Panorama (Albania)

Kroaci/ Shqiptarët bëjnë testet e dyta për koronaviru­sin

-

Së fundmi ka dalë një skandal shumë i madh në lidhje me kompaninë ajrore "Air Albania", ku partner kryesor është edhe administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi. Ky i fundit është paditur nga biznesmeni turk, Adnan Polat, në Prokurorin­ë e Stambollit për mashtrim.

Kjo është bërë e ditur nga mediat turke, të cilat shkruajnë se Idrizi i ka kërkuar para biznesmeni­t për të blerë një kompani nafte në vendin tonë, kontratë e cila nuk është përmbushur. Në shkrimin e medias turke "Hurriyet" thuhet: "Adnan Polat, biznesmeni i famshëm, ishpreside­nt i Gallatasar­ajit, është mashtruar në Shqipëri. Adnan Polat, i cili është dhe presidenti i Polat Grup, ka dorëzuar në Prokurorin­ë e Stambollit një padi penale me pretendimi­n se kompania e Sinan Idrizit, ' Air Albania', i ka kërkuar para me premtimin se do të blinte një kompani naft, por kontrata nuk është përmbushur".

Thuhet se administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, kishte pasur një takim me biznesmeni­n turk dhe i kishte thënë se një kompani e quajtur ' Global Fluids Internatio­nal' po bënte një biznes shumë të fitimprurë­s në Shqipëri dhe ai mund ta ndihmonte nëse donte ta blinte kompaninë.

Në padi thuhet se Idrizi i kishte thënë biznesmeni­t se kompania shitej për 17 milionë dollarë dhe 3.5 milionë dollarë do të ishin si garanci dhe nëse shitja nuk do të bëhej, atëherë kjo garanci do të kthehej. Polat kishte përgatitur një projektmar­rëveshje për blerjen e aksioneve në nëntor 2016. Pas kontratës, Idrizi tha se zyrtarët e kompanisë kishin kërkuar që paratë të kalonin nga ai në cilësinë e të besuarit dhe jo përmes bankës. Kështu, Polat kishte dërguar tarifën e parapagimi­t në llogarinë e

Në futbollin kroat është koha për të kryer testet e dyta për koronaviru­sin. Ismajli, Uzuni, Çokaj, Mersinaj, Grezda dhe të gjithë shqiptarët e tjerë që janë pjesë e kampionati­t elitar në Kroaci, këtë javë do të kryejnë testet sereologji­ke për të vërtetuar në gjak nëse kanë antitrupat apo jo, për të matur edhe nivelin e imunitetit në trup. Dy javë më parë, në Kroaci, futbollist­ët shqiptarë dhe të gjithë lojtarët apo anëtarët e klubeve kanë kryer testet me tamponë për të parë nëse janë apo jo të kontaminua­r me COVID- 19. Teksa kanë vijuar prej disa ditësh përgatitje­t dhe stërvitje të grupuara, federata e futbollit dhe shteti kroat kanë vendosur që për sportistët të kryhet edhe testi sereologji­k, për të qenë të sigurt që të gjithë janë të shëndetshë­m përpara se të rikthehen për të luajtur. biznesmeni­t pas kontratës së shitjes që ata kishin nënshkruar.

Idrizi kishte telefonuar Polat për ta informuar se kishte zgjedhje në Shqipëri dhe projekti do të realizohej pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të 2017- ës, shitja nuk u realizua. Atëherë Adnan Polat kishte kërkuar kthimin e 3.5 milionë dollarëve dhe anulimin e kontratës së shitjes. Por Sinan Idrizi nuk kishte pranuar, prandaj biznesmeni ka bërë padi në Prokurori për mashtrim dhe kanë nisur hetimet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania