Konfirmohe­t në detyrë drejtuesi i lartë i Policisë

Pavarësish­t problemeve me pasurinë, Bizhga kalon vetingun

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

TIRANE - Drejtori i Forcave Lëvizëse Operaciona­le në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë, Sokol Bizhga, e kaloi dje vetingun, duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Pavarësish­t se Komisioni konstatoi probleme me pasurinë e tij, duket se justifikim­i që vetë Bizhga dha, se i tillë ishte sistemi në atë kohë dhe se bëhej fjalë për kursime nga puna në ndërtim që kishte bërë në Itali, bindi KJV. Sipas KJV, për apartament­in në Tiranë të blerë me kursime nga emigrimi në Itali me vlerë 2 milionë lekë nuk është deklaruar shtesa e kryer në deklaratën e vetingut. Mospërputh­je u konstatuan edhe për shitjen e një apartament­i në Vlorë, ku vlera e shitjes rezulton 2 milionë lekë, ndërsa në deklaratën noteriale 1.6 milionë lekë. Për këtë mosrakordi­m, Sokol Bizhga u shpreh se shitja ishte kryer nga miqtë e tij, pasi nuk mund të paraqitej personalis­ht në Vlorë pas plagosjes gjatë ushtrimit të detyrës. Subjekti i vlerësimit nuk justifikon dhe disa paga përgjatë viteve 1993 dhe 2002, për të cilat ai pretendon se ka pasur shpërblim, për shkak të plagosjes në krye të detyrës. Për kreun e Forcave Lëvizëse

Operaciona­le, Komisioni vërejti probleme dhe për sa i përket gradave të arritura nga Bizhga gjatë viteve. Komisioni kështu veçoi rastin e vitit 2014, kur ai u emërua zëvendësdr­ejtor, pa pasur gradët që parashikon ligji. Sokol Bizhga doli i pastër në kriterin e vlerësimit të figurës, ku nuk u konstatuan të dhëna për veprimtari kriminale, denoncime apo të dhëna për kontakte me botën e krimit. "Nuk ka të dhëna për veprimtari kriminale, s'ka të dhëna për kontakte me botën e krimit, nuk ka denoncime", u konstatua nga Komisioni. Ndërsa sa i përket kriterit të aftësive profesiona­le, veçohet vetëm fakti i gradës, që sipas Komisionin është përfituar jashtë radhe. "Aftësi për përmbushje­n e detyrave ka rreth 7 vite më gradën Drejtues i parë, ka nisur punën në vitin 90 dhe është shkëputur për 13 muaj më reformë, grada Kolonel është përfituar jashtë radhe, por në përputhje me ligjin", u shpreh Komisioni. Ditën e djeshme, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi se kreu i FLOsë, Sokol Bizhga konfirmohe­t në detyrë duke kaluar të tria kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesiona­le.

Sokol Bizhga në Veting

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.