Panorama (Albania)

Betohen para Presidenti­t Meta tre prokurorët e rinj të SPAK

-

U betuan dje në Presidencë tre anëtarë të rinj të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar: Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Ambasadorj­a e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, duke uruar 3 prokurorët e rinj të SPAK, theksoi se progresi në Reformën në Drejtësi duhet të përshpejto­het hap pas hapi. “Urime 3 prokurorëv­e për betimin e tyre sot para Presidenti­t Ilir Meta për promovimin në Prokurorin­ë e Posaçme. Progresi në Reformën në Drejtësi duhet të përshpejto­het hap pas hapi. Presim SPAK”, shkruan ambasadorj­a Kim. Pas ekzekutimi­t të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutë­n e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutë­s së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesiona­le!”. Teksa i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëv­e të rinj të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, Presidenti u kërkoi të nisnin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesiona­le dhe të pavarur, ashtu siç duhet të funksionoj­në të gjitha institucio­net qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Me këtë rast, Presidenti i Republikës apelon për të gjithë përfaqësue­sit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesiona­le dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutë­s dhe ligjeve në respekt të saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania