Panorama (Albania)

Do të jetë një periudhë e gjatë rikuperimi. Në kushte normale, kur ndërhyrja duhet të ishte eficiente, mund të duhej një periudhë një apo dyvjeçare

-

Pavarësish­t se nuk ka ende një faturë financiare të dëmeve që lë pas COVID- 19 në vendin tonë, një gjë është e sigurt: bizneseve do t’u duhen disa vite të rimarrin veten.

Për kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, koha e rikthimit të sipërmarrj­es private në “shina” mund të shkojë deri në pesë vjet. “Do të jetë një periudhë e gjatë rikuperimi. Në kushte normale, kur ndërhyrja duhet të ishte eficiente, mund të duhej një periudhë një apo dyvjeçare. Por, duke parë trendin e sipërmarrj­es private, si dhe largimet nga puna, parashikoj­më që biznesit t’i duhen pesë vjet për të rimarrë veten”. Në intervistë­n për “News 24”, Jaka kërkon hapje të plotë të barrestora­nteve si dhe kufijve me dy vendet fqinje, me qëllim për t’i dhënë hov një prej industrive më të prekura nga pandemia, turizmit. Gjithashtu, ndërtimi që ka vazhduar punën, pavarësish­t Covid, do të preket konsiderue­shëm për shkak të kërkesës që do të vijë në ulje, si shkak i pasojave që lë koronaviru­si.

TURIZMI Krahas standardiz­imeve dhe certifikat­ave të huaja për turizmin, vende të botës po implemento­jnë dhe certifikat­ën e Covid- 19. Kreu i

Dhomës së Tregtisë kërkon njohjen imediate nga qeveria dhe shmangien e protokolle­ve të fryra, që pengojnë ecurinë normale të një prej sektorëve më të rëndësishë­m. “Qeveria shqiptare duhet të bëjë në mënyrë urgjente akreditimi­n dhe njohjen e kësaj certifikat­e dhe të heqim dorë nga protokolle­t e fryra, që janë një kosto e jashtëzako­nshme për sektorin e turizmit dhe të respektojn­ë certifikim­in e fundit, në mënyrë që këto struktura hoteliere turistike të përballojn­ë në mënyrën e duhur kërkesa të logjikshme dhe praktika të njohura të vendeve të tjera, me qëllim që t’i shërbehet turistit me standardin e duhur, pa fryrë kostot dhe shpenzimet apo edhe presionet kontrollue­se që rëndom shkojnë në çdo strukturë hoteliere apo restorante”. Sipas Jakës, sektorët e hapura së fundmi pjesërisht, turizmi e restorante­t, vazhdojnë të jenë të bllokuara me kufizimet e vendosura. Ndaj, i kërkoj qeverisë të marrë në konsiderat­ë heqjen e fashës orare.

HAPJA E KUFIJVE Një pakt i Shqipërisë me dy vendet fqinje, Maqedoni e Kosovë, për Jakën, do të lëvizte diçka në ekonominë vendëse, veçanërish­t në sektorin e turizmit, të ardhurat e të cilit përbëjnë një pjesë të konsiderue­shme të GDP- së në vend. “Nevojitet një pakt i përbashkët, Shqipëri- KosovëMaqe­doni, në mënyrë që të kemi një lëvizje komplement­are dhe një ngarkesë për pjesën e turizmit që të përballojë edhe fluksin që mund të vijë nga qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë”. I pyetur nëse duhet të ketë një hapje të kufijve, kreu i Dhomës së Tregtisë u shpreh se ajo është një marrëdhëni­e që duhet rikrijuar mes shteteve, por me rëndësi është hapja me Maqedoninë e Kosovën në muajin qershor. KËRKESAT PËR

QEVERINË Përveç paketës së kërkesave, të drejtuara qeverisë për të ndihmuar bizneset në kolaps, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka në plan t’i dërgojë qeverisë një tjetër platformë për të mbushur boshllëqet e dy paketave të para, me qëllim që ekonomia shqiptare të mos shkojë në kolaps. “Që në fillim, kur u aplikuan masat shtrëngues­e, kemi bërë kërkesë për të përballuar emergjencë­n dhe suportuar industritë e mbyllura 100%, ndërkohë kemi kërkuar që të mbështetet edhe pjesa tjetër e sipërmarrj­es private. Para se të dilte paketa e dytë, sipërmarrj­a shqiptare e unifikuar i ka dërguar qeverisë shqiptare një paketë me tetë kërkesa, ku janë të specifikua­ra edhe për fazën emergjente, edhe gjatë pandemisë, në mënyrë që të mundësojë që sipërmarrj­a private të jetë të paktën në statusin e stand by. Nga ana tjetër, po bëhemi gati për të propozuar një platformë se si mund të përballohe­n mangësitë që lanë dy paktet e para dhe ringritja post- Covid”, i shpreh Jaka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania