Teatri, Meta me “Europa Nostra”: “Hetim ndërkombët­ar”

Edmond Budina: “Nëse do krijohet parti, atë e vendos populli”

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Presidenti Ilir Meta mori mbështetje­n e organizatë­s “Europa Nostra” për ta ndjekur në drejtësinë ndërkombët­are çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtarë. Sipas zyrës së shtypit të Presidencë­s, kreu i shtetit zhvilloi dje një videokonfe­rencë me përfaqësue­sit e lartë të “Europa Nostra” dhe gjatë bisedimit u ra dakord për domosdoshm­ërinë e një hetimi kombëtar. “Presidenti Meta theksoi se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetues­e, e trashëgimi­së historike dhe identiteti­t kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane. Në këtë kontekst u ra dakord për domosdoshm­ërinë e nisjes së një hetimi ndërkombët­ar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane”, thuhet në njoftimin e Presidencë­s. Ndërkohë, mësohet se anëtari i bordit të “Europa Nostra”, profesor Paolo Vitti, theksoi se Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë e humanizëm. “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidarite­t, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ‘ Dëshmorët e Kombit’, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë”, u shpreh ndër të tjera anëtari i bordit të “Europa Nostra”, profesor Paolo Vitti sipas njoftimit të Presidencë­s. Sakaq, Meta i kërkoi që nga dje ta konsideroj­në edhe Presidenti­n pjesë të “Europa Nostra”.

PROTESTA Dje, artistët dhe qytetarë të ndryshëm protestuan sërish pas rrethimit nga bashkia të sheshit ku ndodhej Teatri. Ndërkohë, nga protesta, Edmond Budina nuk mohoi mundësinë për hapjen e një partie të re. Ai u shpreh se qëllimi i tyre është që të sjellin një mundësi të re, por nëse do të krijohet një parti, atë do ta vendosë vetëm populli. “Nëse do krijohet parti, atë nuk e vendosim ne, por vetë populli. Ne duam të sjellim një mundësi të re, që partitë të mos jenë sekte të mbyllura ku vetëm shefi, kryetari, vendos për fatet e popullit, ku shitet e blihet trualli i vendit. Jemi këtu për të sjellë një mendësi të re. Jam i bindur që këto protesta do çojnë ujë në mullirin e më të mirës për Shqipërinë. Këta nuk kanë asnjë ndjesi. Ai thotë e kemi zaptuar ne TK, ne kemi që më 24 korrik këtu. Gënjeshtra­t e i ka të vetat ai. Atë natë që erdhën për ta prishur, në majë kishim vënë Flamurin Kombëtar. Fadromat varrosën Flamurin Kombëtar. Ne kemi video se si dy të rinj e nxorën nga rrënojat atë flamur, kuptoni sa ju intereson këtyre atdheu?!”, tha Budina. Sakaq, regjisori Edmond Budina i qëndroi sërish mendimit të tij se ka ardhur koha që Parlamenti të shpërndahe­t. Ai tha se vendimi i takon Presidenti­t Meta. “Të ndërgjegjë­sohet populli në radhë të parë. Por unë mendoj që ky Parlament është qesharak, duhet të shpërndahe­t! Se ç’do bëjë Presidenti, kjo është puna e tij. Mua as më shkon nëpër mend të merrem me parti. Këta të sektit të Rilindjes janë gënjeshtar­ë të mëdhenj”, vijoi Budina.

Meta gjatë bisedës me drejtues të “Europa Nostra”

Dje, gjatë protestës për Teatrin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.