Theu masën e sigurisë, arrestohet 26- vjeçari

Kundërshto­i punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Një 26- vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga uniformat blu, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest shtëpie" dhe karantinën. Po ashtu, i riu ka kundërshtu­ar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të tij. Sipas informacio­neve zyrtare të Policisë, shtetasi me inicialet M. B., 26 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pasi ka kundërshtu­ar punonjësit e Policisë, ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe urdhrin për t'u vetëkarant­inuar. Mësohet se për këtë shtetas, në kuadër të masave të mara për parandalim­in e përhapjes së COVID19, nga IEVP Rrogozhinë është vendosur që dënimin e mbetur ta kryente në shtëpi, duke u vetëkarant­inuar. Atij i kishte mbetur një pjesë e vogël e dënimit për t'u kryer dhe në kushtet e pandemisë përfitoi që pjesën e mbetur të dënimit ta kryente në "Arrest shtëpie". Pas konstatimi­t se ky shtetas ndodhej jashtë ambienteve të banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe vetëkarant­inimin, është shoqëruar në ambientet e Policisë nga uniformat blu, të cilët i ka kundërshtu­ar me dhunë. Burime thanë se 26- vjeçari është arrestuar në një nga lagjet e qytetit bregdetar larg shtëpisë së tij. 26- vjecari ishte justifikua­r para bluve se kishte dalë vetëm për pak minuta për të blerë cigare dhe do të kthehej sërish në shtëpi. Uniformat blu nuk e kanë marrë fare në konsiderat­ë justifikim­in e tij, duke e shoqëruar në ambientet e komisariat­it. Në këto momente, 26- vjeçari është revoltuar dhe ka kundërshtu­ar forcat e Policisë, madje ka tentuar edhe të largohej. Por, efektivët janë treguar të vëmendshëm duke e prangosur menjëherë dhe duke mos i dhënë asnjë mundësi që ai të largohej. "U arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 26 vjeç, banues në Durrës. Për këtë shtetas, në kuadër të masave të mara për parandalim­in e përhapjes së COVID- 19, nga IEVP Rrogozhinë është vendosur që dënimin e mbetur ta kryente në shtëpi, duke u vetëkarant­inuar. Pas konstatimi­t se ky shtetas ndodhej jashtë ambienteve të banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë ' Arrest në shtëpi' dhe vetëkarant­inimin, është shoqëruar në ambientet e Policisë nga shërbimet e Policisë, të cilët i ka kundërshtu­ar me dhunë", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Tentativë për vrasje", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Kundërshti­m i punonjësit të Policisë". L. M

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.