Panorama (Albania)

“Marrëveshj­e për të vrarë Reformën në Drejtësi”, si reaguan Rama e Basha pas paralajmër­imit të SHBA

Rama: Nuk ka projekt në Parlament për të ndryshuar reformën. Nëse do të jetë e nevojshme, e bëjmë në dakordësi me ndërkombët­arët

- ARDIT HOXHA

MESAZHI I YURI KIM: REFORMA DUHET TE VAZHDOJE. ÇFARE KA NDODHUR NE KUVEND

Ambasadorj­a e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka ngritur alarmin për një cenim të mundshëm të Reformës në Drejtësi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkroi për disa fjalë të përhapura se është duke u punuar në fshehtësi për të dëmtuar Reformën në Drejtësi. Ambasadorj­a theksoi në reagimin e saj të shkurtër se shpreson që këto fjalë të përhapura të mos jenë të vërteta. Më tej, në postimin e ambasadore­s amerikane apelohet që reforma e dhimbshme dhe e ngadaltë të vazhdojë përparimin. “Shpresoj që fjalët për një marrëveshj­e prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe joperfekte, por është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë”, shkroi ambasadorj­a Yuri Kim.

BASHA Pak minuta pas këtij alarmi të ambasadore­s Kim erdhi edhe reagimi nga kryedemokr­ati Lulzim Basha. Ky i fundit ishte i ashpër në fjalët që publikoi në rrjetet sociale, teksa theksoi se çdo ndryshim kushtetues i reformës është ilegjitim dhe se kjo gjë po tentohet të bëhet nga ata që po përdorin pushtetin për të minuar Reformën në Drejtësi. “Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me Reformën në Drejtësi nga ky Parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijuar dhe për të minuar reformën, për të kontrollua­r politikish­t dhe për të kapur sistemin e drejtësisë”, shkroi Lulzim Basha.

RAMA

Këtë reagim të Yuri Kim, Kryeminist­ri Rama e komentoi fillimisht në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një citat nga Shekspiri. “Jam dakord! ‘ Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë këtu’, Ulliam Shekspir”, thuhej në reagimin e Kryeminist­rit Rama. Por në mbrëmje në emisionin “Real Story” në “News 24”, Rama tha se ka pasur një kërkesë ndaj ndërkombët­arëve për ta ndryshuar Reformën në Drejtësi. Sipas tij, ende nuk është në plan një lëvizje e tillë, por edhe nëse do të bëhet në të ardhmen, nuk do të kërkojë konsensusi­n nga opozita jashtë Kuvendit. “Ndërkombët­arëve u është kërkuar ndryshimi i Reformës në Drejtësi nga Presidenti Meta. Nuk ka nevojë të di më shumë për këtë. E gjithë kjo përpjekje për të ndërtuar qarkun e dytë ka synuar të njëjtën gjë që kemi parë edhe më 2017, më 2019, krijimin e një çarjeje të madhe nga pikëpamja e procesit politik, vënien në diskutim të Reformës Zgjedhore dhe kthimin pas të Reformës në Drejtësi”, deklaroi Rama mes të tjerash në “News 24”.

SORECA Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje, gjatë pasdites së djeshme reagoi edhe ambasadori i BE- së, Luigi Soreca, i cili theksoi se nuk është momenti për të prekur bazat e Reformës në Drejtësi. “Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitet­in e saj dhe forcimin e burimeve që disponohen. Shqiptarët meritojnë të kenë drejtësi të pavarur të përditshme dhe Shqipëria të vijojë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE”, shkroi Soreca. Këto alarme të ngritura nga ambasadorj­a Kim, më herët janë përmendur edhe nga ishkryetar­i i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Ky i fundit, në një fjalim në Kuvend, kërkoi që të bëhet kujdes më ndërhyrjet në Reformën në Drejtësi. Pas fjalës së Xhafajt ka pasur edhe një propozim nga deputeti socialist, Adnor Shameti, që në një mbledhje të Komisionit të Ligjeve kërkoi të bëhet një ndërhyrje në Reformën në Drejtësi.

 ??  ??
 ??  ?? Yuri Kim
Yuri Kim
 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha
 ??  ?? Edi Rama
Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania