Panorama (Albania)

A u përgjigj Veliaj e Rama, Miraj: Letrat e “Europa Nostra”

“Ndërhyrjet pas ‘ 45 në Teatër, firma e gjyshit të ministres së Kulturës”

-

të trashëgimi­së kulturore në Angli, William Morris. Ai ishte studiues, piktor, si dhe krijues i një shoqate të quajtur “Anti- skrap” dhe gjithmonë theksonte: “Ne nuk jemi pronarë të këtyre objekteve, ne i trashëgojm­ë nga paraardhës­it tanë, për t’ua lënë brezave që do vijnë, në po atë gjendje identike, në të cilën i kemi gjetur”. Pra, ai ishte kundër ndërhyrjev­e që çonin në tjetërsim, dhe ishte pa diskutim kundër shembjes. Në qendër të Londrës është Teatri “Globus” i ndërtuar që në kohën e Shekspirit. Ky objekt u dogj në shekullin XVII dhe u rindërtua. Askush sot në Londër nuk e çon ndër mend shembjen e tij, për shkak të ‘ arkitektur­ës së vjetër’. Përkundraz­i, ai mirëmbahet, ruhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Në të jepen shfaqje, që është ëndërr të shkosh e t’i shohësh. Dhe në këtë formë, duhet të ishte bërë edhe Teatri ynë.

Pati shumë zëra me peshë, specialist­ë në fushën e arkitektur­ës, restaurimi­t, studiues etj., që e kundërshtu­an shembjen... Profesor Emin Riza, madje ngriti zërin disa herë, duke propozuar që të shpallej Monument i Kategorisë së Dytë..., por u shpërfillë­n. Si e shikoni këtë?

Ajo godinë e ka ende statusit e Monumentit të Kategorisë së Dytë, pasi ligjërisht ende nuk është hequr nga lista. Edhe në këtë pikë luhet shumë nga institucio­net që paguhen për mbrojtjen e monumentev­e. Objekti i Teatrit Kombëtar si pjesë përbërëse e gjithë Ansamblit Arkitekton­ik figuron në listë si Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, me VKM nr. 180, datë 13 Prill 2004. Madje, në vitin 2015, kur drejtues në Ministrinë e Kulturës ishin po të njëjtët, që drejtojnë sot, Teatrin e vunë përsëri në mbrojtje paraprake. Në vitin 2017 u reduktua qendra historike, por Teatri nuk u hoq nga zona e mbrojtur. Deri më sot, nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave, ku të thuhet se këtij objekti i është hequr ky status. Pra, si përfundim, Teatri Kombëtar, edhe sot është Monument Kulture i Kategorisë së dytë, status që nuk i është hequr ligjërisht.

Siç ju thoni, mbetet statusi i godinës ( tanimë inekzisten­te) si Monument i Kategorisë së Dytë, si e shikoni faktin që vetë drejtorja e IMK, Arta Dollani, vë firmën për shembjen e tij?

E turpshme! Është shumë e turpshme! Nuk arrij ta kuptoj mungesën e profesiona­litetit të këtij personi. Madje, po ju përmend një rast, të cilin e kam kritikuar gjithmonë, sepse edhe sot, Teatrin e Butrintit vazhdon ta quaj Amfiteatër. Studentët e Arkitektur­ës, që në vitin e parë e kanë mësuar ndryshimin konceptual, ndërmjet Teatrit dhe Amfiteatri­t. Butrinti ka Teatër. Amfiteatër, në vendin tonë deri më sot, ka vetëm Durrësi. Përpos kësaj, asnjë arkitekt, nuk mund të firmoste shembjen e Teatrit. Më vjen keq për ata që e kanë bënë!

Profesor Riza, zv. ambasadori i OSBE, Robert Wilton ( në cilësinë e studiuesit), e të tjerë emra me peshë, u shprehën se Tirana nuk e ka luksin për të prishur objekte të vjetra historike, pasi i ka të pakta. Çfarë i mbetet Tiranës prej memories historike në këtë kontekst?

Së pari, nuk e ka luksin, e dyta, pse duhej të prishej? Një Teatër i ri mund të bëhej diku tjetër, ka hapësira plot. Unë kam qenë dhe kundër prishjes së stadiumit. Ai stadium, duhej të ruhej ashtu sikundër ishte. Tanimë stadiumi i ri ka prishur të gjithë peizazhin arkitekton­ik të zonës. Nga shumë persona dëgjova që kërkonin të gjenin si justifikim faktin që Teatrit kishte arkitektur­ë fashiste... mirëpo në ato vite, për projektimi­n e tij dhe të objekteve të tjera, erdhën arkitektët më të mirë italianë. Ishin po ata arkitektë të shkëlqyer, që kishin projektuar në Romë, nuk erdhën arkitektë të kategorisë së dytë. Më ka bërë shumë përshtypje në zonën e Garbatellë­s ( Romë) në Itali, ( një zonë e ndërtuar për banorët, shtëpitë e të cilëve u shembën pasi ishin ndërtuar mbi rrënojat e forumeve romake, nga Koloseu deri në Qendër të Romës) ishte një rrugë me emrin “Luigi Luiggi”, i cili ka qenë një nga inxhinierë­t hidrotekni­k, që kishte ardhur në Durrës dhe që ka bërë projektin për tharjen e kënetës. Pra, te ne asokohe erdhën specialist­ët më prestigjio­zë, emra të respektuar, jo vetëm në Itali, por në mbarë botën. Ata bënë këtë lloj stili arkitekton­ik dhe këtu dua të theksoj se koncepti urbanistik në Bulevard, është një koncept i bukur dhe shumë i avancuar.

Ju e përmendët faktin se stadiumi nuk qëndron në harmoni në lidhje me objektet e tjera, diçka e tillë është diskutuar nga specialist­ët edhe për projektin e Bjarke Ingels...

Bjarke Ingels është një nga arkitektët e mirë të botës, por ai projekt mund të shkonte diku tjetër, jo aty. Nuk mund t’u ndërhysh me dhunë këtyre godinave ekzistuese. Ajo godinë e projektuar për t’u ndërtuar aty, nuk lidhet me objektet e tjera, përpos idesë tronditëse që do ndërtohet aty ku ishte një objekt historik, një memorie arkitekton­ike e kulturore. Dhe nga aspekti ekonomik, që përmendet shpesh, ajo godinë duhej të ruhej, se vlera e restaurimi­t nuk do të shkonte aq sa për të bërë të gjithë këtë ndërtim masiv. E njëjta gjë, vlen edhe për rastin e stadiumit. Kujtoj që gjatë periudhës së ndërtimit të Stadiumit, një prej specialist­ëve të Institutit tha se “po e restaurojm­ë”, gjë që ishte një tregues shumë i fortë injorance. Si mund të flitet në këtë rast për restaurim?!

Sikundër për stadiumin, edhe në rastin e Teatrit nuk mund të flitet më për restaurim, por për ndërtim. Profesor Riza theksoi se ajo vlerë është e pazëvendës­ueshme. Në këtë aspekt, çfarë mund të sillte prej saj rindërtimi i premtuar prej artistëve që e mbrojtën?

Rindërtimi mbetet me vlerë simbolike, për të thënë: DO ta ribëjmë siç ishte, kundër ndërhyrjes, që ndodhi aty. E keqja është se tek ne nuk fitohet me qytetari, pasi nëse do të ishte ashtu, objekti do të ishte ende.

Të martën ishit në protestë bashkë me anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit?

Ata njerëz unë i kam parë me respekt të thellë, tek mbanin një protestë të bukur qytetare, një protestë me art, ku ftuan personalit­etet më me peshë të vendit, por jo vetëm. Vetë zv. Ambasadori i OSBE, Robert Wilton, u ngjit në atë skenë për të recituar dhe ky ishte një mesazh simbolik. Ata artistë, për mua janë heronj! Patjetër që në 18 maj dola në protestë, por ajo nuk qe një protestë e zakonshme. Ishte një protestë dhimbjeje. Dhimbje për Teatrin që u prish. Një protestë për mbrojtjen e qytetarisë, për mbrojtjen e memories, për mbrojtjen e kulturës të këtij vendi, ku ne kemi lindur e jemi rritur.

Dikush e quajti shembjen e Teatrit “vdekjen e dytë të Maks Velos”...

Maksi Velo ka qenë një nga personat më të përkushtua­r për këtë kauzë. Keqardhjes sime të madhe për ndarjen e tij nga jeta, i shtohet edhe kjo ngjarje. Mendova se shpirti i Maksi Velos do ta ruante Teatrin, sa keq për ata që e prishën!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania