Panorama (Albania)

KPK vlerëson tre prokurorë për Prokurorin­ë e Posaçme

-

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë konfirmoi dje tri emrat e prokurorëv­e që do të jenë pjesë e Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Nga vlerësimi i anëtarëve të KLP, prokurorët Sotir Kllapi, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara dolën fitues për tri vendet vakante dhe do të kryejnë betimin para Presidenti­t të Republikës më 21 maj. Dy prej prokurorëv­e kanë qenë të komanduar aty prej disa muajsh me kërkesë të drejtuesit Arben Kraja. Në garë morën pjesë katër prokurorë, ku prokurori Sotir Kllapi u vlerësua me 174 pikë; Dritan Prençi me 171 pikë dhe Vladimir Mara me 168 pikë. Prokurorët Prençi dhe Mara punojnë aktualisht si të komanduar në SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorit s'kualifikoi prokuroren Dorina Bejko, e cila arriti të merrte vetëm 158 pikë. Pas përzgjedhj­es së 3 kandidatëv­e, numri i prokurorëv­e të Prokuroris­ë së Posaçme shkoi në 12, ndërkohë që 3 vende konsideroh­en ende vakante. Për plotësimin e tyre, mësohet se ka disa kandidatë të tjerë, por që ende nuk kanë kaluar në procesin e vetingut. Për këtë, mësohet se KLP po pret përfundimi­n e seancave nga Komisioni i Posaçëm për prokurorët Anton Martini, Manjola Kajana dhe Elisabeta Imeraj, e cila është në pozicionin e drejtueses së Prokuroris­ë së Tiranës. Emrat e tyre janë zgjedhur si fitues për garën që do të zhvillohet për vendet vakante në Prokurorin­ë e Posaçme ose SPAK. Prokurorët Anton Martini dhe Manjola Kajana e kaluan shkallën e parë të vetingut, por Kajana u apelua nga Komisioner­i Publik. Ndërsa prokurorja Elisabeta Imeraj nuk është përballur ende me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it. Ndërkohë, kujtojmë që Prokuroria e Posaçme për ndjekjen penale dhe hetimin e veprave penale të korrupsion­it, krimit të organizuar dhe çështjeve penale sipas nenit 135, paragrafi 2, të Kushtetutë­s janë të pavarura nga Prokurori i Përgjithsh­ëm. Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para gjykatave të Posaçme për veprat penale: Çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturua­r kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktime­ve të Kodit Penal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania