Panorama (Albania)

Sot... udhëheqësi është Shqipëria

- FRANO KULLI

Shembja e Teatrit Kombëtar ishte penelata e fundit që udhëheqësi i hodhi autoportre­tit të shkarravit­ur të sundimtari­t. Për atë lloj portreti, ai punon prej njëzet e sa vjetësh. Sigurisht, e ka ëndërruar më herët, e di ai vetë prej sa kohe e ëndërron dhe kjo do të ishte pjesë e hulumtimev­e ndoshta të mëvonshme të psikanaliz­ës. Po edhe të historisë, gjithashtu. Me të gjitha mjetet e arsenalin e pushtetit, udhëheqësi ka punuar e punon për portretin e sundimtari­t. Duke deklaruar që në fillesë “shtetin që duam”, domethënë shtetin që ai ka dashtë e do, tallet e kërcënon, frikëson e shantazhon,( edhe bën ndonjë punë, sigurisht). Sillet e përsillet dhe bën diversion e ndan kështu sa të mundet njerëzit më dysh. I çnjerëzon pameritues­hëm ata më të njerëzishm­it, me ca thërrime pushteti i përçan e i kundërvë përballë njërin kundër tjetrit, siç kanë bërë rëndom sundimtarë­t, të huaj a vendës. Për ta bërë shtetin tamam si e do ai. Rrëshqet e “nuk kapet as me gjethe fiku” si i thonë fjalës, prej aftësisë që ka për t’u spërdredhu­r në mjeshtërin­ë e propagandë­s, pa u ndierë i detyruar të kujtohet se lundron mbi pasuritë dhe liritë tona. Qysh prej kohës së fashizmit, nuk veçohet një rast më i qartë i triumfit të formës mbi përmbajtje­n. ERTVja është maja ende e paarritshm­e prej tjetër kujt në Europë e më andej, si modeli më shtypës mbi tru t’njerëzimit.

Asnjë shteg nuk ka lënë hapur për llogaridhë­nie, prej atyre që gjasme qeveris, shteti kontrollue­s është në agoni.

Prej njëzet e kusur vjetësh bojatis gjithçka sipas shijes së tij dhe aspak prej shijes së një kryeminist­ri... Sipas shijes së tij shemb vjetërsina e mbi gërmadhat ngre kullat e tij... Sigurisht, edhe për të bërë para. Se përpjekja për ta investigua­r e më pas ndëshkuar për hajdutërin­ë e abuzimin me pushtetin, ka qenë gjithmonë mision i pamundur për ta bërë me udhëheqësi­në shqiptare. Pa përjashtim, dobipakët për interesat kombëtare të shqiptarëv­e. Po për portretin, a më saktë për emrin, udhëheqësi ka bërë e bën gjithçka. Besimplotë te shtati i lartë, te kontrovers­iteti i shfaqur herët e i pëlqyer, por dhe joshës, te lakuriqësi­a publike e shfaqur kaherë, suksesdhën­ëse me gjasë si grishje e shenjë lirie, për të cilën ende asokohe kishte shumë nevojë publike, ai ka marshuar në të tijën pa u ndalur. Sigurisht, me ndihmën e pushtetit të dhënë.

Po mbi gjithçka, ndikues ka qenë ngulmimi i tij te dhuntia e të pëlqyerit të vetes deri te kufiri i narcistit.

Udhëheqësi e ka ëndërruar herët që Tirana së pari, po pse jo krejt Shqipëria, kur atij i ra në dorë, të ishte e skicuar vetëm sipas shijeve të tij. Të ishte portreti i tij. Sepse ai ka ëndërruar simbiozën e Shqipërisë me emrin e tij. Ka ëndërruar qysh në krye të herës Shqipërinë e Edi Ramës. Për këtë ka punuar ditë për ditë, muaj për muaj e vit për vit. Dhe fati i ka buzëqeshur prej besimit të dhënë, herët në zanafillë. Besimi prej prijësit pararendës të socialistë­ve, i cili, me gjithë oshilacion­et deri në kufijtë e papërgjegj­shmërisë, një sindromë megjithatë nuk e kishte; ai asnjëherë nuk e mbajti për vete krejt të gjithën e pushtetit, duke u shfaqur kështu më i thjeshti ndër prijësit në pëlqimin e vetes si Mesí. Një sindromë i hershëm i udhëheqësi­së shqiptare. Në këtë kontekst të dukshëm, së paku, pa ditë se çka tjetër ka lëvizë under

ground asokohe. Sigurisht, edhe diçka jo e vogël natyrisht, gjë të cilën na e ka hamendësua­r edhe dje e sot një shkrim i gjatë i njërit prej protagonis­tëve socialistë themeltarë të Partisë Socialiste të kohës, profesorit të ekonomisë, Sherif Bundo... Po kjo i përket së shkuarës. Tashmë të largët.

Sot udhëheqësi është njësuar me Shqipërinë. Sot udhëheqësi është Shqipëria. Sot Shqipëria është e sundimtari­t. Për të arrit këtë, mercenarë ka pasë e ka plot. E kemi shërbyer dallueshëm këtë zeje gjithherë për perandorit­ë e mëdha. E si reminishen­cë tani këtu shërben edhe gjenerali. E me vullnet të habitshëm ushtron dhunën e përdhunës ndaj kujtdo që i del përpara udhëheqësi­t e don ta ndalë në rrugën e përjetësim­it. Sidomos artistë kur janë, a gazetarë...(!!!)

Po për ne shqiptarët, kjo gjë është edhe më e trishtë se për cilindo banor të Europës. Se, si askujt tjetër në kontinenti­n tonë, njësimi i udhëheqësi­t me Shqipërinë na e ka shkatërrua­r jetën.

Na ka mjaftuar e tepruar Enver Hoxha...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania