Panorama (Albania)

Pensionet, emrat që marrin shtesën e re

ISSH miratoi dje përfituesi­t e rinj të pensionist­ëve që marrin shtesën e pensionit. Gazeta boton 432 emrat në Tiranë e rrethe, deri në 20% më shumë pension

-

Janë 432 pensionist­ë nga radhët e minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e që kanë gati shtesën e re. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar dje emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe.

“Ka arritur në 12,742 numri i përfituesv­e nga ligji nr. 29/ 2019 ' Për trajtimin financiar suplementa­r të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit e të punonjësve që kanë punuar në metalurgji'. Për periudhën 12- 18 maj 2020 u shtuan dhe 432 përfitues. Vazhdon puna me ritme të shpejta për mbylljen me sukses të këtij procesi, në mënyrë që gjithkush të marrë shërbimin e merituar", ka bërë me dije ISSH- ja. Mbi bazën e ndryshimev­e ligjore, shtesa varion nga 12 deri 20 për qind mbi masën e pensionit. Efektet e ligjit për trajtimin me pensione suplementa­re të minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e kanë nisur që nga data 5 korrik të vitit të kaluar, kjo do të thotë që bashkë me shtesën e muajit maj, pensionist­ët do të marrin edhe shtesën e 9 muajve të kaluar. Këtë shtesë mbi pension e përfitojnë të gjithë personat, që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a të vështira dhe shumë të vështira. Gjithsej, nga të dhënat zyrtare mësohet se janë rreth 23 400 pensionist­ë, që përfitojnë nga skema e re suplementa­re. Rritja për minatorët është me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0.6 për qind. Në këtë mënyrë, sa më shumë vite pune, aq më i lartë do të jetë edhe përfitimi. Krahas kësaj është ulur edhe pragu kontributi­v. Kështu, për të marrë pension të plotë, këto tri kategori mjafton të kenë 30 vite pune dhe jo 37 sa kërkohen aktualisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania