KTHIMI I OPOZITËS NË TRYEZË, RAMA: MË MIRË VONË SE KURRË

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Vendimin e opozitës së bashkuar për t'u kthyer në tryezën e punës për Reformën Zgjedhore e përshëndet­i edhe Kryeminist­ri Edi Rama. Përmes një postimi në "Tëitter", numri një i qeverisë thumboi kryedemokr­atin duke thënë se shpreson dhe lutet që PD- ja dhe aleatët të mos largohen më nga Këshilli Politik, pasi sipas tij koha nuk pret. "Kthimi i opozitës jashtëparl­amentare në tryezën e Reformës Zgjedhore, një kthesë për t'u përshëndet­ur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatu­r, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus", shkroi Rama në "Tëitter". Opozita e bashkuar nuk ka marrë më pjesë ne tryezën politike të Reformës Zgjedhore që më datë 13 maj. Këshilli Politik kishte lajmëruar mbledhje më 18 maj, por opozita e refuzoi pasi u shemb Teatri Kombëtar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.