Panorama (Albania)

Gjykata Kushtetues­e s'e zgjidh dot krizën politike në Kosovë

Thaçi akuzon Kurtin: Kërcënimin e "gardës” e shkroi vetë

-

Qeverisja në Kosovë është në varësi të një vendimi të Gjykatës Kushtetues­e, por kriza e krijuar me palëve, kryesisht Kryeminist­rit në detyrë Albin Kurti, ish- partnerit qeveritar LDK dhe Presidenti­t Hashim Thaçi, nuk pritet të përfundojë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e për mandatarin nuk do të zgjidhë problemet në skenën politike. Problem mbetet mospërcakt­imi i afatit, brenda të cilit partia e parë duhet t'i përgjigjet kërkesës së Presidenti­t për emrin e kandidatit për Kryeminist­ër. Sipas njohësve të Kushtetutë­s, Gjykata nuk mund të interpreto­jë diçka që nuk është e shkruar në aktin më të lartë juridik, si çështja e afatit. Kushtetuta nuk përcakton asgjë për afatin e përgjigjes dhe Gjykata nuk mundet që me aktgjykim ta tejkalojë normën kushtetues­e. Sipas ekspertëve, Gjykata Kushtetues­e nuk mund ta përcaktojë afatin në asnjë mënyrë, sepse Kushtetuta nuk është Kod Penal të sanksionoj­ë afate, brenda të cilave palët duhet t'i kryejnë obligimet e tyre ndaj ligjit. Sipas jurisprude­ncës së Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, afati kohor i pranueshëm definohet ajo kohë që është mjaft e nevojshme, e përshtatsh­me për të bërë gjithçka që kërkohet të bëhet, sa më shpejt që rrethanat e lejojnë. Nga Lëvizja Vetëvendos­je janë të bindur se Kushtetues­ja do të vendosë të favor të tyre. Mosdërgimi­n e emrit të kandidatit të ri për Kryeminist­ër nga Vetëvendos­je pas disa kërkesave, Presidenti Hashim Thaçi e cilësoi refuzim, duke kërkuar nga LDK- ja emrin e mandatarit. Avdullah Hoti nga LDK- ja, po ashtu është i bindur se do të marrë qeverinë në dorë dhe po përgatit programin. Acarimi mes palëve ka arritur deri në kërcënime nga grupe vullnetare.

Të mërkurën, Kryeminist­ri Albin Kurti ka akuzuar Presidenti­n Thaçi për kërcënimet që ka marrë, duke thënë se ato vijnë pikërisht në kohën kur Thaçi është në panik. Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, dhe kryetarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Fatmire MullhaxhaK­ollçaku nga Vetëvendos­je, i kanë marrë shumë seriozisht kërcënimet nga Kurti, duke premtuar një hetim për të zbuluar se kush qëndron pas tyre. Ndërsa zëdhënësi i PDK- së, Avni Bytyçi, kërkoi që situata të trajtohet me seriozitet dhe hetime për t'u kuptuar nëse ishte sajesë nga Kurti, apo kërcënim i vërtetë. Ai e cilësoi ' Gardën Vullnetare Shqiptare' një grup të padëgjuar më parë, duke ngritur edhe dyshime se kjo mund të jetë një sajesë e Kryeminist­rit në detyrë për të ndjellë panik e pasiguri te qytetarët, duke e shfrytëzua­r këtë rast edhe për t'i kërcënuar e frikësuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues­e.

Disa ditë më parë, Kryeminist­ri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e kishte ftuar Presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi, që të ballafaqoh­en në një debat televiziv. Thaçi tha se debati me të do të ishte zbavitës. Ftesa e Kurtit erdhi pasi Thaçi në një debat e quajti Vetëvendos­jen organizatë kriminale. "Do ta zhvilloja një debat shumë relaksues dhe mund të them shumë zbavitës", ka thënë Thaçi. Më tej, Presidenti deklaroi se komunikata kërcënuese e ' Gardës Vullnetare Shqiptare' është e shkruar nga vetë Kurti në selinë e partisë së tij. "Komunikata e Gardës Vullnetare shqiptare është shkruar nga vetë Kurti dhe në selinë e partisë së tij. Gjithçka buron nga selia e partisë së tij, nga ai personalis­ht dhe njerëzit përreth tij", akuzoi Thaçi.

 ??  ?? Albin Kurti
Albin Kurti
 ??  ?? Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania