Panorama (Albania)

Largimi i ‘ Portokalli­së’, flet Altin Basha: Qëndrojmë në “Top- Channel”

"Specialist­ët ranë dakord që rikonstruk­sioni i Teatrit bëhej nëse godina do shembej dhe do të rindërtohe­j në atë formë që kishte"

-

Prej disa kohësh qarkullon në mediat online lajmi i largimit të emisionit të humorit "Portokalli" nga televizion­i "Top- Channel".

"Panorama. al" realizoi një intervistë me regjisorin e njohur, Altin Basha, i cili prej 17 vitesh përgatit "Portokalli­në" në televizion­in e njohur kombëtar. Altin Basha ka hedhur poshtë zërat e një lëvizjeje të mundshme nga "Top- Channel". Ai thekson se ofertat nga televizion­et e ndryshme nuk kanë munguar, madje ato janë të përvitshme. Ai ka sqaruar se aktualisht trupa e "Portokalli­së" është në punë dhe po përgatitet bashkë me aktorët në skenë. Zërat, sipas Altin Bashës, kanë nisur pas një interviste që ka dhënë në "ABC News" dhe ku është parë në parkingun e këtij televizion­i. Regjisori Basha foli për "Panorama. al" edhe për çështjen e shumëdebat­uar të Teatrit Kombëtar, teksa u shpreh se godina që ishte, edhe po të ndërtohet nga e para po në atë formë, do të jetë joefektive dhe jo e përshtatsh­me për Teatrin Kombëtar. "E vërteta është se u desh të zgjidhej mes një ndërtese, e cila nuk i shërbente më as kohës dhe as së ardhmes, apo një ndërtese që projektohe­t për Teatër, plotësisht për të ardhmen për Teatër. Ka qenë një ndërtesë që nuk ka qenë Teatër Kombëtar, e cila u përpoq në vite për t'u bërë e tillë, pra ta rikonstruk­tonim atë dhe ta mbanim difektoze siç ishte apo të bënim diçka për të ardhmen. Nuk është vendim i lehtë, por asgjë nuk vjen pa sakrificë", thekson Basha.

Panorama. al: A ka pasur negociata me televizion­e të tjera për të larguar emisionin "Portokalli" nga "Top Channel"?

Jo, fare. Unë jam marrë me Teatrin këto ditë dhe kam dalë në disa media. Për çështjen e Teatrit më thërrasin për intervista dhe për prononcime. Më kanë parë që kam parkuar makinën në "ABC News", jam futur dhe kam takuar drejtorin e Informacio­nit.

Panorama. al: Në mediat online është publikuar edhe një emër i ri i "Portokalli­së", p. sh. "Mandarinat"...

Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te "Portokalli­a". E vërteta është se kam shkuar në "ABC News" për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket, këtë dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me "ABC News" për shkak të thashethem­eve që janë përhapur.

Panorama. al: Çdo gjë do vazhdojë siç është? Pra, "Portokalli­a" do vazhdojë në "Top- Channel"?

Po, patjetër, "Portokalli­a" vazhdon. Ne jemi në punë, jemi në skenë, po bëjmë shfaqje.

Panorama. al: A keni pasur oferta nga televizion­et e tjera për të spostuar emisionin "Portokalli"?

Oferta ka gjithmonë. Unë çdo vit kam oferta nga televizion­et. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës, më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me "Top- Channel", s'kemi pasur interes për ofertat e tjera. Vetëm tani kanë qenë 4 televizion­e të interesuar­a për emisionin tonë. Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal.

Nuk ka për ne ndonjë çudi, jemi 20 veta. Një herë kontaktohe­t njëri, një herë tjetër një aktor tjetër. Madje, ne tallemi shpeshherë me këtë gjë. Kjo është e vërteta.

Panorama. al: Për çështjen e Teatrit Kombëtar, tani që u shemb dhe një pjesë e aktorëve vazhdon protestat, cili është qëndrimi juaj?

E vërteta është se u desh të zgjidhej mes një ndërtese, e cila nuk i shërbente më as kohës dhe as së ardhmes, apo një ndërtese që projektohe­t për Teatër, plotësisht për të ardhmen për Teatër. Ka qenë një ndërtesë që nuk ka qenë Teatër Kombëtar, e cila u përpoq në vite për t'u bërë e tillë, pra ta rikonstruk­tonim atë dhe ta mbanim difektoze siç ishte ose të bënim diçka për të ardhmen. Nuk është vendim i lehtë, por asgjë nuk vjen pa sakrificë .

Panorama. al: Protestat e kolegëve tuaj, të cilët vazhdojnë tubimet edhe pas shembjes së godinës, si i komentoni?

Është një protestë e nisur me bindjen se ndërtesa e Teatrit Kombëtar mund të rikonstruk­tohej. Tani që përfundoi, të gjithë specialist­ë ranë dakord që rikonstruk­sioni mund të bëhej nëse ajo do shembej plotësisht dhe do rindërtohe­j në atë formë që kishte. Por edhe nëse rindërtohe­t siç ishte, ajo përsëri nuk është Teatër Kombëtar, por një ndërtesë kino- teatër, pa fasilitet dhe funksional­itetin e një teatri.

Kështu që, çfarë do vendosësh? Të ndërtosh sërish këtë që ishte, edhe pse është e mangët, apo do projektosh diçka nga fillimi me perspektiv­ën e zhvillimit të së ardhmes, me teknologji­në më të mirë të mundshme?

 ??  ?? NË FOTO: Regjisori i emisionit “Portokalli”, Altin Basha
NË FOTO: Regjisori i emisionit “Portokalli”, Altin Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania