Mbrojtjen e teatrit.

 ??  ?? Rama e Yuri Kim
Rama e Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania