Panorama (Albania)

BE, KUNDËR PRESIONEVE NDAJ GJYKATËS

-

Gjykata Kushtetues­e e Kosovës ka denoncuar presionin që po bëjnë Presidenti Thaçi e Kryeminist­ri Kurti. Presidenti Thaçi ka pasur një takim me ambasadorë­t e Quint- it të mërkurën. U raportua se u ka kërkuar ambasadorë­ve të japin një deklaratëv­ërejtje për Kryeminist­rin Kurti. Zyra e BE- së u kërkoi liderëve që ta lënë Gjykatën në pavarësinë e vet. Gjykata Kushtetues­e, që po trajton çështjen e dekretit për mandatarin për Kryeminist­ër dhe mbrëmjen e së martës si kurrë më parë, u kërkoi direkt Presidenti­t Hashim Thaçi dhe Kryeminist­rit në detyrë, Albin Kurti, që të mos bëjnë presion dhe të mos tentojnë të ndërhyjnë në punën e saj përmes deklaratav­e publike. Të dy krerët vazhduan me axhendat e tyre. Kurti atë mbrëmje po thoshte se Presidenti po i bën presion Gjykatës, ndërsa Thaçi të nesërmen pas një takimi me ambasadorë­t e Quint- it tha se respektimi i institucio­neve, veçmas i Gjykatës Kushtetues­e, është jetik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania