Pengmarrja e këngëtarit të tallavasë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Më 6 janar të 2017, Adrian Uka bashkë me Elton M., u dyshuan se morën peng këngëtarin e tallavasë, Ardian Kazanxhi. Pasi e futën me forcë në makinë, ata i thanë këngëtarit se e donin për të luajtur muzikë dhe për të kënduar për ta në Laprakë, në një lokal nate. Por pasi luajti disa orë muzikë, ai kërkoi të largohet dhe të paguhet. Por si kundërpërg­jigje mori grushte e shkelma nga të dy. Kazanxhi i denoncoi në Komisariat­in Nr. 3 dhe Policia arrestoi Adrian Ukën, i cili tha se ishte konfliktua­r me të, pasi i kishte ngacmuar të dashurën. Por ky pretendim u hodh poshtë nga 30- vjeçari. Policia e Shtetit informonte në komunikatë­n zyrtare se më datë 7 janar 2016, në orën 03: 30, ishte arrestuar në flagrancë shtetasi Adrian U., 36 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë, sipas Policisë, ishin referuar materialet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punohej për kapjen e shtetasit Elton. M., 35 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.