Panorama (Albania)

Lotar Mateus: Tani prisni vetëm krosi dyshe për titullin

-

Lotar Matues në analizën e tij të përjavshme për "Sky" tha se lufta për titull në Gjermani tani do të jetë vetëm midis Bajernit dhe Borusias së Dormtundit. Ish- lojtari i Kombëtares gjermane u shpreh se java e 26ishte një tregues i qartë i asaj që na pret në javët në vazhdim. "Ndoqa me vëmendje ndeshjet e kësaj javë, mund të them se skuadra që më bindi mua dhe të gjitha ishte Borusia. Verdhezijn­të në mënyrë surprizë treguan forcën e tyre edhe pse pa 4 lojtarë titullarë. Të fitosh në derbi pa tifozë, me rezultat të tillë, nuk është e lehtë. Aq me tepër kur vjen nga një ndërprerje prej 2 muajsh. Bajerni kishte mundësi të ndiqte rivalët dhe besoj se sinjali është marrë nga skuadra e Flik", tha Mateus. Për kampionët në fuqi, Mateus mendon se fitorja në Union ishte një detyrim, por loja la shumë për të dëshiruar. "Të gjithë presim ndeshje të mira nga bavarezët, por jo gjithmonë mund të ndodhë kështu. Megjithatë, për momentin rëndësi kanë tri pikët. Lufta për titull do të jetë shumë e fortë dhe spektakola­re. Ndesha direkte do të jetë padyshim një tregues i qartë se kush do ta meritojë trofeun në fund të sezonit. Në opinionin tim, Bajerni ka diçka më shumë në këto momente, por Borusia mund të kthehet e frikshme me Rojs, Xhan dhe Vitsel. Haland tregoi edhe njëherë tjetër se është një sulmues i kalibrit Botëror edhe pse është vetëm 19- vjeç". Mateus tha se Lajpcig nuk ka më asnjë mundësi për të qenë pretendent edhe pse matematika ia lejon këtë gjë. "Barazimi në shtëpi nga një skuadër si Fraiburg është e pafalshme nëse kërkon të jesh skuadër pretendent­e për titull. Tani ata duhet të mendojnë se si të ruajnë vendin e tretë për të marrë pjesë në Champions. Një kompeticio­n i rëndësishë­m, në të cilin janë ende në garë. Nagelsman është një trajner i ri dhe ndoshta do t'i duhen edhe 2- 3 vite për të fituar eksperienc­ën e duhur në Bundesligë. Por ata janë kthyer pa dyshim në një skuadër elite në Gjermani dhe kjo është diçka e mirë për kampionati­n", përfundoi Mateus.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania