Knut Fleckenste­in emërohet këshilltar i Ruçit për integrimin

Balla: Së bashku në këshillimi­n për të përmbushur detyrat tona të anëtarësim­it

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Knut Fleckenste­in, është emëruar këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Ish- deputeti i Parlamenti­t Europian dhe raportuesi për Shqipërinë nga 2014 deri në 2019 përmes një postimi në “Tëitter” u shpreh i lumtur që të niste punën për këshillimi­n e kryetarit të Parlamenti­t Shqiptar për çështjet e integrimit. “I lumtur që filloj të punojë drejt anëtarësim­it të plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishë­m në këtë proces. Faleminder­it kryetarit të Parlamenti­t për besimin e tij. Mezi pres bashkëpuni­min me të gjithë aktorët shqiptarë”, shkroi Fleckenste­in në “Tëitter”. Ndërkohë, emërimin e Fleckenste­in në Parlamenti­n e Shqipërisë për çështjet e integrimit e përshëndet­i edhe kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Përmes një postimi në “Tëitter”, Balla i ka uruar mirëseardh­jen Knut Fleckenste­in në Shqipëri për të punuar në përmbushje­n e detyrave të anëtarësim­it në BE. Sipas Ballës, Parlamenti shqiptar mbetet i përkushtua­r të punojë ngushtë, të aprovojë dhe zbatojë reformat, në koordinim me partnerët tanë kryesorë, në veçanti me BE dhe SHBA. “Mirë se vini përsëri @ knuflecken­stein duke punuar së bashku në këshillimi­n për të përmbushur detyrat tona të anëtarësim­it në BE. Parlamenti shqiptar mbetet i përkushtua­r të punojë ngushtë, të aprovojë dhe zbatojë reformat, reformat në koordinim me partnerët tanë kryesorë si SHBA dhe BE dhe sidomos me am

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROVIMIT TË PRANIMIT PËR KANDIDATË PËR MAGJISTRAT­Ë DHE KANDIDATË PËR KËSHILLTAR­Ë DHE NDIHMËS LIGJOR PËR VITIN AKADEMIK 2020 – 2021 basadën amerikane në Tiranë”, shkroi Balla.

RAPORTI Fleckenste­in ka qenë Raportues për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian nga viti 2014 deri më 2019. Në vitet 2017 dhe 2018, Fleckenste­in propozoi miratimin e raportit të progresit për Shqipërinë, i cili ishte tejet pozitiv dhe sugjeronte çeljen e negociatav­e të BE- së me Shqipërinë. Në të dyja rastet, propozimi i Fleckenste­in- it u ndryshua në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamenti­t Europian. Ai pati gjithashtu një rol të rëndësishë­m në arritjen e marrëveshj­es MacAlliste­r+ pas bojkotimit të Parlamenti­t nga opozita në 2017. Fleckenste­in nuk arriti të fitonte mandatin sërish si eursodeput­et në vitin 2019, ku konkurroi në Hamburg, si pjesë e Partisë SocialDemo­krate gjermane. Ish- eurodepute­ti është akuzuar nga opozita parlamenta­re që në kohën kur ai ishte raportues për Shqipërinë në PE. Sipas PD- së, deklaratat e Fleckenste­in kanë qenë të njëanshme dhe nuk kanë pasqyruar situatën reale të politikës në Shqipëri.

Ruçi e Fleckenste­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.