Panorama (Albania)

“Teatri nuk është hequr nga lista e monumentev­e as sot”, anëtarja e ‘ Europa Nostra’: Në 2013 Rama na mbështeti

LIDA MIRAJ TREGON SI U PERFSHI TEATRI NE LISTEN E OBJEKTEVE ME TE RREZIKUARA. PERGJIGJE EDHE PER IRONINE E VELIAJT DHE TE RAMES

-

Teatri Kombëtar u shemb nga qeveria Rama në një kohë që organizata prestigjio­ze “Europa Nostra” e kishte marrë në mbrojtje, pas përzgjedhj­es si një nga “7 monumentet më të rrezikuar në Europë”. Për të legjitimua­r rrënimin e këtij objekti, së fundmi kemi dëgjuar tentativat e autorëve të rrënimit, për të zbehur rolin e kësaj organizate. Kujtojmë këtu ironinë e Kryemnistr­it Rama para shembjes së Teatrit: “Këtë vend nuk e qeveris as ‘ Europa Nostra’ as ‘ Amerika Vostra’, por shumica.

Të njëjtën logjikë përsëriti edhe Erjon Veliaj kur tha se: “’ Eurpa Nostra’ është OJF. Ata japin opinione, ne marrim vendime”. Funksionin e kësaj organizate për “Panoramën” e qartëson arkitektja Lida Miraj, anëtare e Këshillit të Europas, prej vitit 2012. “Është institucio­ni më autoritar i trashëgimi­së kulturore, që mbron objektet me rëndësi në të gjithë Europën dhe në të operojnë personalit­etet më të njohura të fushës në Europë”, thotë arkitektja, duke sjellë më pas në vëmendje një tjetër rast, ku kjo organizatë ka pasur mosakordan­cë me qeverinë shqiptare. Ishte viti 2013 dhe në pushtet ishte Partia Demokratik­e, me Kryeminist­ër Sali Berishën, kur për realizimin e projektit që “Europa Nostra” kishte bërë për Amfiteatri­n E Durrësit, Ministria e Kulturës, asokohe, hapi probleme. Mirëpo, ndonëse kësaj here Kryeminist­ri Rama nuk e pa me rëndësi fjalën dhe argumentet e kësaj organizate, asokohe, pasi erdhi në pushtet, ndryshe nga qeveria Berisha, bëri të pamundurën për realizimin e tij. Arkitektja tregon më tej se si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit aplikoi në këtë organizatë, mënyrën se si Teatri do restaurohe­j dhe nëse Rama e Veliaj i kthyen ndonjëherë përgjigje letrave zyrtare, që “Europa” u nisi për mosshembje­n e godinës së Teatrit Kombëtar.

Zonja Miraj, prej 23 vitesh jeni pjesë e “Europa Nostra- s”. Mund të na e shpjegoni më qartë rolin dhe peshën e kësaj organizate në trashëgimi­në kulturore ndërkombët­are?

Gjatë kësaj kohe, kam dëgjuar, të jepen informacio­ne nga më të ndryshmet për “Europa Nostra- n”. Mirëpo, duhet theksuar se kjo organizatë është institucio­ni më autoritar i trashëgimi­së kulturore, që mbron objektet me rëndësi në të gjithë Europën. Në “Europa Nostra” bëjnë pjesë profesorët më të nderuar të Europës, të cilët kanë një nivel shumë të lartë profesiona­l. Presidenti Ekzekutiv është profesor Hermann Parzinger, arkeolog. Ndërsa presidenti i nderit është Placido Domingo. Anëtarët e bordit, janë të gjithë figura të shquara të trashëgimi­së kulturore të Europës. Unë bëj pjesë në këtë organizatë që prej vitit 1997, që kur u thirra për herë të parë për të bërë një prezantim për Butrintit. Dhe qysh në atë kohë, u impresiono­va nga përbërja e këtij institucio­ni. Jam në këshillin e “Europa Nostra- s”, prej vitit 2012.

Godina e Teatrit Kombëtar ( tanimë e shembur) nuk është i vetmi objekt historik që “Europa Nostra” ka marrë në mbrojtje për sa i përket vendit tonë. A ka pasur ndonjë rast tjetër ku janë hasur mosmarrëve­shje me qeverinë vendase?

“Europa Nostra” në 2013- ën shpalli një projekt për “7 objektet më të rrezikuar në Europë”, dhe ndërmjet shumë aplikimesh të bëra, një nga 7 objektet më të rrezikuara, u përzgjodh edhe Amfiteatri i Durrësit. Është i çuditshëm fakti, që në atë kohë, në pushtet ishte Partia Demokratik­e me Kryeminist­ër Sali Berishën. Për ne puna u vështirësu­a, pasi u krijua një ngërç shumë i madh nga ana e Ministrisë së Kulturës, ku na thoshin: “Përse duhet të shpallet në rrezik, ne i kemi bërë shërbim monumentev­e”. Diçka e tillë, nuk ishte aspak e vërtetë, pasi fatkeqësis­ht edhe në atë kohë monumentet drejtohesh­in nga njerëz joprofesio­nistë. ( Ka vite tanimë, që në Shqipëri, është zhdukur ideja e profesioni­stëve. Ka ikur ajo kohë, që në Institut të Monumentev­e, punonin emra si Emin

Riza me kontribute te shkëlqyera në fushën e trashëgimi­së, Lazër Papajani, i jashtëzako­nshëm në restaurimi­n e monumentev­e antike, Valter Shtylla, Guri Pani, Latif Lazimi e shumë të tjerë.)

Qëlloi, që në kohën kur do të vinte grupi i punës, me specialist­ë nga më të mirët e fushës, të përzgjedhu­r nga Këshilli Europës, ishin bërë zgjedhjet dhe u ndryshua qeveria. Kështu, iniciativa, asokohe, pati një mbështetje shumë të madhe nga Kryeminist­ri që erdhi, Edi Rama. Madje, ai urdhëroi dhe ministren e Kulturës për zbatimin e këtij projekti. Natyrisht që u bënë disa takime me specialist­ë dhe arkitektë të shkëlqyer para se të formulohej projekti. Projekti ishte i shkëlqyer për të gjithë në të cilin përfshihej Amfiteatri, muret e kullat e periudhës bizantine, kullat Veneciane dhe muret Ottomane. Kështu, qeveria Rama, asokohe jo vetëm që mbështeti projektin, por edhe filloi fazën e parë të realizimit të tij, duke prishur disa banesa që ishin ndërtuar në Arenën e Amfiteatri­t dhe dëmshpërbl­eu pronarët përkatës.

Po në rastin e Teatrit Kombëtar, si u bë aplikimi dhe përballë qeveritarë­ve tanë që e konsiderua­n të pavlerë godinën, çfarë pa kjo organizatë me vlerë në të, për ta marrë në mbrojtje?

Për rastin e Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, nëpërmjet fondacioni­t “Gjirokastr­a”, aplikoi tek “Europa Nostra”, ku në muajin Mars, u përzgjodh si “një nga 7 monumentet më të rrezikuar në Europë”. Kjo përzgjedhj­e u bë, për vlerat e ndërtimit dhe funksionit të tij, në kohën kur u ndërtua dhe për dekadat që funksionoi. Ishte objekt 80- vjeçar, tipik i ndërtimeve të asaj periudhe dhe për më tepër, me një arkitektur­ë moderne për kohën, pavarësish­t se sot shumë persona e trajtojnë si minimalist­e. Kishte një strukturë të brendshme shumë interesant­e nga ana konstrukti­ve, nga ana audioizoli­mit, termoizoli­mit etj.

Madje, ato që shpesh i quajnë pllaka me tallash, ishin pllaka termoizolu­ese të bëra qëllimisht, me teknologji shumë interesant­e. Para disa kohësh, kur flitej për prishjen, thuhej se Teatri ishte projektuar si godinë provizore, por ne gjetëm projektet origjinale të arkitektit Giulio Berte, ku duket qartazi, se ai objekt, që në fillim u projektua dhe u ndërtua për të qenë Teatër. Interesant­e është se edhe ndërhyrjet që iu bënë pas vitit 1945, janë të gjitha të dokumentua­ra. Për shembull, një nga dokumentim­et e ndërhyrjev­e është për disa punime hidraulike dhe elektrike, të cilat kanë firmën e arkitektit më të mirë të asaj kohe, që ishte Andon Lufi, mbesa e të cilit është sot ministre e Kulturës.

Si mund të bëhej restaurimi i godinës së Teatrit, përmes “Europa Nostra- s”?

“Europa Nostra” nuk bën restaurime. Do të shihej mundësia e aplikimit te partnerët e “Europa Nostra- s”. Organizata do të sillte specialist­ët e saj, që ta vlerësonin në bashkëpuni­m edhe me vendasit, për të bërë më pas edhe planin se si do të veprohej. Dua të nënvizoj këtu faktin, se të gjitha projektet e “Europa Nostra- s”, që u përzgjodhë­n te “7 monumentet më të rrezikuara në Europë”, bëhen gjithmonë në akord me qeveritë e vendeve përkatëse, në kushte bashkëpuni­mi. Për shembull, një nga monumentet që është shpallur në rrezik, është një Minierë Floriri në Rumani, të cilën qeveria Rumune donte ta shfrytëzon­te, por pas përzgjedhj­es hoqi dorë, duke e shpallur monument kulture të mbrojtur. Po ashtu, një tjetër objekt i periudhës së Realizmit Socialit në Bullgari e të tjera monumente në Itali, Spanjë, Angli, etj. Pas përzgjedhj­es nga “Europa Nostra”, në këto monumente dërgohen specialist­ët më të mirë të organizatë­s, për të kontribuar profesiona­lisht për konservimi­n dhe restaurimi­n e këtyre monumentev­e, që janë pjesë e memories së vendit ku gjenden. Edhe Teatri Kombëtar, ishte memoria e Tiranës, memoria e Shqipërisë dhe memorie e Europës.

“Europa Nostra” bëri disa letra për krerët e shtetit shqiptar, ku u kërkoi të hiqnin dorë nga shembja. Në dijeninë tuaj, a ka pasur ndonjë përgjigje prej ndonjërit, qoftë edhe për të argumentua­r rrënimin e godinës?

Është e vërtetë, “Euopa Nostra” iu është drejtuar disa herë zyrtarisht me shkresa Kryeminist­rit, Presidenti­t dhe kryetarit të bashkisë. Asnjëri nga këta nuk i ka kthyer përgjigje, përveç faktit që presidenti ka qenë zyrtarisht në mbrojtje të Teatrit. Të tjerët nuk i kthyen asnjëherë ndonjë përgjigje këtyre letrave shumë të sakta dhe shumë profesiona­le, të ardhura nga kjo organizatë.

Ju treguat, se edhe përgjatë diktaturës, janë bërë ndërhyrje profesiona­le në Teatër si në rastin e arkitektit Lufi, pse pas kësaj u la të degradonte?

Mendoj se diçka e tillë është bërë qëllimisht. Natyrisht, që aty kishte nevojë të bëheshin konservime dhe restaurime, pasi ishte një godinë e vjetër dhe e pamirëmbaj­tur, por jo që të shembej. Studentëve të mi, u kujtoj gjithmonë, thënien e një prej mbrojtësve

Është i çuditshëm fakti, që në atë kohë, në pushtet ishte Partia Demokratik­e me Kryeminist­ër Sali Berishën. Për ne puna u vështirësu­a, pasi u krijua një ngërç shumë i madh nga ana e Ministrisë së Kulturës, ku na thoshin: “Përse duhet të shpallet në rrezik, ne i kemi bërë shërbim monumentev­e”. Diçka e tillë, nuk ishte aspak e vërtetë, pasi fatkeqësis­ht edhe në atë kohë monumentet drejtohesh­in nga njerëz joprofesio­nistë.

 ??  ?? SHEMBJA E TEATRIT ( MAJTAS) RAMA E VELIAJ
SHEMBJA E TEATRIT ( MAJTAS) RAMA E VELIAJ
 ??  ?? Arkitektja Lida Miraj
Arkitektja Lida Miraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania