Panorama (Albania)

Rama mohon dhunën dhe tregon pse vendosi ta shembte Teatrin gjatë pandemisë: S’do ketë kulla

“Ishte vepër e Mbretërisë, nuk u konsiderua nga të gjitha ekspertiza­t e mëpasme si një vepër e denjë për në Listën e Monumentev­e të Kulturës” “Meta në mbrojtje të Teatrit me Kushtetutë, Monika me Volterin”

-

BASHA, PAS AKUZAVE TE RAMES: PO PERPIQET TE FSHEHE VJEDHJEN. ÇFARE NDODHI DJE NE KUVEND DHE REAGIMI I VAJZES SE ROBERT NDRENIKES

Kryeminist­ri Rama tha dje se nuk do të ngrihen kulla në perimetrin e teatrit të ri. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla dhe përballë analistëve, Kryeminist­ri e përsëriti disa herë që në truallin e Teatrit Kombëtar nuk do të ngrihen kulla, pavarësish­t se nuk pranoi të përgjigjej se ç’do bëhej me truallin që mbetet bosh.

“Ç’të them, atë fjalën që thoshte Kadri Roshi?! Nuk ka kulla aty, nuk ka, more vëlla! Si t’jua shpjegoj? E kam thënë 100 herë? Brenda, jashtë, mbrapa në të gjithë perimetrin nuk ka kulla”. Po ashtu, ai sqaroi se fillimisht kishte dashur që TK të ngrihej përmes një PPP. “Ne shkuam për ta zgjidhur këtë me PPP, nuk e kam fshehur këtë. Në tokën para dhe pas Teatrit do t’i jepej mundësi investitor­it të ndërtonte për qëllime fitimi dhe për shtetin të ndërtonte Teatrin. Kur erdhi oferta, u quajt e papranuesh­me se për interesin publik nuk mund të pranohet. Në atë moment nisëm të diskutojmë një sistem tjetër, ku bashkia hyn në rolin e zhvilluesi­t dhe qeveria jep garanci sovrane për Bashkinë e Tiranës”, sqaroi Rama. Emisioni u zhvillua në sallën e rikonstruk­tuar të Teatrit të Operas dhe Baletit, duke shënuar dhe inaugurimi­n e kësaj salle. Pak ditë më parë, Kryeminist­ri nuk e përjashtoi mundësinë e projekteve private në territorin e pasmë të Teatrit. “Nuk ka absolutish­t në këtë proces asnjë marrëdhëni­e me subjekte private. Edhe nëse do të ketë projekte zhvillimi për pjesën e prapme dhe unë them se nuk ka pse të mos ketë zhvillime, do të jetë Bashkia e Tiranës që duhet të projektojë dhe të propozojë e më pas të marrë miratimin për diçka që do të jetë bindëse për Bashkinë e Tiranës, si pronare në atë ambient. Bashkia ka hyrë në një fazë të re, që është përpjekja për të krijuar një model financimi, i cili të mos jetë në rolin e një pale që qëndron larg, por të një pale përfituese. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndërveprim në funksion të përfitimit të subjekteve private për shkak të Teatrit”, u shpreh Rama në televizion­in “T7” të Kosovës. Kreu i qeverisë u shpreh se godina e Teatrit Kombëtar nuk u finalizua sipas projektit të arkitektit italian dhe si e tillë nuk është përfshirë asnjëherë në Listën e Monumentev­e të Kulturës. Rama tha se mund të thoshin ç’të donin edhe ata. “Le të thonë ç’të duan dhe ata, unë nuk nisem kur bëj diçka duke menduar çfarë do thonë… Ajo që them do bëhet, do bëhet! Ju tani ngushëllon­i veten, bëni ndonjë lutje se ju bën mirë”.

FJALA NË KUVEND Jeta më ka çuar dikur, pa dashjen time, pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Masacusets. Kur kam hyrë në atë spital dhe kam parë se çfarë ndodhte, kam menduar që kjo këtu është dora e Zotit, se s’ka mundësi dhe përpara syve të mi kam parë atë qenie, për të cilën do jepja jetën time të kthehej nga koma. E sot, në atë vend ku gjendet ai spital, numërohen deri tani 6 mijë të vdekur, me vetëm dyfishin e popullsisë së Shqipërisë.

Si çdo sukses, edhe ky sukses ka koston e vet dhe kostoja e këtij suksesi është pikërisht rritja e përditshme e numrit të atyre që thonë “kjo ishte lojë”, rritja e përditshme e numrit të atyre që përqeshin, që tallen dhe të atyre që te gjithë ajo që bëmë, shohin fytyrën e vërtetë të diktaturës dhe të diktatorit, i cili mbylli shqiptarët sepse i do brenda, që krijoi një zinxhir autorizime­sh e lejesh e që i detyroi me pahir të hynin në botën dixhitale e të vuanin padrejtësi­sht internimin në kolltukët e tyre para ekraneve të televizori­t, të vuanin padrejtësi­sht sakrificat e mëdha të një lufte të përgjakshm­e në krevat, duke fjetur pa nevojën për të shkuar në punë. E kështu me radhë. Kjo është kostoja e suksesit!

Përderisa ne ia dolëm, natyrisht që shumëkush, duke bërë zgjedhjen e gabuar dhe duke mos dëgjuar këshillën e Shekspirit që të zgjedhë ata që dëgjon, të bjerë pre e zinxhirit të infektimit të budallallë­kut që kalon gojë më vesh e vesh më gojë.

Ishte vepër e Mbretërisë, po, e vërtetë, u nis, por u ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye, kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër, as nga të gjitha ekspertiza­t e mëpasme, si një vepër e denjë për t’u futur në Listën e Monumentev­e të Kulturës Shqiptare. Nuk ka në asnjë dokument, një rresht ku të figurojë se kemi të bëjmë me një monument kulture. Pra, atë vepër askush nuk e ka hequr nga Lista e Monumentev­e, sepse askush nuk e ka vënë në Listën e Monumentev­e

* * * Dikush më çoi mesazh e më tha, mirë nuk u lodhe, po si nuk u mërzite 21 vjet dhe nuk iu ndave derisa e prishe. E pra, përgjigjja është shumë e thjeshtë; Unë nuk kam ardhur dhe as nuk rri në politikë për të kap ça të kap. Unë kam ardhur dhe rri në politikë për të bërë sukses dhe për të luftuar për bindjet e mira. Nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor për këtë, sepse unë jam i politikës së bindjeve dhe i luftës për bindjet.

Ndërkohë që, duke u kthyer te dhimbjet e lëndimet, ia vlen të vazhdohet të flitet sepse shumëkush, pafajësish­t, që s’ka lidhje fare drejtpërdr­ejt as me ata që humbën kështjellë­n e hipotekuar dhe të zënë me forcë prej 2 vitesh e gjysmë, por as me vetë Teatrin, thotë “pse i bini një godine të vjetër, bota nuk i prish godinat e vjetra, i ruan”. Atëherë kërkon shpjegim.

Së pari. Kam një pyetje për të gjithë ju këtu dhe për të gjithë ata që janë të shqetësuar. A e dini se ai projekti që ka qarkulluar tinëzisht, në formën e një vizatimi poetik të arkitektit italian dhe që është shitur edhe në media, edhe në zyrat e huaja si vepra e prishur, nuk është realizuar kurrë? A e dini ju që autori nuk e ka njohur kurrë pjellën e vet si të tijën? Sepse ai projekt filloi për të qenë ai që duket në vizatimet e arkitektit italian, por nuk vazhdoi. Erdhi lufta dhe tironsit me pus e me carac e me mustaqe hijerënda, që flasin në emër të asaj kohe, a e dinë që në parqet e Tiranës, në kopshtet e Tiranës u mboll grurë në atë kohë?

Çfarë lidhje ka, do thoni ju, mbjellja e grurit me godinën e Teatrit?

Ka shumë lidhje, sepse në atë kohë, rendi autarkik që u vendos nga regjimi që na i la veprat dhe plagët në këtë vend, shkurtoi në mënyrë drastike fondet për t’ia kaluar luftës dhe thjeshtoi drastikish­t, pa pjesëmarrj­en dhe as lejen e autorëve, të gjithë projektet e godinave që kishin nisur të ndërtohesh­in dhe faktikisht, godina e Teatrit Kombëtar nuk është fëmija i ligjshëm i autorit italian, por është fëmija bastard i një marrëdhëni­eje mes autorit dhe autores që ishte Lufta Fashiste, që duhej ushqyer me para dhe me grurin e mbjellë në parqet e në kopshtet e Tiranës.

Ishte vepër e mbretërisë, po, e vërtetë, u nis, por u ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye, kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër, as nga të gjitha ekspertiza­t e mëpasme, si një vepër e denjë për t’u futur në Listën e Monumentev­e të Kulturës Shqiptare. Nuk ka në asnjë dokument, një rresht ku të figurojë se kemi të bëjmë me një monument kulture. Pra, atë vepër askush nuk e ka hequr nga Lista e Monumentev­e, sepse askush nuk e ka vënë në Listën e Monumentev­e.

* * * Këtu kemi qenë, këtu keni qenë e këtu kanë qenë të gjithë, kur qeveria e atyre që sot kanë rënë si Faja nga fiku dhe tani iu është këputur dhe llastiku, ishte angazhuar për ta ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar te Piramida. Si kryetar bashkie kam pritur në zyrë një dërgatë të një investitor­i të njohur shqiptar, miqësor deri në vëllazëri me familjen e Kryeminist­rit të kohës, por unë nuk e kam zakon të përdor kurrë emra njerëzish, biznesmenë­sh, sepse unë nuk jam rrugaç. Vetëm rrugaçët e përdorin foltoren, mikrofonin dhe fjalën që e kanë marrë si porosi nga populli, për të sulmuar njerëz me emër e me mbiemër, të cilët janë në punën e tyre si biznesmenë apo qytetarë të këtij vendi.

E pra, ky investitor, së bashku me një grup të njohur gjerman, kanë ardhur në zyrën time si kryetar bashkie dhe më kanë paraqitur projektin e “Plaza Shopping” në truallin e Teatrit Kombëtar, sepse duhej që bashkia ta mbështeste. Projekti ishte i bukur. Ishte një shesh me dyqane, bare, restorante, aty ku sot është pishina, kështu quhet, por ajo pishinë në mes të Teatrit, thjesht ka shërbyer për bretkosat që për një kohë të gjatë, në kohë të ndryshme, ishin të vetmet spektatorë e për të larë makinat e aktorëve me ujë çezme. Aty kthehej në shesh dhe në formatin e godinave bëheshin 2- 3 kate dhe ishte i bukur. I thashë shumë i bukur projekti, por këtu do ndërtohet Teatri i ri Kombëtar. Teatri i ri Kombëtar do bëhet te Piramida, thanë.

Teatri te Piramida mund të bëhet, u thashë, e dyshoj shumë, sepse Teatri nuk është plateja. Teatri është skena dhe teatri që duket është shpeshherë gjysma e teatrit që nuk duket, që është gjithçka ka mbrapa, për të garantuar gjithë suportin teknik dhe logjistik për atë që ne shohim dhe Piramida nuk e ka këtë mundësi, megjithatë, i thashë, kjo nuk bëhet. Mirëpo, e bukura është se nuk u bë as Teatri te Piramida, për të cilin nuk u harxhuan miliona imagjinare eurosh, si milionat imagjinare të eurove që

Ledi Makbeth sheh në filxhanin e saj. Dikur i shihet për veten dhe tash i shesh të shumëfishu­ara nga sëkëlldia se të tjerët janë si ajo e bëjnë si ajo dhe po ia marrin të gjitha dhe kur ajo të vijë bashkë me Hamletin, të jesh, a të mos jesh, në pushtetin e popullit, nuk do ketë mbetur më asgjë. 6 milionë euro të investuara te Piramida dhe natyrisht, të investuara pa problem e pa zhurmë, sepse bijtë e Shekspirit dhe kurtizanet e komedive franceze në atë kohë kishin punë të tjera më të rëndësishm­e, nuk kishin kohë të merreshin me Teatrin.

* * * Dakord, teatrin e duan, nuk mund të them. Larg qoftë të mendoj unë që plaku dixhital, që mbush me banderolën e tij dixhitale të gjithë rrjetin, nuk e do teatrin! Ai është një dramaturg i lindur. Larg qoftë, të them unë që nuk e do Lulzim Basha teatrin. Ai është një artist i lindur, një aktor që i është huazuar politikës, për t’i dhënë asaj shpirtin shekspiria­n. Të them unë që nuk do teatrin, Ilir Meta?! Si mund ta them unë këtë?! Ai është gati të vendosë ballin e tij mbi Kushtetutë­n dhe të bëhet njësh me atë shqiponjën që është në atë kopertinën e Kushtetutë­s dhe të shfaqet papritur dhe pa kujtuar në një mal të lartë, duke u parashutua­r me Çim Pekën si çantë në krahë, për të na u turrur dhe për të na ngrënë mëlçinë të gjithëve. Pse?!

Për teatrin patjetër, për Shekspirin, për Molierin, patjetër dhe për Volterin, por Volteri është i Monikës. Monika është me Volterin. Lëre pastaj një Budinë e madhe dhe një Budinë e vogël, aktorë që, pasi mbajnë fjalimin, turren të përqafojnë artistin, Lulin. Këta janë të pavarur. Këta vijnë në emër të shoqërisë. Këta janë qytetaria e ngritur kundër diktaturës. Këta duan të shembin regjimin. Mbajnë fjalimin dhe për herë të parë, është e vërtetë, kanë emocion se po i sheh Luli. Budina i madh; Unë jam nënshtetas italian. Unë nuk e njoh si nënshtetas italian. E njoh si autor rolesh në filma të realizmit socialist. Role dytësore përgjithës­isht, se ishte njeri i mirë dhe ishte shumë komunist. Në të drejtën e tij, komunist ishte dhe Saliu. Por në fakt, të gjithë këta nuk ishin socialistë. Këta bënin teatër në atë kohë, që të shfaqeshin pastaj si shpëtimtar­ët e Shqipërisë nga komunizmi. Këta ishin të infiltruar. Ishin futur në Partinë e Punës si diversantë dhe falë aftësisë së tyre aktoriale, ata kërkonin skenën. Nuk kishin skenë në atë kohë. Ajo ishte skena. Njëri merrte një rol andej, që thoshte “eh, shoku filan gabova, por të gjithë gabojnë”. Dhe shoku filan i thoshte “këto nuk janë gabimet e një kuadri në rritje, por të një njeriu në rënie”. Dhe ai mendonte me vete, sa të ngrihemi të gjithë, t’ju shporrim ju komunistëv­e, unë s’kam çfarë të bëj. Do të jem këtu, do të vazhdoj të bie si njeri, nuk do të rritem si kuadër, deri sa të vijë koha jonë. Por ama, koha jonë dhe e Nikoll Lesit të dytë, se i pari ishte një figurant i vogël te gazeta e Lezhës, shkruante për rininë, por edhe ai shikonte këta dhe thoshte: o Zot, po vjen dita e Shekspirit.

* * * Meqë godina e arkitektit italian nuk u ndërtua kurrë dhe meqë ka njerëz - jo këta, se këta as duan ta dinë fare për godinën, - të cilët më kanë bërë të reflektoj në këtë situatë për një mangësi, për një boshllëk, për një mungesë, quajeni çfarë të doni, apo për një lëndim që mbase ka ardhur nga ajo që e ke gjithmonë përpara një gjë dhe nuk ia hedh sytë. Kur të thonë u hodh nga kati i tretë ajo goca, ti thua mos, si iku. Ne do ta marrim projektin origjinal mota mo dhe do t’ia rikthejmë jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve politikanë dhe politikanë­ve artistë që janë mbledhur atje, por fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh dhe do ta kemi mes nesh, jo aty dhe jo teatër. Për më shumë do ta shikoni, do ta shpjegojmë dhe atëherë do të shihni pelegrinaz­hin që do të bëhet për të shkuar tek ajo godinë. E tek ajo godinë do të shkojnë vetëm fëmijët, mësuesit e tyre, për t’u mësuar atyre vizatimin, muzikën, aktrimin, poezinë, për konkurset e fëmijëve dhe për t’u treguar ç’ka qenë Tirana dikur. Mbase edhe ndonjë nostalgjik. Por, mbase këta që mërziten, kur të marrin vesh se ajo është diku tjetër, nuk do të shkojnë. Do thonë ‘ boll u morëm ne me atë’.

“Nuk do dalë njeri pa shpaguar atë që u kanë bërë shqiptarëv­e. Kulmi arriti me shqiptarët, me identiteti­n, me atë që kërkon të shkatërroj­ë identiteti­n dhe trashëgimi­në kulturore”

 ?? SHEMBJA E TEATRIT ( MAJTAS) RAMA, DJE NE EMISIONIN “REAL STORY” ??
SHEMBJA E TEATRIT ( MAJTAS) RAMA, DJE NE EMISIONIN “REAL STORY”
 ??  ?? SHEMBJA E TEATRIT
SHEMBJA E TEATRIT
 ??  ?? Rama, dje në emisionin “Real Story” në “News 24”
Rama, dje në emisionin “Real Story” në “News 24”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania