Panorama (Albania)

Leksione përgjegjsh­mërie nga Kosova, FFK: Teste për të gjithë para nisjes

-

Kosova është shumë herë në pararojë të veprimeve si duhet të sillet shteti në raport me sportin apo me sportistët. Së fundmi, ka qenë Federata e Futbollit të Kosovës që ka bërë njoftimin se për të gjithë lojtarët dhe punonjësit e klubeve të futbollit do të ketë teste të siguruara nga shteti, me kërkesë të institucio­nit futbollist­ik, para se futbolli të rinisë më 7 qershor. Teksa në Shqipëri, numri i testimeve mbahet shumë i ulët në popullatë, në Kosovë, krahas testeve të popullatës, është vendosur që i gjithë komuniteti i futbollit, para se të rikthehet për të luajtur, të testohet paraprakis­ht. JA NJOFTIMI I FFK "Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet, futbollist­ët dhe opinionin e gjerë që është në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësi­së Publike dhe shumë shpejt do të fillojë testimi i të gjithë futbollist­ëve dhe stafeve të klubeve të Superligës për Covid- 19. Ministri në detyrë i Shëndetësi­së, Arben Vitia dhe drejtori i IKSHPK- së, prof. dr. Naser Ramadani, me kërkesë të FFKsë, i kanë ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar testet e nevojshme për futbollist­ët dhe stafin e klubeve dhe tashmë janë krijuar edhe ekipet mjekësore, të cilat do t'i kryejnë testimet te futbollist­ët në çdo klub.

Andaj, FFK kërkon nga futbollist­ët që të jenë të qetë dhe të vazhdojnë punën pa panik me udhëzimet e publikuara nga IKSHPK, me shpresë dhe besim se i gjithë procesi i testimit do të kalojë mirë dhe asnjë prej futbollist­ëve nuk do të rezultojë pozitiv në Covid- 19.

Me këtë rast, kërkojmë nga të gjithë ata të cilët po reagojnë pa sens dhe pa dijeni, që të kenë kujdes për pjesën e tyre të përgjegjës­isë dhe të zbatojnë në përpikëri udhëzuesin dhe protokolli­n higjieno- sanitar për stërvitje të dërguar nga FFK dhe t'u krijojnë sa më shumë lehtësira dhe siguri futbollist­ëve në këtë periudhë.

FFK falënderon edhe një herë ministrin Vitia dhe IKSHPK- në për gatishmëri­në dhe profesiona­lizmin e treguar në luftimin e pandemisë Covid- 19, si dhe për mirëkuptim­in e tyre për rifillimin e aktivitete­ve të futbollit.

Urojmë që edhe këtë sprovë ta kalojmë me sukses.

Shëndet e punë të mbarë për të gjithë futbollist­ët!", ka njoftuar Federata E Futbollit të Kosovës në faqen e saj zyrtare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania