Panorama (Albania)

Minutat e tmerrit në errësirë, rrëfimi i dhunës nga Eldon Luarasi

-

Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, iu kundërpërg­jigj sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi. Ky i fundit, përmes një statusi në "Facebook", u kërkoi qytetarëve që të përbuzin ministrin Lleshaj. Ndërkohë, duke e ilustruar me foto të shkrepura nga sheshi përpara ish- teatrit, që tashmë është thjesht disa inerte, Bardhi rendit faktet që sipas tij, Policia nuk e ka zbatuar ligjin. "Është fakt se te Teatri Kombëtar, Policia u soll si hordhi pushtuese. Është fakt se policët ishin të armatosur, duke pasur si skenar terrorin me armë të njerëzve në mbrojtje të Teatrit. Është fakt se njerëz të veshur me uniformën e Policisë nuk kishin simbolet identifiku­ese të Policisë. Këta nuk janë Policia e Shtetit, por janë të njëjtët njerëz, ushtarë të bandave kriminale, që kanabizuan Shqipërinë. Por fatmirësis­ht, ata janë pakica, njëlloj siç sot është Edi Rama dhe qeveria e tij", shkroi Bardhi. Sipas numrit dy të PD- së, aktet e dhunës së Policisë së Shtetit ditën e diel janë turpi i Shqipërisë. "Aktet e terrorit mbi artistët, qytetarët dhe opozitarët nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit dhe të qytetarëve, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, që bashkë me shumicën e shqiptarëv­e, janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe pakica kriminale në Policinë e Shtetit janë turpi i Shqipërisë", shkroi Bardhi.

Dy ditë pas 17 majit, kur më shumë se 1000 forca rendi rrethuan Teatrin Kombëtar dhe nxorën jashtë tij, ndër aktivistët, edhe artistët, të cilët prej 27 muajsh e ruanin godinën, edhe djalin e Edit dhe Mihal Luarasit, Eldoni rrëfen ngjarjen. Artisti tregon se si u futën brenda për mbrojtjen e objektit historik, ku më pas do të dëgjonin zhurmat e goditjeve të fadromave. Një ngjarje sa e trishtë, aq edhe absurde, veçanërish­t për të, si djali i dy artistëve që asaj skene i dhanë emocione të pashlyeshm­e. Në një kohë që mendohet se me demokracin­ë morën fund dhe vuajtjet e sulmet e diktaturës, atij i kanoset rreziku që çatia ku prindërit dhanë dhjetëra shfaqje, t'i shembet mbi kokë. "Komunizmi i dënoi të atin, demokracia i shembi teatrin!", do të pohonte ish- ministrja Mirela Karabina pak orë pas ngjarjes. Sikur kjo të mos mjaftonte, përpos shenjave morale e shpirtëror­e, Policia i lë në trup, gjurmët e dhunës së një sistemi që pretendon të jetë demokratik. A mund të godasë një sistem demokratik, një artist, që s'ka lidhje as me krimin, as me vrasjen, se Teatrin Kombëtar, historinë e tij, që është edhe e prindërve të tij? Vetë i ati, regjisori Mihal Luarasi, dikur është shprehur se, "Teatri duhej ruajtur, sepse ndërtesa mbart vlera historike, ndërsa teatri i ri mund të bëhej diku tjetër". Për Eldonin, ky qe një amanet, për babanë e dënuar nga diktatura, për nënën e përjashtua­r nga jeta kulturore gjatë atij sistemi "për shkak të ideve përparimta­re", për demokracin­ë e premtuar...

RRËFIMI

"Në orën 4: 30 të mëngjesit ishim të ulur në sheshin e Teatrit, kur befasisht u sulmuam nga një numër i madh forcash policore të Reneas, të armatosur me armë automatike. Disa prej nesh u futën në brendësi të godinës së Teatrit për t'u mbrojtur nga ky sulm. Në errësirë të plotë u ngjitëm në katet e sipërme dhe u mbyllëm në një dhomë të katit të tretë. Aty ishim: Robert Budina, Mirela Karabina, Eldon Luarasi, Besjona Vidrica, Ervin Goci, Arnen Sula, Ergin Zaloshnja, Fatos Pacrami dhe dy të tjerë. Ndërkohë që po tentonim të lajmëronim me telefona miqtë tanë për çfarë po ndodhte, dëgjuam zhurmat e fillimit të shembjes së godinës, ndërsa ne ishim ende brenda. Nisëm të zbresim poshtë drejt derës kryesore të Teatrit ndërkohë që u përballem me një mori forcash policore të armatosura, të cilët na dhunuan fizikisht dhe verbalisht, duke na tërhequr zvarrë në errësirë drejt hyrjes së pasme të Teatrit, sepse në hyrjen kryesore kishte nisur shkatërrim­i. Në shesh u përballem me qindra forca policore, që mes dhunimeve fizike e verbale na nxorën jashtë perimetrit të Teatrit", shkruan ai.

 ??  ??
 ??  ?? Eldon dhe Mihal Luarasi
Eldon dhe Mihal Luarasi
 ??  ?? Shenjat e dhunës
Shenjat e dhunës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania