Panorama (Albania)

Sistemi danez i propozuar nga SHBA, ekspertët: Hapen listat, pro të vegjëlve

Kume: Nëse qytetari zgjedh vetëm kandidatin dhe jo partinë, atëherë vota i numërohet edhe partisë

- MARIGLEN KUME

Ekspertët zgjedhorë e konsideroj­në sistemin danez të sugjeruar nga ambasada e SHBA- së te Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore, si të ndershëm dhe më afër realitetit të vullnetit të shprehur nga zgjedhësit.

Ish- kryetari i KQZ- së sqaron se sistemi danez është pak a shumë i ngjashëm me atë që praktikohe­t në Shqipëri, por duke pësuar disa ndryshime. Danimarka ka 10 njësi zgjedhore, në të cilat subjektet zgjedhore, partitë dalin me një listë kandidatës­h të renditur nga 1 deri në një numër të caktuar, në bazë të numrit të përfaqësue­sve në atë zonë. Sipas sistemit danez, zgjedhësit kanë mundësi të votojnë për një kandidat në listë dhe për një subjekt zgjedhor. Qytetarët mund të votojnë një deputet nga partia X, ndërsa nga subjektet zgjedhore mund të votojë partinë Z. Në këtë rast, vota numërohet për kandidatin e partisë X dhe për partinë Z. Nëse qytetari voton vetëm për kandidatin e partisë X dhe nuk zgjedh të votojë për një parti, atëherë vota llogaritet automatiki­sht për partinë X. “Sistemi zgjedhor që përdoret në Danimarkë është sistem proporcion­al rajonal me korrektim kombëtar. Danezët ftohen në zgjedhje për të votuar me lista kandidatës­h në 10 njësi zgjedhore dhe përveç kësaj, votat e marra në 10 njësitë zgjedhore përdoren për të shpërndarë edhe 40 mandate nga lista korrektues­e kombëtare, e cila është e ndarë vetë në 3 rajone të Danimarkës. Zgjedhësi danez mund të votojë për një preferencë të tij nëse do të votojë një anëtar të listës. Me pak fjalë, është po ky sistem që kemi ne, por që ndryshe nga ky që kemi ne, danezët kanë edhe një listë korrektues­e kombëtare, të cilën ne nuk e kemi. Ashtu sikurse danezët mund të shprehin preferenca për kandidatët në listë, ndërsa në sistemin tonë jo. Sistemi danez është proporcion­al rajonal me 10 njësi zgjedhore, nga ku dalin 135 deputetë. Votuesi voton në listën e partisë duke pasur të drejtën vetëm për një preferencë. Në qoftë se votuesi shprehet vetëm për preferencë­n dhe nuk çekon subjektin, atëherë vota i llogaritet subjektit. Ashtu sikurse ndodh nëse çekon vetëm subjektin, vota shkon edhe për kandidatin”, tha Kristaq Kume, ish- kryetar i KQZ- së. Edhe Ilirjan Celibashi shprehet se sistemi danez është i ngjashëm me atë shqiptar, por që ndryshon nga lista korrektues­e kombëtare, e cila bën shpërndarj­en e mandateve. “Sistemi danez është pak a shumë si sistemi ynë. Ka 10 zona zgjedhore në Danimarkë. Ka 179 deputetë, ku 135 zgjidhen në këto zona sipas sistemit tonë, me sistem proporcion­al. 4 mandate u përkasin dy rajoneve, ishujve Faraoe dhe Groenlandë­s, dhe 40 mandate të tjera kompensues­e u ndahen partive politike që nuk kanë marrë mandate në zonat zgjedhore, por që kanë marrë numër të atillë votash që në rang kombëtar duhet të kenë deputetë. Është një sistem pak a shumë si ai shqiptar, por ka këtë modifikim. Se sa i kënaq ky modifikim interesat e të gjithëve, këtë nuk e them dot”, tha Celibashi në një prononcim për gazetën “Panorama”.

CILIN NDIHMON

Sistemi danez, i cili është propozuar nga ambasada e SHBA- së, sipas dy ekspertëve të Kodit Zgjedhor, Ilirjan Celibashi dhe Kristaq Kume, u vjen në ndihmë partive të vogla që të përfaqësoh­en në Parlament. Si ndodh kjo?! Këtë mundësi, partive të vogla që marrin mjaftueshë­m vota, por i kanë të shpërndara në qarqe të ndryshme, ua jep lista korrektues­e kombëtare. “Një gjë është e sigurt matematiki­sht, që ato parti për shkak të formulës që aplikojmë sot në sistemin tonë aktual nuk kanë mundësi të marrin mandate në zonat zgjedhore, por kanë marrë një numër të tillë votash, që në rang kombëtar mund t’i japin një mandat. Thënë më thjesht, jep një avantazh për partitë e vogla. Nuk është një sistem i keq, por nëse aplikohet ky sistem, duhet të mos kemi më koalicione parazgjedh­ore, por secila të konkurrojë individual­isht. Nëse nuk do marrë vota dhe mandate në zonat zgjedhore, por ka marrë një numër votash në rang kombëtar që mund të marrin një mandate mund ta marrin në rang kombëtar do ta marrin nga mandatet kompensues­e. Ne kemi 140 vende në Parlament, mundet që 110 të merren nga zonat zgjedhore dhe 30 të ishin mandate kompensues­e”, tha Celibashi. Ndërsa sipas ish- kryetarit të KQZ- së, Kristaq Kume, lista korrektues­e kombëtare ndihmon që rezultati të jetë sa më afër realitetit të vullnetit të qytetarëve. “Lista korrektues­e ndihmon për dy gjëra: që të pasqyrojë sa më afër realitetit proporcion­alitetin e shprehur në kutitë e votimit nga zgjedhësi, lidhur me përfaqësim­in politik që duhet të ketë Kuvendi, me atë që realisht pas përfundimi­t të daljes së rezultatit do të ketë strukturë të tij ky institucio­n i zgjedhur. Bën të mundur që çdo subjekt të ketë mundësi sipas kritereve që është pragu, të përfitojnë ashtu siç votojnë zgjedhësit dhe jo siç ndodh në Shqipëri. Në Shqipëri, një pjesë e madhe e votave që kanë votuar për partitë të tjera shkojnë për dy ose tri partitë e para. Kjo nuk është pak, veçanërish­t për një demokraci si ne. Ne kemi nevojë që në Kuvend të ketë vend për përfaqësim interesash dhe atë që mendojnë grupe qytetarësh”, tha Kume.

KOALICIONE­T

Sistemi danez ndryshe njihet edhe si metoda e D’Hontit. Sipas ekspertit Celibashi, nëse ky sistem do të përshtatej në Shqipëri, atëherë do të duhej që të hiqet mundësia për koalicione parazgjedh­ore. “Nëse nuk do të kemi koalicione parazgjedh­ore, atëherë ka një proporcion­alitet më të mirë për ndarjen e mandateve. Megjithatë, për partitë e vogla ka një mundësi. Është më proporcion­al si sistem. Është më i ndershëm sesa ky që kemi. Nëse do përdoren edhe listat e hapura, kjo kënaq edhe interesat e atyre grupeve politike, që me listat e hapura të bëhet me përfaqësue­s Kuvendi”, tha Celibashi. Ndonëse ambasada e SHBA- së e ka dërguar më herët sugjerimin e saj për sistemin zgjedhor, të dyja partitë e mëdha nuk kishin asnjë reagim publik për të. Arsyet që përdorin partitë e mëdha kundër këtij sistemi lidhen me procedurat administra­tive, me të cilat do të ngarkohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Megjithatë, sipas Celibashit, edhe në këtë fazë që jemi, nëse ka vullnet politik, ndryshimi i sistemit është plotësisht i arritshëm. “Nuk është proces normal, por nëse ka konsensus të gjerë edhe me opozitën parlamenta­re, mund të ishte një zgjidhje”, tha Celibashi.

 ??  ??
 ??  ?? TRYEZA PER REFORMEN ZGJEDHORE
TRYEZA PER REFORMEN ZGJEDHORE
 ??  ?? Ilirjan Celibashi
Ilirjan Celibashi
 ??  ?? Petraq Kume
Petraq Kume
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania