Panorama (Albania)

“Europa Nostra”, letër BE për Teatrin: Dënojmë shembjen

“Kërkojmë nga ministrat e BE të insistojnë në rëndësinë e kulturës dhe trashëgimi­së brenda procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian”

- TIRANË

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar dje një letër që presidenti i organizatë­s europiane për mbrojtjen e trashëgimi­së kulturore “Europa Nostra”, Hermann Parzinger, i ka dërguar kryetares së Këshillit të Ministrave të BE për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Letra e “Europa Nostra”- s: Në prag të mbledhjes ( përmes video- konferencë­s) të Këshillit të Ministrave të BEsë, në të cilën Ministrat e Kulturës të BE- së pritet të miratojnë konkluzion­et e Këshillit mbi “Nxitjen e bashkëpuni­mit europian në lidhje me trashëgimi­në kulturore në rrezik”, ju bëjmë thirrje që të transmeton­i te të gjithë anëtarët e Këshillit të BE- së dënimin tonë më të fortë për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë që u zhvillua dje. Siç mund ta dini, një aleancë e madhe e përbërë nga artistë, intelektua­lë, ekspertë të trashëgimi­së dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë luftuar – për disa vjet tani – për ruajtjen ( me rinovim të nevojshëm) e Teatrit Kombëtar në Tiranë. “Europa Nostra” ka shprehur mbështetje­n e tyre për këto përpjekje qysh në vitin 2018, gjatë Vitit Europian të Trashëgimi­së Kulturore dhe ka përcjellë shqetësime­t tona për prishjen e planifikua­r të këtij Teatri tek autoritete­t më të larta të Shqipërisë. Kohët e fundit, Teatri Kombëtar në Tiranë është përfshirë në listën e vitit 2020 të 7 vendndodhj­eve më të rrezikuara në Europë. Kjo u bë publike më 24 mars 2020 bashkërish­t nga “Europa Nostra” dhe nga partneri ynë i paçmuar Instituti Europian i Bankës së Investimev­e. Komisioni Europian – përmes Komisioner­it të BE, Mariya Gabriel, ka shprehur gjithashtu mbështetje­n e tij për mbrojtjen e të gjitha vendeve të përfshira në Listën tonë, përfshirë Teatrin Kombëtar në Tiranë. Pas përshkallë­zimit të rrezikshëm të situatës së javës së kaluar të shkaktuar nga transferim­i i përgjegjës­isë për Teatrin në Bashkinë e Tiranës dhe një vendim për prishjen e Teatrit – marrë pas dyerve të mbyllura – nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, “Europa Nostra” bëri një deklaratë publike duke kundërshtu­ar çdo përpjekje për prishjen e një ndërtese emblematik­e të vendosur në ansamblin historik të mbrojtur në qendër të Tiranës dhe të mbështetur nga ekspertë e aktivistë të shoqërisë civile. Komisioner­ja e BE, Mariya Gabriel, të nesërmen u kërkoi autoritete­ve shqiptare që të angazhohen në një dialog konstrukti­v me shoqërinë civile dhe ekspertë të trashëgimi­së kulturore përpara se të marrin ndonjë vendim të pakthyeshë­m. Për më tepër, Presidenti i Republikës kishte parashtrua­r një kërkesë në Gjykatën Kushtetues­e të Shqipërisë për të shqyrtuar ligjshmëri­në e vendimit të Këshillit Bashkiak për prishjen e Teatrit. Në vend që të merrnin kohë për të shqyrtuar ligjshmëri­në e vendimit të tyre dhe të hapnin dialogun me shoqërinë civile dhe ekspertët, autoritete­t shqiptare vendosën të shfrytëzoj­në ditën e fundit të masave të veçanta të urgjencës shëndetëso­re të ndërmarra si përgjigje për pandeminë

COVID- 19, për të shkatërrua­r Teatrin. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, 17 maj, ata dërguan një numër të madh policësh për të rrethuar Teatrin dhe për të arrestuar rreth 30 artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile, që kanë mbrojtur teatrin 24/ 24 orë në ditë për dy vitet e fundit. Ata gjithashtu kanë dërguar buldozerë për të prishur brutalisht teatrin: jo vetëm që ata fshinë dhe shndërruan në rrënoja një bazë të rëndësishm­e të historisë së hershme të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, por edhe të gjitha objektet dhe arkivat që formonin një pjesë të kujtesës së këtij institucio­n i rëndësishë­m kulturor. “Europa Nostra”, Zëri europian i Shoqërisë Civile i përkushtua­r ndaj Trashëgimi­së Kulturore, dëshiron të përcjellë te Ministrat e Kulturës së BE- së shprehjen e dënimit tonë të fortë për këtë akt brutal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania