Lleshaj mbron përgjimet e Policisë: Edhe pa lejen e prokurorit

"Policia ka detyrën dhe përgjegjës­inë për të ushtruar parandalim­in e krimit. Ne s'kemi plan për survejimin e të gjithë shqiptarëv­e"

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Pavarësish­t debateve që shkaktoi këtë javë në Komisionin e Sigurisë propozimi për disa ndryshime në ligjin e Policisë, që i jep të drejtën për të kryer përgjime pa lejen e Prokuroris­ë, ministri i Brendshëm i mbrojti edhe dje këto propozime me arsyetimin se parandaloj­në krimin.

Sipas Sandër Lleshajt, Policia është vetë një organ ligjzbatue­s dhe si i tillë ka detyrën dhe përgjegjës­inë për të ushtruar parandalim­in e krimit dhe kjo tashmë është një mundësi që po i jep qeveria. I pyetur nga gazetarët pas ceremonisë së 1- vjetorit të operacioni­t me FRONTEX në Kakavijë, nëse përgjimet do të bëhen pa lejen e Prokuroris­ë, Lleshaj këmbënguli që Policia është edhe vetë organ ligjzbatue­s. "Ne s'kemi nisur ndonjë plan për survejimin e të gjithë shtetasve shqiptarë në Parlament. Nuk ka një plan të tillë, të survejojmë shtetasit shqiptarë. Janë dhënë alarme nga ata që ende nuk janë njohur me iniciativë­n e qeverisë, e cila synon vetëm t'i krijojë Policisë mundësitë për të ushtruar funksionet e saj në drejtim të parandalim­it të krimit", u shpreh Lleshaj. Sipas tij, këto janë funksione të natyrshme të çdo Policie, që në raste të nevojës për parandalim, të mund të ndjekë një person, i cili duhet ndjekur, në kushtet e parandalim­it, konform përcaktime­ve të qarta ligjore. "Policia është një organ ligjzbatue­s i këtij shteti, e cila ka detyrë ekskluzive parandalim­in e krimit. Dhe në funksion të këtij parandalim­i, Policia do të ketë edhe këto instrument­e në dorë", theksoi ministri i Brendshëm. DEBATI NE KOMISION

Projektlig­ji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/ 2014, ' Për policinë e shtetit'", të ndryshuar në Komisionin e Sigurisë, prodhoi debat mes ministrit të

Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe deputetëve të maxhorancë­s. Përtej shpjegimev­e të ministrit lidhur mbi nevojën që ka Policia për të bërë përgjime ambientale në funksion të parandalim­it të krimit, deputetët ngritën shqetësime në lidhje me respektimi­n e të drejtave të njeriut dhe një rrezik për tejkalim kompetenca­sh për Policinë. Gjatë mbledhjes së zhvilluar, më kritikët ishin deputetët Qefalia dhe Xhina, kur me këtë të fundit nuk mungoi edhe një përplasje në distancë, pasi ministri nuk i priti dhe aq mirë vërejtjet që deputetja e dalë nga listat e PDIU bëri për projektlig­jin. "Çështja e dytë e këtij projektlig­ji ka të bëjë me krijimin e disa instrument­eve në funksion të Policisë për kryerjen e hetimeve policore. Janë disa ndryshime të vogla dhe konsistojn­ë në përgjimin ambiental të bisedave personave në ambiente publike dhe në mjete të transporti­t publik. Ligji i jep mundësinë për të bërë përgjimin Policisë për të përdorur në funksion të këtij përgjimi ambiental për fotografim­in ose kapjen me video të personave. Për përgjimet telefonike mbetet i pandryshua­r dhe ai ligj nuk preket", tha Lleshaj në komision.

Sandër Lleshaj, dje gjatë prononcimi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.