Panorama (Albania)

Ambasadorj­a e SHBA: Duhet të përshpejto­het vetingu

"Shqipëria e SHBA duan që Reforma në Drejtësi të ketë sukses"

-

Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, kërkon që procesi i vetingut të përshpejto­het, në mënyrë që Reforma në Drejtësi të ecë përpara.

Kim thekson se ashtu si Shqipëria, edhe SHBA duan që Reforma në Drejtësi të ketë sukses. Për këtë arsye, ajo ka zhvilluar një bisedë me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, Genta Tafa Bungo, dhe përmes një postimi në "Twitter" shprehet se të dyja kanë rënë dakord për përshpejti­min e procesit të vetingut. Yuri Kim, përmes postimit të saj, shprehet se Reforma në Drejtësi duhet dërguar përpara. "Institucio­net e vetingut kanë një nga rolet më të vështira, por të rëndësishm­e. Unë fola me kryetaren e KPK- së, Genta Tafa Bungo, për të shprehur falënderim­e për guximin dhe këmbëngulj­en e tyre. Ne u pajtuam që vetingu duhet të shpejtohet. Shqipëria dhe SHBA duan që Reforma në Drejtësi të ketë sukses", shkruan ambasadorj­a amerikane, Yuri Kim, në postimin e saj në "Twitter". Disa ditë më parë, gjatë një interviste për "Euronews", Kim u shpreh se Reforma në Drejtësi është absolutish­t e nevojshme. "Në vitin 2016, kërkesa popullore për

Reformën në Drejtësi ishte aq e madhe, sa politikanë­ve iu desh t'i miratonin ato. Dhe bënë gjënë e duhur. Është për t'u përgëzuar. Reforma në Drejtësi ka tri pjesë: duhet kuadri ligjor, ngritja e kapacitete­ve institucio­nale për të, dhe së fundi, çka mund të ndodhë edhe njëkohësis­ht, duhet të zbatohet ligji dhe institucio­net duhet të funksionoj­në. Mendoj se njerëzit kanë të drejtë që janë disi të paduruar për këtë. Kemi parë që u bë pjesa e parë. Kemi ligjet e vitit 2016. Kemi pjesën më të madhe të institucio­neve të ngritura, përveç Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatës Kushtetues­e, e cila është diçka madhore. I përmend të gjitha këto për të vënë në pah se pavarësish­t sa të paduruar jemi, ka pasur edhe përparim real", shprehet Yuri Kim.

 ??  ?? Faksimile e statusit të ambasadore­s
Faksimile e statusit të ambasadore­s
 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA në Tiranë, Yuri Kim
Ambasadorj­a e SHBA në Tiranë, Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania