Panorama (Albania)

“Komision hetimor për shembjen e Teatrit”, zbardhet debati në Kuvend

Spiropali: “Ata që dhanë shpirtin në Teatër janë për një të ri”. Gjoni: “Ngjarja ka prodhuar mllef. Duhet të ngremë komision hetimor”

-

Seanca e pestë plenare e Kuvendit në gjendjen e pandemisë së COVID- 19 në fokus të saj kishte debatin politik në lidhje me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Reformën Zgjedhore. Edhe pse asnjëra prej temave nuk ishte në rendin e ditës së seancës, diskutimet në Kuvend u devijuan dhe deputetët shkëmbyen akuza e kundërakuz­a me njëri- tjetrin. Më i ashpër ishte debati mes deputetit opozitar, Ralf Gjoni dhe kreut të Grupit të PS, Taulant Balla, ku nuk munguan ngritjet e zërit dhe paralajmër­imet në distancë. Por nuk ishin më të buta as qëndrimet e deputetëve të tjerë opozitarë, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi apo Lefter Maliqi. Nga ana tjetër, ministret, Elva Margariti dhe Elisa Spiropali, mbrojtën vendimin e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, duke e konsiderua­r sjelljen e opozitës si asaj në Kuvend dhe asaj jashtë, si një shfaqje teatrale me qëllime të pastra të përfitimit politik.

ARDIT HOXHA

DEBATI NË KUVEND:

Ralf Gjoni: Ka shumë dritëhije në historinë e shembjes së Teatrit, për sa i përket procedurav­e që janë përdorur dhe transferim­i i pronësisë së Teatrit nga qeveria te Bashkia e Tiranës. Prandaj unë kërkoj në këtë moment pezullimin e seancës e të mblidhen kryetarët e komisionev­e parlamenta­re dhe ngritjen e Komisioni Hetimor parlamenta­r për të zbardhur këtë ngjarje që ka shkaktuar kaq shumë mllef në popull. Është në nderin tonë që të mirëpresim në Kuvend të gjitha palët e interesuar­a për Teatrin për ta hetuar me një komision parlamenta­r. Nëse nuk ka këllqe njeri për ta drejtuar, unë vetofrohem... Mos qesh Taulant, se do përballesh me zemërimin popullor. Unë po bëj një kërkesë legjitime. Nuk mundet dikush që një në emër të mullarëve të kashtës të më japë mua mend për Teatër prej kashte.

Taulant Balla: Se sa të dhemb ty për Teatrin unë e di, je shumë i vrarë shpirtëris­ht. Ditën që je bërë deputetet, duhet të kuptosh dhe të mësosh që nuk mund të bësh sikur të dhemb shpirti me një fjalim 3 minuta, por merr përsipër dhe hajde me propozime. Bëj letrat djalë dhe mëso që në Kuvend që ka procedura për çdo lloj nismë. O djali, o zotëri...

Ralf Gjoni: Ore mos më thuaj mua djali...

Taulant Balla: Je ndryshe në kafe, ndryshe në sallë. Të lutem... O djalë qetësohu. O djalë... Ruçi do të kërkoja...

Ralf Gjoni: Kujt i thua djalë ti more? Ti je më kalama! Nuk është normale kjo.

Gramoz Ruçi: Mos ndërhy, të mbarojë replikën...

Taulant Balla: Unë e kam shprehur dakordësin­ë për propozimet që kanë ardhur nga opozita. Kemi mbështetur këtë kërkesë dhe mezi e presim. Po aq të vëmendshëm dhe të kujdesshëm jeni ju, sa që kërkesa nuk ka ardhur akoma. Ruani qetësinë se mbaroi dashuria.

Myslim Murrizi: Teatri që bëni për të mbuluar problemin e vërtetë i ka rrënjët këtu. Teatri që bëni sikur do kalonit mbi trupat e njëritjetr­it, që sikur do t’i hanit veshin njëri- tjetrit, por i hani... Teatrin, është një gallatë që shqiptarët kanë tri palë zgjedhje që e shohin. Keni kohë që i hipni shqiptarët duke i detyruar të arratisen. Në 21 prill të 2008, për shqiptarët, prilli muaj tersllëku, ju ia hoqët këtë të drejtë. Sot kemi tri propozime konkrete për kthimin e pushtetit te sovranitet­i. Kjo sallë s’ka pse të jetë sallë manekinësh. Këtu flitet në emër të popullit. Populli vdes për ju, bashkë me ata tjerët, që sot i pashë pas ferrave. Ku do t’i gjeni votat këtu? Do fusni në punë Damian me çunat problemati­kë? Ku do t’i gjeni? Këta 39 deputetë kërkojnë që shqiptarët të zgjedhin dhe jo të votojnë. Ju bëjnë gallatë, shembët një godinë, për të gjetur sebepin që nuk do e votojmë reformën. Ishalla nuk shoh deklarata edhe më horror se ngrënia e veshit që të thotë se pas shembjes së Tetarit nuk ka më kuptim jeta. Kjo godinë duhet përmbysur, vjen era myk prej tri palë zgjedhjesh. Jeni bërë si dy e gjysmë gjeli, dy parti e gjysmë. Elisa Spiropali: Është e disata herë që bëhet ky debat në këtë Kuvend dhe meqë jemi në një periudhë teatrale ka filluar të ngjajë me atë shprehen e Shekspirit: Një gjë pa emër. Ajo që ndodhi ishte që nga një protestë me ndjeshmëri qytetare, ata e kanë kthyen në një skenë, ku Monika luan rolin e Penelopës, ai tjetri, Basha, atë Odiseut, dezhurnin nuk po dinë ta mbajnë, turnin nuk dinë ku e kanë. Kjo është qesharake për të gjithë. Për këto vija që nuk dinë ku i vendosin e vënë ngjyrë sipër, nuk po dinë ku t’i mbajnë dhe po braktisin një tryezë shumë të rëndësishm­e. Disa zëra flasin këtu si e ëma e Zeqos në majë të thanës. Kush ju ka dhënë të drejtën që në këtë foltore të flisni me gjuhë raciste? Të lutem Ralfi, mos e përmend më e ke thënë gjithë ditën, jam qytetarë, ata janë fshatarë... Ata që kanë dhënë shpirtin për atë Teatër janë dakord për ndërtimin e një të riu. Pse të mos kemi ne një Teatër Kombëtar dinjitoz? Po hyjni pak më thellë këtij debati.

Rudina Hajdari: Shqipëria është vjedhur në mënyrë flagrante. Çdo gjë në këtë vend ka marrë fund, sepse e ka marrë peng politika për vite me radhë. Sot, qytetarët shqiptarë duhej të ishin minimumi me buxhet 50 mijë dollarë për çdo familje. Shqipëria ka pasuri natyrore, ka mundësi që qytetarët të kenë të ardhur aq sa të jetojnë me integritet e të mos lapaçiten çdo ditë. Sot, qytetarët nuk i kanë këto mundësi, edhe pse Shqipëria është një vendi pasur, këto pasuri natyrore janë të grabitura nga 5 njerëz. Çdo shqiptar sot është me 3 mijë euro borxh. Në këtë vend nuk të jepet mundësi atë bësh asgjë.

Elva Margariti: Dialogu për Teatrin ka filluar këtu e 20 vite më parë. Ka qenë dialog i gjatë, i kërkuar nga artistët dhe aktorët e Teatrit dhe sot është kthyer në një temë politike. Një kacavjerrj­e xhamash nga politika për ta kthyer në debat është një skenë e turpshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania