Hajdari: Nuk mjafton kthimi, të ndryshojmë sistemin

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Bashkëkrye­tarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, e vlerësoi vendimin e Bashës për t'u rikthyer në tryezën e Këshillit Politik dhe e cilëson si diçka pozitive. Por për Hajdarin nuk mjafton. Ajo kujton se duhet konsensus për ndryshimin e sistemit, në mënyrë që tryeza të japë rezultatet. "E vlerësoj faktin që Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për përfundimi­n e Reformës Zgjedhore. Është gjë pozitive që ai kthehet në KP, por gjithashtu duhet të pranojmë gjetjen e konsensusi­t mbi çështjen e ndryshimit të sistemit, në mënyrë që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë", shkroi Hajdari. Po dje, kreu i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh se është gati të ndryshojë sistemin pasi të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.