NE GJITHE VENDIN

Legalizime­t, emrat e 3500 familjeve që marrin tapinë

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - TIRANE

Agjencia e Kadastrës boton emrat e 3500 familjeve që kanë gati tapinë për shtëpitë pa leje. Gazeta boton listat e reja të përfituesv­e në Tiranë e gjithë vendin

Janë 350 familje në Tiranë dhe rrethe që kanë gati lejen e legalizimi­t. Agjencia e Kadastrës ka publikuar një ditë më parë listën me emrat e përfituese­ve, të cilët duhet të paraqiten pranë njësive të qeverisjes vendore për të tërhequr faturën.

Pasi të kenë kryer pagesën, ata duhet ta dorëzojnë me anë të postës vërtetimin në adresë të drejtorisë përkatëse. Për shkak të situatës së krijuar nga COVID- 19, po merret në konsiderat­ë çdo mundësi tjetër që të shmanget vajtja deri në sportele. Gazeta boton sot një pjesë të listës, për të vijuar edhe nesër me pjesën e mbetur. "Qytetarët që gjejnë emrin në listë, që kanë një objekt në proces legalizimi, referuar qyteteve të listuara më poshtë, duhet të drejtohen pranë sporteleve të tatimeve në bashkinë përkatëse për të tërhequr faturën e taksës së infrastruk­turës. Pasi të bëni pagesën, mandatin e pagesës duhet ta dërgoni me postë në drejtorinë respektive", thuhet në njoftimin e Kadastrës. Përfituesi­t janë në Tiranë, Pogradec, Sarandë, Lushnjë, Lezhë, Kukës, Korçë, Kamëz, Kavajë, Durrës, Fier, Elbasan, Dibër dhe Berat. Prej gati dy vitesh, taksa e ndikimit në infrastruk­turë ka kushtëzuar procesin e legalizime­ve. Me anë të draftit për disa ndryshime në ligjin "Për sistemin e taksave", të depozituar nga tre deputetë të Partisë Socialiste ( Taulant Balla, Evis Kushi dhe Klotilda Bushka) kërkohet heqja e këtij kushti. "Qëllimi i këtij ligji është heqja e pengesës ndaj procesit të legalizimi­t të ndërtimeve pa leje, që është krijuar nga dispozita ( neni 9) e ligjit për disa ndryshime në ligjin ' Për sistemin e taksave vendore', të ndryshuar, e cila e ka kushtëzuar këtë proces në mënyrë të pajustifik­uar me parapagimi­n e taksës së ndikimit në infrastruk­turë", thuhet në relacionin që shoqëron projektlig­jin. Në mënyrë të vazhdueshm­e, edhe Agjencia e Kadastrës ( ALUIZNI) ka ngritur shqetësimi­n se mbledhja e kësaj takse ngadalëson­te procesin e legalizimi­t. Kjo shihet edhe nga numri i lejeve të emetuara në dy vitet e fundit, i cili ka ardhur në rënie. Ndryshimet ligjore që çlirojnë procesin nga kjo "barrë" pritet të zyrtarizoh­en muajin tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.