Arrestohet 39- vjeçari, do trafikonte një vajzë në Belgjike

Adrian Uka ishte dënuar edhe për rrëmbimin e një vajze në disko

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Një 39- vjeçar që kishte pasur probleme të vazhdueshm­e me drejtësinë, u arrit të arrestohej mbrëmjen e djeshme nga oficerët e Antitrafiq­eve të Policisë së Tiranës, që njëkohësis­ht parandalua­n edhe trafikimin e një vajze për prostituci­on në Belgjikë.

Policia tha dje zyrtarisht që ishte finalizuar me sukses operacioni i koduar "Waiting", pas një hetimi disamujor, për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e shfrytëzim­it të prostituci­onit, gjatë të cilit u ndalua nga Policia 39vjeçari me precedentë të theksuar kriminalë. Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamen­ti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorin­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, kanë finalizuar me sukses operacioni­n policor "Waiting", duke goditur një rast të shfrytëzim­it të femrave për prostituci­on.

OPERACIONI

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të nisur në vitin 2019 është bërë e mundur të dokumentoh­et veprimtari­a kriminale dhe të ndalohet shtetasi: Adrian Mykaj ( alias Adrian Uka), 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Trafikim të personave me qëllim shfrytëzim­in për prostituci­on". "Ky shtetas shfrytëzon­te për prostituci­on një 22- vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzim­in për prostituci­on. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikua­r. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtu­ar me dhunë punonjësit e Policisë", tha dje zyrtarisht Policia. Ndërsa shtoi se është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzi­mi i krimit".

I ARRESTUARI

Adrian Uka, 39- vjeçari nga Rrësheni, i arrestuar për trafik e shfrytëzim prostituci­oni, është një emër i njohur për Policinë, ndërsa konsideroh­et si person me rrezikshmë­ri të lartë kriminale. Ai u arrestua mbrëmjen e së enjtes në një pallat në ndërtim, ku kishte marrë një shtëpi, pasi shfrytëzon­te për prostituci­on një 22- vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, por po me të njëjtën akuzë, Uka ka qenë i arrestuar edhe më parë. Në vitin 2005, Uka është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i femrave për prostituci­on". Ai u shpall fajtor për rrëmbimin e një vajze në vitin 2001, të cilën e njohu në një disko, me qëllimin për ta prostituua­r. Uka e mori të renë, e futi në makinë kundër dëshirës së saj dhe e dërgoi në Laç, ku e "shiti" për 2 milionë lekë të vjetër te një tjetër person.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.