Basha tregon pse opozita nuk tërhiqet nga tryeza, SHBA e BE pro vendimit

Ambasadorj­a Kim: “Mirëpresim vendimin e kryetarit të PD- së”. Soreca: “Ajo shërben për interesin më të lartë të shqiptarëv­e”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - MARIGLEN KUME

Opozita e bashkuar do të rikthehet në tryezën e Këshillit Politik për të përfunduar Reformën Zgjedhore.

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, mblodhi dje në selinë blu ekspertët e PD- së për Reformën Zgjedhore dhe në përfundim tha se opozita e bashkuar nuk do të tërhiqet nga Këshilli Politik.

BASHA

"PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur t'u japë shqiptarëv­e një orë e më parë garancitë për t'iu drejtuar kutive të votimit dhe për t'u bashkuar në një votë plebishita­re për të larguar këtë të keqe. Bashkë me opozitën e bashkuar kemi vendosur t'ia mohojmë Edi Ramës planin dinak dhe diabolik dhe t'u ofrojmë shqiptarëv­e rrugëdalje­n nga kriza, duke u angazhuar plotësisht në përfundimi­n një orë e më parë të Reformës Zgjedhore, që do t'i hapë rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme", tha Basha. Opozita e bashkuar refuzoi të mblidhej këtë javë për të diskutuar për draftin e ri të Kodit Zgjedhor. Por sipas kryedemokr­atit, Basha opozita nuk e bojkotoi tryezën. Ky i fundit sqaroi se PD- ja dhe aleatët nuk mund të diskutonin për Reformën Zgjedhore në një kohë që tek Teatri Kombëtar po dhunoheshi­n artistët dhe qytetarët. Basha akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se me aktin e shembjes së Tetarit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të datës 17 maj, një ditë para mbledhjes së radhës së Këshillit Politik, synonte prishjen e konsensusi­t dhe largimin e opozitës së bashkuar nga kjo tryezë për të sulmuar më pas PD- në dhe aleatët e saj, se sabotuan një instrument, të cilin e kërkuan vetë. "Loja e Edi Ramës, me shpresën se duke shkatërrua­r Teatrin Kombëtar do të shkatërron­te Reformën Zgjedhore dhe shanset për t'u dhënë shqiptarëv­e zgjedhje të lira e të ndershme e njëkohësis­ht të merrte peng procesin e integrimit europian të vendit, tani doli zbuluar. Të gjithë, shqiptarë e të huaj, e kanë parë këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë Reformën Zgjedhore, të pengojë integrimin europian të vendit dhe të lejojë Edi Ramën të përdorë të njëjtat mekanizma që ka përdorur edhe më parë për të manipuluar e ta mbajë Shqipërinë peng të krizave ciklike", tha Basha.

REAGIMI I SHBA E BE

Vendimi i opozitës së bashkuar, i lajmëruar nga kryedemokr­ati Lulzim Basha, për t'u rikthyer në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, u mirëprit nga selitë kryesore diplomatik­e në vend. E para që reagoi ishte ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Përmes një postimi në "Tëitter", Kim kërkoi që të kishin këtë qëndrim edhe partitë e tjera. "Ne e mirëpresim vendimin e kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, për mbylljen e Reformës Zgjedhore. Ne mezi presim liderë të tjerë që tregojnë udhëheqje të ngjashme", shkroi ambasadorj­a Kim në "Tëitter". Ndërsa ambasadori i BEsë, Luigi Soreca, teksa përshëndet­i vendimin e kryedemokr­atit Bahsa, tha se rikthimi në tryezë u shërben shqiptarëv­e. "E mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rifilluar punën ndërpartia­ke për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Ajo shërben për interesin më të lartë të shqiptarëv­e dhe kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishm­e pa vonesë, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar nga Bashkimi Europian", shkroi Soreca.

Yuri Kim dhe Luigi Soreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.