Kryemadhi: Jemi të unifikuar me PD- në, duam ta përfundojm­ë

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Aleatja më e madhe e kryedemokr­atit Basha, Monika Kryemadhi, deklaroi se është në një qëndrim me kreun e PD- së për të përfunduar një orë e më parë Reformën Zgjedhore. Përmes një njoftimi për mediat, kryetarja e LSI- së u shpreh se si opozitë e bashkuar do të bëjnë çdo presion për të përfunduar Reformën Zgjedhore. "LSI nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga qëndrimi që ka bërë të njohur në emër të opozitës së bashkuar kryetari i PD- së, zoti Lulzim Basha. Përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj Reformës Zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti im si kryetare e LSI- së, ndaj do të vazhdoj të bëj të gjithë presionin e nevojshëm, që ajo të realizohet me konsensus dhe sa më parë, si kusht i rëndësishë­m për të rikthyer legjitimit­etin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë", tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së tha më tej se opozita nuk do të bëhet pre e provokimit të qeverisë. "Pavarësish­t dhunës policore, pavarësish­t gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur ta realizojmë Reformën Zgjedhore dhe largimin përfundimt­ar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracis­ë në vend", theksoi Kryemadhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.