Panorama (Albania)

Opozitë shëro komplekset, ndryshe...

- ARTUR ZHEJI

Është mjerisht e thjeshtë. Politika flet me akte dhe veprime, mbasi mbaron së foluri dhe mbasi ndërton publikisht bazën logjike të veprimeve që do vijojnë.

Km- ja e prishi Teatrin mbasi i kishte matur mirë forcat e veta, por sidoqoftë priti me nge dhe durim djallëzor, përderisa opozita të shfaqej në radhët e Aleancës.

Dhe opozita u shfaq, me një performanc­ë gjysmake, me 1001 komplekse, në periferi të kësaj beteje morale dhe estetike, duke vijuar të shfaqet si një opozitë e dorëhequr, tashmë për një kohë të gjatë. Duke ndihmuar tërthorazi Km- në, që të hidhte në luftë taborret e gurmazeve të shitura, simbas tezave se tashmë, “beteja për Teatrin”, është një betejë politike, ku ay, Km- ja, ka Shumicën dhe Forcën vendimtare.

Gurmazet e shitura kishin dhe kanë një platformë të gatshme: “Tani Teatri vdiq, eja ta qajmë dhe ta varrosim së bashku!”.

Gurmazet e shitura mbrojnë shembjen dhe vjedhjen e truallit, duke sulmuar politikish­t apo nën brez mbrojtësit pasionantë të kësaj “çështjeje”!

Mirëpo, vijojnë gabimet në mënyrë të njëpasnjës­hme! Nuk e di me siguri nëse janë të qëllimshme apo të paqëllimsh­me këto “gabime”. Sepse kjo prishje e dhunshme dhe përdorimi kërcënues i dhunës qeveritare, një dhunë e dukshme, e ashpër dhe terrorizue­se, shkon shumë përtej Teatrit, është një Veprim i hapur Frikësues në emër të Forcës.

Në qoftë se opozita nuk i përgjigjet këtij Frikësimi dhe kësaj Dhune, në mënyrë të përpjesëtu­eshme dhe po aq sfiduese, mjerimi politik shqiptar mund të diagnostik­ohet si një sëmundje. Opozita politike duhet të ketë “0” komplekse në aktin e saj politik, ose të marrë kohë të zgjidhë komplekset e veta, përndryshe po jetojmë e do të jetojmë de facto një monarki kushtetues­e…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania