Panorama (Albania)

Plani i masave, ja si lehtësohet lëvizja

-

Plani i masave lehtësuese që ka nisur prej fillimit të kësaj jave parashikon heqjen e kufizimit të lëvizjes në zonat e gjelbra, ku është shtuar edhe Qarku i Fierit. Nga ana tjetër, fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe është zgjatur deri në orën 21: 00 për lëvizjen dhe aktivitete­t e biznesit. Prej së hënës, po ashtu janë hequr të gjitha autorizime­t për lëvizjen e këmbësorëv­e dhe automjetev­e gjatë javës, ka nisur zhvillimi i procesit mësimor për maturantët, janë hapur muzetë, biblioteka­t, arkivat, si dhe janë hapur bare/ restorante vetëm në ambiente të hapura. Me rëndësi është gjithashtu rifillimi i operacione­ve me planifikim dhe rikthimi në normalitet i shërbimeve të tjera mjekësore.

Nga 1 mijë mjekë dhe infermierë që kanë kryer testin e gjakut, 8% prej tyre kanë rezultuar që e kanë kaluar koronaviru­sin.

Prej fillimit të kësaj jave, Ministria e Shëndetësi­së ishte treguar e rezervuar në dhënien e informacio­neve mbi numrin e testeve të kryera. Një ditë më parë ishte vetë ministrja Manastirli­u, e cila tha se deri tani janë 1 mijë personel shëndetëso­r që e kanë kryer këtë analizë dhe 8 për qind e tyre kanë krijuar antitrupa, pra janë të mbrojtur. “Kemi vijuar me testimet e serologjis­ë për evidentimi­n e krijimit të antitrupav­e te grupet e riskut. Janë më shumë se 1 mijë personel shëndetëso­r, të cilët kanë kryer analizën serologjik­e. Rreth 8% e tyre kanë krijuar antitrupa, pra rezultojnë 8% që kanë IGG pozitive”. Testet serologjik­e shërbejnë për të kuptuar nëse kemi qenë të infektuar apo jo. Pas stafeve mjekësore, këto teste do të shtrihen në popullatë për të pasur një panoramë të saktë të sulmit të këtij virusi në popullatë.

RASTET E REJA Për të parën herë që nga fillimi i epidemisë, numri i rasteve të reja është ulur në 1. Pra, në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv me COVID- 19 vetëm një person. E qetë paraqitet situata edhe në spital, ku vijon të mos ketë shtrime të reja prej disa ditësh. Sipas ministrisë, në Spitalin Infektiv aktualisht janë 15 persona, 3 prej të cilëve në terapi intensive. “Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me COVID- 19. Të shëruar janë 15 qytetarë. Në Spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshm­e prej ditësh, me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive. Prej më shumë se dy javësh, fatmirësis­ht nuk kemi asnjë humbje jete”. Në të gjithë vendin janë infektuar 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar. “Në vendin tonë, aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID- 19. Edhe pse situata paraqitet e kontrollua­r, vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimi­n fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat te të afërmit”, ka apeluar Ministria e Shëndetësi­së. Tirana, Kruja dhe Durrësi mbeten qytetet që kanë edhe numrin më të lartë të të infektuarv­e.

TESTIMET Nga Laboratori i Virologjis­ë në ISHP, Manastirli­u tha se pas rihapjes do të intensifik­ohen testet. Numri i ulët i tamponëve ka ngjallur në mënyrë të vazhdueshm­e polemika. Të dhënat tregojnë se jemi të fundit në Europë që bëjmë më pak teste për 1 milionë banor. Pavarësish­t alibisë së ngritur, që kjo është pjesë e strategjis­ë së ekspertëve, duket se mungesa e kiteve ka diktuar numrin e ulët të testeve. Dje, sipas ministrisë, fondit të ISHP- së i janë shtuar 11 mijë kite. “Ajo çfarë është e rëndësishm­e është se ky Laborator do të vijojë të ofrojë të njëjtin standard dhe do të jetë edhe në vijim i furnizuar, pasi çfarë kemi bërë deri sot është që kemi qenë në një linjë me strategjin­ë e miratuar dhe me të gjitha rekomandim­et e strukturav­e ndërkombët­are. Çfarë duhet tashmë nga ky moment dhe në vijim është forcimi i kapacitete­ve të Laboratori­t të Institutit të Shëndetit Publik për të vijuar dhe për të pasur testime, për të gjurmuar dhe për të izoluar çdo rast të dyshuar”, tha Manastirli­u, e cila bëri apel që në këtë fazë të rihapjes të rritet vigjilenca e strukturav­e, për të mundësuar në kohë reale testimin e rasteve, gjurmimin dhe izolimin, në mënyrë që të kemi parandalim dhe kufizim të përhapjes së virusit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania