Panorama (Albania)

Basha: Gati për lista të hapura, maxhoritar të pastër

-

Kryedemokr­ati Lulzim Basha deklaroi dy ditë më parë se PD- ja është gati për të pranuar ndryshimin e sistemit zgjedhor. I pyetur nga gazetarët, kreu i PD- së u shpreh se sistemi që do të propozonte është ai maxhoritar i pastër, me lista të hapura. Megjithatë, çdo ndryshim nuk do të ndryshonte asgjë nëse në Këshillin Politik nuk do të pranohet qeveria kujdestare. Basha tha se opozita nuk ka besim që Kryeminist­ri të jetë organizues i zgjedhjeve. “Ne do të jemi gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi. Ju e dini idenë time për maxhoritar të pastër dhe dy dhoma, për kufizimin e mandateve të deputetëve, Kryeminist­rit, por asgjë nuk do të ketë kuptim sa kohë që kujdestare e zgjedhjeve është hajdutja e zgjedhjeve dhe hajduti i zgjedhjeve, Edi Rama”, tha kryedemokr­ati Basha. Ndërkohë, ende nuk dihet se kur do të kthehet opozita e bashkuar në tryezën e reformës. Mbledhja e fundit e Këshillit Politik u zhvillua javën e kaluar. Prej tri ditësh, PD- ja dhe aleatët nuk kanë dhënë ende një përgjigje për ftesën e bërë nga përfaqësue­si i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, për t’u rikthyer në tryezën e diskutimit për përfundimi­n e draftit të dakordësua­r. Opozita e bashkuar u tërhoq nga tryeza politike për Reformën Zgjedhore pas aktit të shembjes së Teatrit Kombëtar. Edhe pse burime nga opozita e bashkuar thonë se PD- ja dhe aleatët do të vijojnë të marrin pjesë në Këshillin Politik, deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj letrës së Damian Gjiknurit. Ky i fundit tha se në mbledhjen e radhës do të miratojnë punën e bërë sa i përket çështjes së periudhës zgjedhore dhe financimit të partisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania