Panorama (Albania)

Meta u prezanton ambasadorë­ve planin për përshpejti­min e integrimit

-

Presidenti Ilir Meta organizoi dje një takim pune me ambasadorë­t e të gjithave vendeve të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë, si dhe me ambasadori­n e delegacion­it të BE- së, Luigi Soreca. Në fokus të takimit, sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të Presidencë­s, ishte menaxhimi i situatës së krijuar nga COVID- 19, integrimi, shembja e Teatrit Kombëtar, por edhe përmbyllja e Reformës Zgjedhore. Fillimisht, kreu i shtetit bëri me dije se falënderoi për asistencën që BE dhe vendet anëtare kanë dhënë për Shqipërinë, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID- 19. Presidenti Meta ripërsërit­i mirënjohje­n për vendimin e Këshillit Europian të 25 marsit për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se Presidenti Meta i njohu ambasadorë­t me platformën e tij të datës 8 prill 2020, të propozuar të dyja palëve, me qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejti­mit të nisjes së negociatav­e të anëtarësim­it me BE- në. Presidenti Meta shprehu keqardhjen për reagimin destruktiv sipas tij të qeverisë, me provokimin e panevojshë­m të tensionit shoqëror dhe politik në vend. Gjithashtu, bëhet me dije se Presidenti trajtoi në takimin me ambasadorë­t çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, duke dënuar gjithashtu edhe sjellje jo proporcion­ale të Policisë me protestues­it. “Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu shqetësimi­n se shkatërrim­i i dhunshëm dhe i paligjshëm i ndërtesës së Teatrit Kombëtar dhe sjellja shproporci­onale e Policisë ndaj qytetarëve, që tronditën jo vetëm opinionin publik vendas por nxitën dhe një zinxhir reagimesh të miqve ndërkombët­arë të Shqipërisë, kanë shkaktuar një dëm të pamerituar ndaj procesit të integrimit europian të vendit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca. Por një pjesë të rëndësishm­e të këtij takimi të Metës me ambasadorë­t zuri edhe çështja e Reformës Zgjedhore, ku sipas Metës, prioritare mbeten 15 kushtet e vendosura nga Bundestagu. “Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka përfundimi sa më parë i Reformës Zgjedhore në Këshillin Politik dhe miratimi i saj në Parlament, sipas rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR, edhe pse në kushtet e thyerjes së mëtejshme të besimit ndërmjet palëve. Kreu i Shtetit përsëriti thirrjen për çdo aktor institucio­nal për t’u angazhuar në mënyrë konstrukti­ve në detyrimet që ka për zbatimin e secilit prej 15 prioritete­ve të BE që kushtëzojn­ë procesin e negociatav­e të anëtarësim­it”, shkruhej në njoftimin e zyrës së Presidenti­t.

 ??  ?? Meta, dje me ambasadorë­t e vendeve të BE
Meta, dje me ambasadorë­t e vendeve të BE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania