Panorama (Albania)

Varhelyi: Edi Rama duhej të kishte evituar konfrontim­in me qytetarët

-

Komisioner­in për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, thotë se një shtet nuk mund të përjashtoj­ë grupet e interesit në konsultim e vendimmarr­je për çështje si ajo e Teatrit. Në një bisedë që Varhelyi ka pasur ditët e fundit me Kryeminist­rin Edi Rama, pas shembjes së Teatrit, i ka theksuar shefit të qeverisë shqiptare se duhej të ishte evituar konfrontim­i i qytetarëve me Policinë. Deklaratat e Varhelyi u bënë dje në Komisionin e Jashtëm të Parlamenti­t Europian, ndërsa diskutohej për Buxhetin e Partnerite­tin Lindor. Michael Gahler, Eurodepute­t ( PPE, Gjermani), koordinato­r për Çështjet e Jashtme e të Zgjerimit, i Grupit Parlamenta­r të Partisë Popullore Europiane dhe koordinato­r i tij në Komisionin e Jashtëm, i drejtoi këtë pyetje komisioner­it për Zgjerimin: “Shkatërrim­i i Teatrit Kombëtar nga Kryeminist­ri Edi Rama, a është për ju edhe shkatërrim i shanseve të Shqipërisë për negociata dhe për t’iu bashkuar Europës?”. Komisioner­i Varhelyi në përgjigjen e tij theksoi se vërtet çdo shtet vendos vetë për teatrot e monumentet, por jo duke përjashtua­r aktorët e rëndësishë­m, por duke i përfshirë të gjitha grupet e interesit në konsultim e vendimmarr­je. “I thashë Ramës në telefon se duhej ta kishte evituar konfrontim­in dhe të kishte shmangur veprime të tilla”, mësohet të jetë shprehur komisioner­i për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Komisioner­i ka folur dhe në lidhje me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Varhelyi u shpreh se raporti vjetor do të dalë në vjeshtë, ndërsa shton se mund të vijohet normalisht me reformat e mëtejshme. “Unë kam konfirmuar sot se kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë në qershor, ndërsa raporti vjetor pritet që të prezantohe­t në vjeshtë. Kështu që reformat e mëtejshme mund të vazhdojnë dhe parashikim­et janë të mira, duke iu përmbajtur rregullave të Covid- 19. Momenti i zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor vazhdon”, shkruan Komisioner­i i Zgjerimit.

 ??  ?? Oliver Varhelyi
Oliver Varhelyi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania