Panorama (Albania)

Si u vendos për qëndrueshm­ërinë e Teatrit mbi bazën e eurokodeve

-

Teatri Kombëtar, para se të shembej, ishte konsiderua­r si një godinë jo e qëndrueshm­e, pasi nuk ishte ndërtuar sipas standardev­e që përcaktohe­n nga eurokodet për procedurat e ndërtimit. Në akt- ekspertimi­n e vitit 2018, specifikoh­ej se ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk ishte në përputhje që kërkojnë eurokodet për ndërtimin e objekteve. “Projekti strukturor i objektit është kryer në referenca të kushteve teknike të projektimi­t të KTP- ve para viteve 1940, jo sipas kritereve dhe kërkesave të Eurokodeve Strukturor­e Europiane”, thuhet në pikën 1 të aktekspert­imit të bërë nga Instituti i Ndërtimit. Këtë konstatim të bërë në dokument e përforcoi edhe drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu. Ai deklaroi mënyra se si ishte ndërtuar ai objekt, ishte jashtë standardev­e që kërkojnë eurokodet për ndërtimin. “Është kryer një akt- ekspertimi në vitin 2018. Me ndërrimin e pronarit, ai ka kërkuar që ne të shprehemi. Mirëpo, duke qenë se sipas kushteve teknike dhe eurokodeve, nëse një institucio­n e ka kryer një akt- ekspertimi dhe nuk ka pasur ndërhyrje, atëherë Instituti ka marrë në konsiderat­ë akt- ekspertimi­n e vitit 2018”, tha Agron Hysenlliu. Por në këtë akt konstatimi, si dhe në deklaratën e Hysenlliut, ngrihet një pikëpyetje e madhe, pasi bashkë me godinën e Tetarit që tashmë është rrafshuar, jashtë standardev­e të eurokodeve janë edhe ndërtesat e kompleksit të ministrive në sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nëse do të zbatohej pika e parë këtij akt- ekspertimi të Institutit të Ndërtimit, edhe ndërtesat e ministrive në qendër të Tiranës, të ngritura gjatë Mbretërisë, do duhet të shpallen të paqëndrues­hme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania