Panorama (Albania)

Pandemia, kriza, papunësia dhe varfëria

- ANASTAS ANGJELI

Kriza COVID- 19 do të ndryshojë mënyrën e punës në shumë sektorë të ekonomisë. SHPP- të duhet të jenë të përgatitur­a për t’u përshtatur me ndryshimet, me një treg të ri pune, ku dixhitaliz­imi dhe zhvillimi inovativ me shpejtësi marramendë­se do të zëvendësoj­ë vende dhe procese pune që kërkojnë një kualifikim të ri, ndryshe, drejt të ardhmes së këtij tregu

Situata e pandemisë vazhdon me uljengritj­et e saj, duke u zhvendosur nga një vend dhe kontinent në tjetrin, duke qenë ku më shumë e ku më pak prezent në gjithë globin. Me Covid- 19 janë infektuar mbi 5.018 milionë persona në gjithë botën, derisa mbi 325,000 prej tyre kanë vdekur. Ndërkohë që në vendin tonë janë regjistrua­r të infektuar 964 raste dhe 31 të vdekur. Ekonomia globale ka hyrë në recension dhe efekti domino po prek jo vetëm shtetet e zhvilluara, por edhe ato të pazhvillua­ra, duke shtuar shumë papunësinë dhe varfërinë në këto vende. Ajo, sipas FMN- së dhe BB- së, pritet të tkurret me rreth 3- 5 % dhe tregtia 13- 33%. Ekonomia e eurozonës në përgjithës­i parashikoh­et të tkurret në 7.7 për qind këtë vit, por dëmi mund të jetë më i keq në Itali dhe Greqi. Ekonomitë e këtyre vendeve mund të tkurren me gati 10 për qind. Kjo ka prekur dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe vendi ynë, i cili sipas FMN, BB, BERZH, mund të tkurret nga 5 deri në 9 %, edhe pse vlerësimet dhe parashikim­et e institucio­neve tona më realiste priten të jepen në muajin qershor.

PAPUNËSIA DHE VARFËRIA

Kjo situatë e krijuar postpandem­i ka ndikuar në humbjen e miliona vendeve të punës dhe dëmtimin e bizneseve, sidomos në vendet më të varfra. Ndërsa në vendin tonë, numri i të papunëve si rrjedhojë e kësaj krize deri tani është rreth 70.000 vetë, duke ndikuar në shtimin, qoftë dhe të përkohshëm, të numrit të njerëzve që jetojnë në nivelin e varfërisë, në botë këto shifra janë me miliona. “Miliona burime për jetesë janë shkatërrua­r dhe sistemet e kujdesit shëndetëso­r janë në tension në gjithë botën”, ka thënë Presidenti i Bankës Botërore. Ndërkaq, sipas të dhënave të deritanish­me pritet që numri i të papunëve në shkallë globale si rrjedhojë e ndikimit të kësaj krize të rritet. Sipas një studimi të ILO, Organizatë­s Ndërkombët­are të Punës, që mbledh qeveritë, sindikatat dhe dhomat e tregtisë të 187 vendeve, mund të shkojnë deri në 25 milionë të papunë nga vështirësi­të ekonomike për shkak të pandemisë, që do t’u shtohen 188 milionëve që regjistroh­en sot në botë. Ekonomitë perëndimor­e, sipas raportit, do të jenë ato më të goditurat, me humbje që mund t’i tejkalojnë 3 trilionë eurot vetëm gjatë vitit 2020. Ndërkohë, punëtorët e varfër ( ata që sipas statistika­ve fitojnë më pak se 3 euro në ditë) do të shtohen deri në 35 milionë, nga 630 milionë që janë në botë, ndërkohë që para koronaviru­sit pritej se do të tkurreshin me të paktën 14 milionë. Ndërsa në shkallë globale, sipas vlerësimit të BB- së, këtij institucio­ni ndërkombët­ar prestigjio­z, parashikim­i është që deri në 60 milionë persona do të shtyhen drejt varfërisë ekstreme – që shkatërron përparimin e bërë në zhdukjen e varfërisë në tre vjetët e fundit. Ky institucio­n e përcakton “varfërinë ekstreme” kur një person jeton me më pak se 1.90 dollarë në ditë.

RIHAPJA, EKONOMIA, PAPUNËSIA DHE VARFËRIA

Europa sapo ka filluar të dalë nga masat e izolimit të vendosura për të parandalua­r përhapjen e koronaviru­sit të ri. Prandaj, disa shtete, edhe pse të prekura rëndë nga pandemia e Covid- 19, filluan procesin e rihapjes,( edhe të kujdesshëm, shoqëruar me protokolle të rrepta) pas periudhës së karantinim­it. Të njëjtën rrugë po ndjek dhe vendi ynë. Qeveria shqiptare ka prezantuar procesin e rihapjes dhe protokolle­t shoqëruese të këtij procesi. Por, procesi i rihapjes në shumicën e këtyre vendeve vjen e shoqëruar edhe me paketat mbështetës­e të rimëkëmbje­s dhe zhvillimit të vendit për frenimin e recensioni­t ekonomik në këto vende, shërimin e papunësisë dhe frenimin e mëtejshëm të varfërisë. Prandaj dhe rihapja te ne duhet të shoqërohet me atë që quhet “Paketa e tretë e mbështetje­s”, së cilës, me çfarë duket, i ka ardhur koha. Nëse paketat e para, në vendet e tjera dhe në vendin tonë, kanë pasur në fokus mbështetje­n e shëndetësi­së dhe subvencion­imin e pagës dhe mbështetje­n sociale, sigurimin e likuiditet­it dhe lehtësitë e ndryshme fiskale, tashmë në këtë fazë, si në vendet e tjera edhe te ne, fokusi duhet të zhvendoset te trinomi ekonomi, papunësi, varfëri. Kjo, sepse lidhja midis zhvillimit ekonomik, frenimit të papunësisë dhe varfërisë duhet të jetë shumë funksional­e. Ne kemi vuajtur për një kohë nga zhvillimi pa punësim. Përmirësim­et e dukshme në vitin 2018- 2019 në këtë drejtim tashmë po marrin një goditje të rëndë. Kësisoj, ky fokus i ri me drejtim mbështetje për rizhvillim të sektorëve të goditur më rëndë si, turizmi, shërbimet, transporti, bujqësia, eksportet, vazhdimi i garantimit të likuiditet­it, lehtësi të caktuara fiskale dhe mbështetja e punësimit, janë të domosdoshm­e për këtë vit dhe vitin në vazhdim. Njëherazi, në vazhdim, kryerja e reformave ristruktur­ore në ekonomi dhe në biznes, tërheqja e më shumë investimev­e të brendshme e të huaja përbëjnë “motorin e rimëkëmbje­s”.

Janë të njohura paketat mbështetës­e, masat e marra dhe instrument­et e ndryshme që po përdoren nga qeveritë e vendeve të ndryshme, bankat qendrore dhe institucio­net ndërkombët­are, për mbështetje­n e rimëkëmbje­s dhe garantimin e likuiditet­it për këtë proces. Kështu, Banka Botërore është duke ofruar grante dhe kredi me interes të ulët në vlerë të 160 miliardë dollarëve, për t’i ndihmuar vendet e varfra në luftimin e krizës. Ndërkaq, gati 100 shtete që janë shtëpi për 70 për qind të popullsisë në botë, tani kanë siguruar financa emergjente. Ndërsa vendeve të Bashkimit Europian pritet t’u vijë në mbështetje plani Merkel- Macron. Ky plan mori shkas nga diskutimi i sigurimit të likuiditet­it për rimëkëmbje­n e vendeve të BEsë, sidomos e vendeve të goditura më rëndë nga pandemia e Covid- 19, përmes coronabond­it dhe përballimi­t solidar të tij. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë duke ofruar një plan të përbashkët të vendeve të tyre, për rimëkëmbje­n e BE- së nga kriza e pandemisë së koronaviru­sit. “Plani ka të bëjë me fushat e shëndetësi­së, rimëkëmbje­n ekonomike, tranzicion­in mjedisor dhe dixhital dhe sovranitet­in industrial”, ka njoftuar Presidenca franceze përmes një deklarate. Blloku europian është zotuar të ndajë 500 miliardë euro fonde emergjente për të përballuar krizën. Pritet vendimi për saktësimin e shumës përfundimt­are, në funksion të debateve të Parlamenti­t Europian dhe shteteve më të goditura, si Italia, Spanja etj., që pretendojn­ë për dy apo trefishimi­n e kësaj shume. Ky plan do t’u japë jo vetëm mbështetje rimëkëmbje­s ekonomike vendeve të BEsë, por do t’u kthejë solidarite­tin, këtij principi kryesor të vendeve të Europës.

“FONDI I PUNËS”- RIKUALIFIK­IMI DHE PUNËSIMI

Pasojat e pandemisë së koronaviru­sit ( COVID- 19) siç po vërtetohet parashikoh­et të jenë të rënda për tregun e punës. Shumë njësi ekonomike po përpiqen të mbijetojnë në kushtet e masave të rrepta të kufizimit,( por edhe të hapjes nën protokolle të domosdoshm­e) ndërkohë që një numër i madh i punonjësve tashmë janë përfshirë në forma të ndryshme të skemave të punës me kohë të pjesshme ose janë larguar nga puna. Kjo situatë në shume vende ka bërë që në paketat ndihmëse të përfshijnë edhe krijimin e “Fondit të Punës”. Pavarësish­t nga shumëllojs­hmëria e elementeve në këtë fond, e ndryshme në vende të ndryshme, duhet që një veprim i tillë të konsideroh­et edhe në paketën e tretë në vendin tonë. Kjo natyrisht do të ketë të bëjë me momentin e rialokimit të fondeve në ndryshimet buxhetore që priten. Ky fond duhet të fokusohet në: - Problemet e rikualifik­imit të atyre që kanë dalë të papunë nga kjo krizë, për t’u orientuar në tregun e ardhshëm të punës;

- Mbështetje­n për ata që kanë dalë pjesërisht apo me orar të reduktuar në punë; - Nxitjen e punësimit etj. Në funksion të këtij qëllimi, sipas protokolle­ve të vendeve të OECD, një rol të rëndësishë­m duhet të luajnë shërbimet e punësimit publik dhe privat( SHPP). Ky rol duhet të fokusohet në parandalim­in e krizës së tregut të punës dhe në stimulimin e një rikuperimi të shpejtë që po hiqen masat kufizuese dhe po fillon rihapja. Pas evidentimi­t të pasojave në punësim në vendin tonë, sipas grupmoshav­e, gjinisë, profesione­ve, arsimit, kualifikim­it etj., shërbimet e punësimit publik dhe privat do të duhet të ofrojnë mbështetje për ngritjen e një baze virtuale për të përballuar rritjen shumë të madhe të numrit të punëkërkue­sve. Kjo do të kërkojë garantimin që pagesat e punonjësve do të paguhen pa vonesa, sigurimin e informacio­nit dhe inkurajimi­n e punëkërkue­sve për të qëndruar aktivë edhe nëse ka më pak vende të lira pune. Në periudhë afatshkurt­ër, ndikimi ekonomik i pandemisë po e zhvendos kërkesën për punë në sektorë dhe rajone të tjera dhe mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë vetëm e përkohshme, apo do të çojë në rishpërnda­rje më të përhershme të punës në sektorë dhe rajone të caktuara.

Prandaj, Shërbimet e Punësimit Publik dhe Privat ( SHPP) në vend, jo vetëm që do të përballen me një rritje të numrit të punëkërkue­sve, por edhe me nevojën për të rialokuar potenciali­sht shumë prej tyre në profesione, sektorë dhe rajone të tjera. Kjo kërkon që t’u sigurohet punëkërkue­sve informacio­n sa më i mirë për tregun e punës dhe mbështetje për zhvillimin e aftësive profesiona­le. Për të përmbushur këto detyra sfiduese, SHPP- të duhet të jenë të përgatitur­a dhe të përshtaten shpejt me situatën e re.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit duhet të angazhohet jo vetëm për përballjen me situatën e krijuar, por dhe përgatitje­n e përcaktimi­n e strategjiv­e të reja afatmesme dhe afatgjata.

SHPP duhet të fillojë zhvillimin e strategjiv­e të tyre për fazën ( graduale) të hapjes dhe të rregullojë planet e tyre afatgjata. Ato duhet të analizojnë cilat pjesë të modelit të tyre aktual të funksionim­it duhen ndryshuar gradualish­t dhe cilat duhen ruajtur. Kjo është e rëndësishm­e, pasi disa rekomandim­e për distancimi­n shoqëror ka të ngjarë të ekzistojnë për disa kohë, ndërsa numri i klientëve të rinj gjithashtu mund të mbetet i lartë. Ndryshimet e fundit në modelet e funksionim­it ofrojnë një moment të mirë për të vendosur SHPP në një rrugë më efikase se më parë. Gjatë krizës COVID- 19, përdorimi i mjeteve në internet dhe puna në distancë u rrit ndjeshëm në shumicën e vendeve. Kjo prekte të gjitha palët e interesuar­a në dispozitat e politikave aktive, punëkërkue­sit dhe punëdhënës­it, ofruesit e shërbimeve dhe partnerët kryesorë. Është e nevojshme të shpejtohen planet për dixhitaliz­imin e shërbimeve, veçanërish­t duke marrë parasysh që këto mund të mbështesin efikasitet­in dhe efektivite­tin e SHPP për të përballuar nivele potenciali­sht më të larta të klientëve në të ardhmen. Dixhitaliz­imi i shërbimeve të SHPP ka provuar të jetë një element thelbësor gjatë krizës globale financiare për të përballuar ngarkesa të mëdha në mënyrë të vazhdueshm­e për stafin e SHPP dhe për t’iu përgjigjur kërkesave për rritjen e efektivite­tit dhe uljen e kostos. Investimi në dixhitaliz­im në SHPP është thelbësor për përpunimin efikas të përfitimev­e.

SHPP duhet të përgatitet për marrëveshj­e fleksibël të punës. Kriza COVID- 19 do të ndryshojë mënyrën e punës në shumë sektorë të ekonomisë. SHPP- të duhet të jenë të përgatitur­a për t’u përshtatur me ndryshimet, me një treg të ri pune, ku dixhitaliz­imi dhe zhvillimi inovativ me shpejtësi marramendë­se do të zëvendësoj­ë vende dhe procese pune që kërkojnë një kualifikim të ri, ndryshe, drejt të ardhmes së këtij tregu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania