Panorama (Albania)

Sherr mes të rinjve në Krujë, plagosen rëndë me thikë

-

Një konflikt familjar për pak sa nuk rezultoi fatal. Sipas Policisë, një konflikt ka përfunduar në plagosjen e 2 personave në Fushë- Krujë. Serdar Tali, 30 vjeç, dhe Ergert Gjoni, 22 vjeç, kunetër me njëri- tjetrin, kanë qenë të përfshirë në sherr dhe janë plagosur rëndë me thika. Menjëherë pas ngjarjes, ata janë nisur me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi plagët e marra në trup mund t’u rrezikonin jetën. Pasi kanë marrë mjekimin nga bluzat e bardha, dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 21.05.2020, rreth orës 11: 45, pas një konflikti të çastit kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës( thikë) shtetasit E. Gj., rreth 30 vjeç, dhe S. T., rreth 22 vjeç, ( kunetër), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për zbardhjen dhe shkakun e ngjarjes”, bëri me dije Policia. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, shkak për përplasjen mes dy kunetërve është bërë një konflikt familjar, që kishte degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Për këtë, blutë e Policisë së Krujës kanë bërë shoqërimin e të afërmve të tjerë, për të dhënë shpjegime rreth konfliktit mes dy palëve. Ata mësohet të jenë shprehur se nuk kanë dijeni rreth sherrit mes dy të rinjve, të cilët janë kunetër mes tyre. Po ashtu, Policia ka marrë edhe deklarimet e dy të rinjve në ambientet e spitalit, të cilët mësohet të kenë dhënë edhe detaje nga ngjarja e ndodhur. Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit, pranë aksit të vjetër nacional Fushë Krujë– Thumanë. Policia tha se nuk dihet për arsyet apo shkaqet e këtij sherri me mjete prerëse, por grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij konflikti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania