Panorama (Albania)

Vasili: OSBE në Këshill ka funksion asistues

-

Nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili, sqaroi dje pozicionin e OSBE- së në tryezën e Këshillit Politik. Lidhur me çështjet që palët nuk kanë dakordësi dhe sipas Gjiknurit vendos OSBE/ ODIHR, Vasili tha të kundërtën. Sipas këtij të fundit, roli i OSBE- së është vetëm këshillues. “Unë nuk u referohem fare opinioneve të mia, as të tuave, as të Damian Gjiknurit, por asaj që ka marrëveshj­a politike. Në të është thënë që OSBE ODIHR- i asiston, dhe nuk merr pushtetin për të vendosur zgjidhjen. Para është vënë asistues ( OSBE/ ODIHR), mund të duhen materiale të tjera shtesë, mund të duhet ekspertizë teknike. Këtë rol ka OSBE ODIHR- i. Vendimmarr­ja është konsensual­e, të gjitha palët duhet të bien në konsensus”, tha Vasili

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania