META PRET AMBASADORI­N BRITANIK: SJELLJA DESTRUKTIV­E MINOI MUNDËSITË PËR DIALOG

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Presidenti Meta priti dje në një takim Ambasadori­n e Britanisë së Madhe, Duncan Norman. Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se e falënderoi ambasadori­n Duncan për angazhimin e tij të përkushtua­r dhe vendosmëri­në për të ndihmuar të gjitha palët për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore. Gjithashtu, pjesë e bisedës mes të dyve ka ishte edhe platforma ( Non Paper) e 8 prillit, e bërë publike dje. “Theksova angazhimin tim për platformën ( Non Paper) të 8 prillit të bërë publike sot ( dje) me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkova një qasje gjithëpërf­shirëse dhe vullnet konstrukti­v të të gjitha palëve të përfshira. Gjithashtu, shpreha keqardhjen për mënyrën destruktiv­e të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog”, shkroi Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.