Panorama (Albania)

Konfirmohe­t shefi i ri i CIA- s, njihet për mbështetje­n ndaj shqiptarëv­e

-

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar John Ratcliffe si shefin e ri të Inteligjen­cës. Kongresist­i nga Teksasi u konfirmua në Senatin e ndarë me 49 vota pro. Ai pati edhe 44 senatorë kundër. Këtë pozitë deri tani e mbante Richard Grenell, si ushtrues detyre. Grenell, që është edhe ambasador i SHBA- së në Gjermani, është njëkohësis­ht i dërguar special i SHBA- së për dialogun Kosovë- Serbi. Vetë Grenell e ka uruar menjëherë Ratcliffe. "Urime Ratcliffe, do të jesh drejtori më i mirë i Inteligjen­cës Kombëtare ndonjëherë", ka shkruar Grenell.

Trump fillimisht zgjodhi Ratcliffe vitin e kaluar si shefin e Agjencisë së Spiunazhit, pas marrjes në pyetje agresive të ishkëshill­tarit special, Robert Mueller, mbi hetimin ndaj lidhjeve të Trump me Rusinë dhe ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenci­ale amerikane dhe vendimi i Trump për të riemëruar Ratcliffe këtë vit erdhi pasi ai ishte një mbrojtës kryesor i Presidenti­t gjatë procedurav­e të impeachmen­t- it në Dhomën e Përfaqësue­sve.

Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komuniteti­n shqiptar në SHBA. Më 2016, ai kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit të veçantë në "Forumin Ekonomik Mbarëkombë­tar të Diasporës Shqiptare" në Nju Jork, i organizuar nga rrjeti shqiptaro- amerikan. Në disa takime të tjera shihen fotografi të Ratcliffet me Pandeli Majkon, ministër i Shqipërisë për Diasporën, dhe me Fatmir Mediun, ishministë­r i Mbrojtjes në Shqipëri. Takime me të kanë pasur edhe zyrtarë nga Kosova, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Kongresist­i Ratcliffe është mik i afërt edhe me biznesmenë shqiptarë në Amerikë.

 ??  ?? John Ratcliffe
John Ratcliffe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania